I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike do ta konsiderojë arsimin si çështjen më serioze të kombit.
Gjatë takimit me pedagogë dhe studentë në selinë blu, Berisha tha se gjendja aktuale në arsimin shqiptar i përket diktaturës dhe jo demokracisë.
Berisha theksoi se do të përqendrohen fillimisht tek mësuesi dhe pedagogu, teksa shtoi se investimi për arsimin do jetë parësor pikërisht për këta të fundit. Sipas Berishës, investimi do të bëhet për vendosjen e personalitetit të tyre në piedestalin që meritojnë.
"Kampusi, i gatshëm për t’u ndërtuar dhe buxheti ishte rreth 35 milionë euro, duhej të ishte përfunduar disa herë. Tani imagjinoni ju, vijnë këto me këto qira që narko-euro po i çon në stratosferë, se këtu 58 mijë apartamente mbeten pa shitur, ato i mbajnë trafikantët pa shitur...
Këto kullat janë përbindësha të korrupsionit dhe të drogës.
Bardhyli shtroi çështjen e dyfishimit të programeve, prapa qëndrojnë absolutisht interesa korruptive.
Rendi dhe rregulli, goditen pedagogë në aktin më të rëndë, goditen mësuesit në Cakran nga nxënësit e shkollës, vritet 14-vjeçari në shkollë, në klasa të para u fillojnë Prindi 1 dhe Prindi 2, arsimi shqiptar që nga themelimi gjer sot, nuk ka pasur një agresion të tillë.
E pati një periudhë në vitin 1967 kur Enver Hoxha u ngrit edhe kundër rilindësve shqiptare, por prapë ky agresion nuk kaloi në një botë pa kufi dhe gjini. E sollën këta tani, një temë marksiste. Të gjitha këto u pasqyruan në arsimin shqiptar sikur të ishim kopshti i Xhorxh Sorosit dhe jo një vend me traditat tona.
Të nderuar pedagogë dhe studentë, ne sot jemi në një diktaturë dhe më mirë se ju, askush nuk e ka të qartë se kur pushtetet përqendrohen të gjitha në një dorë, kur kjo dorë e zezë firmos çdo leje ndërtimi që nuk e bënte kurrë kryeministri i diktaturës dhe nuk e bën kurrë sot diktatori i Koresë së Veriut, kur kjo dorë shpallet kryetar i shkencës, kryetar i bordit të ujërave, ky është përqendrimi më total i pushtetit në një dorë.
Kur në një vend zgjedhjet janë farsë dhe vota ekzekutohet para se të hyjë në kuti, vullneti i zgjedhësve kontrollohet me të gjitha format, shteti shndërrohet në një makineri elektorale, kjo është diktaturë, nuk ka gjë të përbashkët me demokracinë.
Kur në një vend, shteti shndërrohet në sipërmarrje të përbashkët me krimin, siç është faktuar tashmë në mbi 35 dosje të regjistrimeve të telefonave të koduar, të cilat shkojnë direkt tek Edi Rama, nuk mund të jetë demokraci, por kjo është diktaturë.
Dhe kjo diktaturë shtron para nesh detyrimin për t’u përballur me të me mosbindje civile.
Kur në një vend, 250 kilometra nga Kroacia, ndërtimi i një kilometri rrugë kushton 10 herë më shumë në Shqipëri se në Kroaci, kjo është një vjedhje e paimagjinueshme, prandaj edhe buxheti zbret në 2.42 përqind.
Kur një shkollë, që në vendet e BE me standardin evropian, ndërtohet me 700 mijë euro dhe këtu ndërtohet me 8 milionë euro, këtu gjithçka dëshmon për një shkallë ekstreme kleptokracie.
Pra, të gjitha këto janë realitet shumë i trishtë.
Të shtojmë këtu faktin që këtë regjim, ose ky regjim u mbështet fuqishëm nga monstra e njerëzimit që është në shumë aspekt Marksi dhe përtej Marksit, ky pati një mbështetje shumë të madhe se Shqipërinë e bëri kopshtin, na ndjekin ne këto, Enver Hoxha thoshte kopshti i lulëzuar i socializmit, njerëzit ishin në vuajtjen më të madhe dhe ne jemi feneri, edhe ky regjim me këto qëndrime, me këto vendime...
Nuk ka diskutim për t’i dhënë përgjigje studentëve se do të konsiderojmë arsimin çështjen më serioze të kombit.
E ka përcaktuar Zhan Zhak Ruso me vërtetësinë më të madhe.
Në këtë kontekst ne do marrim masa për rikthimin në shina normale.
Atyre që kujtojnë atë kohë, ne nuk arritëm nivelet që donim, por ama arritëm rritje vertikale në testin e PISA-s.
Dhe pasi ikën ato vitet, 8 vitet e tyre shënuan rënien më të madhe në botë.
Përsëri e them këtu, ne do përqendrohemi më së pari tek mësuesi dhe pedagogu.
Investimi për arsimin do ketë parësor investimin tek mësuesi dhe pedagogu. Vendosjen e personalitetit të tyre në piedestalin që meritojnë.
Në vitin 2013, mësuesin e vendosëm mbi mesataren në piramidën e rrogën.
Nuk i shkonte mendja kujt se 12 vite rrogat do ngriheshin njëlloj si në socializëm. Në socializëm rrogat nuk lëviznin. Edhe ky me ato mendësitë e vjetra të të atit i ngriu rrogat në mënyrën më kriminale dhe ne u vithisëm nga në krye të pagave të rajonit, në fund, dhe hajde tani ngjite të përpjetën që do e marrim.
Dhe do e ngjisim, nuk ka rrugë tjetër.", tha Berisha.
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqip&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur një takimi me studentët dhe pedagogët në selinë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me studentët dhe pedagogët tha se kryem...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqipër...
Bislimi BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi ka konfirmuar se është arritur dakordësi për zbatim të plotë t...
takimi BRUKSEL- Takimi trepalësh mes emisarit special të BE-së Miroslav Lajçak dhe dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm e të NATO-s Mark Rutte në Bruksel. Me anë...
GJERMANIA- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me shqiptarët n&eum...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur për zhvillimet më të reja brenda Partisë. Demokratike. S...
Osmani BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Osmani ka udhët...