POLITIKE

Berisha me akuza të forta: Mirela Kumbaro e ka plotë dosjen e saj të korrupsionit

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2023, 10:16

Berisha me akuza të forta: Mirela Kumbaro e ka plotë dosjen e saj

LIBOHOVË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi dje pasdite kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Libohovë, Adil Xhelili në zgjedhjet evdnore të 14 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi ashpër ministren e Mjedistit Mirela Kumbaron, për të cilën tha se kishte gati dosjen për të. 

"Kumbaro, që ta dini ju e ka dosjen plot, edhe e garantoj që ajo dosje do ta ndjekë gjithë jetën e vetë. Ajo ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme me tenderat në Ministrinë e Kulturës. Kjo zonja Sherr, ka mbajtur Sekretare të Përgjithshme për shumë kohë, derisa i çoi Edi Ramës një zonjë tjetër të quajtur, Elira Kokona, mbesa e Petrit Dumes,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Ndodh rëndomë që dy vëllezër, njëri të jetë në një parti, tjetri të jetë në një parti tjetër. Ndodh, dhe ka ndodhur edhe me ne që kryetarin e PD, ishte kryetar PD, të shoqen e kishte anëtare të partisë tjetër. Këto janë për njerëzit e emancipuar gjëra normale. Por tani dua të them dy fjalë këtu. Xhelili vjen para jush dhe para qytetarëve të Libohovës në një proces dinjitoz, me një proces të hapur. Ka dalë para jush dhe ju ka kërkuar besimin, ju ka kërkuar votën, ju ka shprehur mendimet. Ai kandidati tjetër, vjen para jush as më pas e as më shumë sesa kandidat i ndrikull Kumbaros, ndrikull sherrit.

Absolutisht, do t’i qendroja fjalës së parë që edhe vëllezërit të jenë në parti të ndryshme, por tani dallimi bëhet si nata me ditën, sepse zotëria që garon për rilindjen nuk ka marrë asnjë votë nga asnjë socialist. Është promovuar dhe kandiduar nga ndrikulla e cila po të kishte një mbiemër të dytë do të mund të quhej Mirela Sherri. Po të kishte një mbiemër të dytë do mund të quhej Mirela Korrupsioni. Se kjo zonja Kumbaro, që ta dini ju e ka dosjen plot, edhe e garantoj që ajo dosje do ta ndjekë gjithë jetën e vetë. Ajo ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme me tenderat në Ministrinë e Kulturës. Kjo zonja Sherr, ka mbajtur Sekretare të Përgjithshme për shumë kohë, derisa i çoi Edi Ramës një zonjë tjetër të quajtur, Elira Kokona, mbesa e Petrit Dumes.

Zonja Kokona në një kohë që organizonte të gjithë tenderat në Ministri të Kulturës, sipas standarteve të ministres bënte avokaten në Strasburg dhe në gjykatën e Tiranës të klientëve që kishin paditur shtetin. Në historinë e botës, veç me ndrikull Kumbaron dhe Edi Ramën, kjo nuk mun dtë ndodhë. Tani, çfarë ndodhte? Sigurisht, si avokate që klientët kishin paditur shtetin në Strasburg dhe shuma shumë të mëdha. Paratë që iu merrte klientëve në gjykatat e Tiranës që kishin paditur shtetin, i ndante me ministren, kryeministren, me qeveritarët. Se ndryshe ajo duhet të ishte sot e dënuar të paktën 6-12 vite burg. Kurse e mbrojnë paratë të cilat i ka dhënë zonjës Sherri dhe z.Rama.

A e kupton përfaqësuesi këtu i forcës tjetër se kë përfaqëson? A e kuptojnë qytetarët se ai përfaqëson një ministre, e cila është nga më abuzivet? A kupton ai se përfaqëson një kryeministër, një parti e cila ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e tmerrshme të varfërisë. Ku shkojnë shqiptarët? Pse ikin shqiptarët? Pse nga Libohova janë larguar 40% e banorëve të saj? Pse nga Shqipëria janë larguar 35% e banorëve? Shkaku është një dhe vetëm një varfëria, dhe tirania e varfërisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë