POLITIKE

“Mafia ka fituar terren në Shqipëri”, Çollaku: Ja cilat organizma ndërkombëtarë e quajnë Shqipërinë narko-shtet

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 18:33
“Mafia ka fituar terren në Shqipëri”, Çollaku: Ja

Gjatë një interviste në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, gazetari Basir Çollaku komentoi raportimet ndërkombëtare për përfshirjen e grupeve kriminale në Shqipëri dhe përdorimin e termit “narkoshtet” nga prokurorë e ekspertë të antimafias.

Çollaku theksoi se ky cilësim, i ardhur sipas tij nga institucione të huaja ligjzbatuese, ngre pyetje të rënda mbi mënyrën e funksionimit të shtetit, ndikimin e organizatave kriminale dhe rolin e qeverisë në këtë realitet.

Ai iu referua operacioneve të fundit ndërkombëtare dhe zgjerimit të aktiviteteve të mafieve të huaja në Shqipëri, duke paralajmëruar se situata kërkon një reagim të koordinuar global dhe se shqetësimet tashmë janë bërë pjesë e debateve edhe në institucionet amerikane dhe europiane.

Basir Çollaku: Emërtesa narko-shtet për Shqipërinë vjen nga prokurorët e antimafias, vjen nga ekspertët e luftës kundër krimit të organizuar, qofshin këta italianë, amerikanë, europianë, gjermanë, të botës demokratike, të zbatimit të ligjit, të partnerëve shqiptarë. Dhe ajo çfarë duhet të mundojë gjithkush kur lexon këto emërtesa, edhe zyrtarët sepse kur vijnë nga oficerë policie, nga prokurorë, nga gjyqtarë, nga njerëz që kanë dosje nëpër duar, që kanë procese nëpër duar, pyetja që të vjen është, ore, kemi narko-shtet?

Kush e drejton një narko-shtet? Një narko-shtet e drejton një trafikant droge. Se nuk mund ta drejtojë një kryeministër që lufton trafikun e drogës dhe vendi i drejtuar prej tij të jetë narko-shtet. Pra nuk rrinë bashkë. Luftëtari ndaj drogës dhe narko-shteti janë të kundërt. Në rastin kur ne jemi të tillë, jemi bërë falë lejimit, aksionit, kontributit të kreut të qeverisë në këtë emërtesë fatkeqe për shqiptarët, atëherë kjo do të thotë që po, Shqipëria drejtohet nga një bashkë-trafikant. Mos u çoni vetëm sepse organizatat kriminale, bordi i mafias, ka karriget e tyre ku hyn edhe kreu i qeverisë.

Po shohim në muajt e fundit që më tepër shtypi europian dhe amerikan po shkruajnë për përfshirjen e grupeve kriminale, organizatave kriminale ndërkombëtare, ndërkombëtare dhe në operacionin e fundit kujtojmë këtu që ishte mes strukturës së posaçme dhe antimafias së Brescias.

Kemi gjithmonë e më tepër, gjithmonë këto konstatime në këto aspekte, sepse terreni që mafia ka fituar në Shqipëri, këtë herë kishim Sacra Corona Unita-n, pra me gjeografinë e saj të shtrirë në Shqipëri për aktivitetet kriminale. Më përpara kemi hasur shpesh Ndrangheta-n, Sinaloa-n, pra grupe kriminale ndërkombëtare, sepse edhe gjeografia e aktivitetit të grupeve shqiptare e shtrirë tashmë si një fuqi narkotike në Amerikën Latine dhe në Europë, e bën këtë ushtri të trafikut, të krimit të organizuar, të mafias, të ketë shënduar dhe t'ia ketë marrë atë sipërfaqe të kontrollit ekzekutivit dhe agjencive të zbatimit të ligjit. Pra jemi në një rast vërtet që kërkon një luftë ndërkombëtare dhe nuk mund ta bëjnë agjencitë e Shqipërisë, edhe për faktin se një pjesë e tyre janë të vetëpërfshirë.

Ne shohim përpëlitjen dhe dëshpërimin e Ramës për duke u lutur për Ballukun, aq sa do të besoja se nesër do të dalë, aman mos e çoni Ballukun në të pezulluar se një ditë më vonë nuk do lindë as dielli. Nuk do të dalë dielli po shkoi ajo në pezullim nga detyra. Pra, kjo lidhet njëkohësisht edhe me rreshtimin që po i bëhet kryeministrit. Krim, korrupsion, plaçkitje, grabitje, para publike, prona publike, offshore që përqasen nga milionat e krimit, të korrupsionit të dërguar, të eksportuar prej këtu, të riinvestuara në Europë. Tashmë ne jemi bërë çështje në Kongresin Amerikan, në Senatin Amerikan, nga Departamenti Amerikan...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë