Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
VALENCIA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij nëKongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që u zhvillua në Valencia në Spanjë.
Berisha u shpreh se Shqipëria është i vetmi shtet në Europë, ku sipas tij të gjitha pushtetet janë në dorën e një personi të vetëm. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, po intimidon qytetarët dhe po blen votat e tyre. Kryedemokrati tha se Rama po kontrollon mediat, ku komentoi edhe vendimin për mbylljen e Tik Tok.
Berisha tha se në një vit elektoral, kreu i qeverisë urdhëroi arrestimin e tre liderëve të partive kryesore të opozitës, vetëm sepse ishin kundërshtarë politikë.
FJALA E BERISHËS:
Z. President Weber, zonja dhe zotërinj, së pari dëshiroj të falënderoj ju, z. President, dhe presidentët e EPP për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë me një rezolutë shumë të vlefshme në mbështetje të kauzave të saj të drejta. Por dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj gjithashtu presidentin e IDU, Stefan Harper, dhe presidentin e CDI, Andres Pastrana, për të njëjtën mbështetje që kanë treguar ndaj Partisë Demokratike dhe kauzave të saj.
Dua të falënderoj gjithashtu miqtë nga CDU, Elmar Brok, Peter Beyer, Doris Pack, miqtë nga Forza Italia në Itali, Battilocchio, Erika Mazzetti, etj., të cilët kanë qenë pranë nesh në disa ditë të vështira.
Zonja dhe zotërinj, Shqipëria sot është shteti i parë dhe i vetëm narkoshtet në Europë, ku gjithë pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm. Siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, përmes një industrie mafioze të blerjes së votës dhe një makinerie masive intimidimi, ai ka vënë nën kontroll të plotë vullnetin e qytetarëve dhe ka kthyer zgjedhjet në një fasadë.
Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe kryen plaçkitje, sillet në vend si një diktator i mirëfilltë. Ai kontrollon të gjithë ekonominë. Kontrollon të gjithë median. Në fund, ai bllokoi TikTok-un, duke e bërë vendin të duket njësoj me Kabulin dhe Teheranin.
Si Zayed i Tunizisë, në vit elektoral, ai zgjodhi të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës, vetëm sepse ishin kundërshtarë politikë – dhe pa asnjë, asnjë, asnjë provë kriminale. Ai u mori mandatin drejtuesve të opozitës. U mori mandatin kryetarëve të bashkive të opozitës, siç është rasti i Fredi Belerit, i cili sot është eurodeputet, sepse arsyeja e vetme ishte që Beleri nuk pranoi t’i jepte tokën që nuk i përket familjes Rama.
Zonja dhe zotërinj, përveç kësaj, diktatori tiranik, narkodiktatori, ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, që të punonte kundër opozitës shqiptare. I dha atij 225,000 dollarë, por ju siguroj që nuk ishte i vetmi që u ble kundër opozitës. Dokumente, mijëra dokumente nga vende partnere, provojnë sot se shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët në vendin tim.
Në zyrën e kryeministrit, ka një këshilltar me detyrë të koordinojë punën e organizatave kriminale – nga kartelat e Sinaloas në Meksikë, që tani drejtohen nga vëllezër shqiptarë, te bandat brenda vendit.
Sipas Eurostat, nga viti 2014 deri në 2023, 1,099,000 shqiptarë kanë emigruar në zonën Shengen. Si pasojë, sipas OKB-së, Shqipëria ka sot indeksin më të ulët të lindshmërisë në botë. Përveç kësaj, vendi është një nga eksportuesit kryesorë të krimit në Europë.
Më 11 maj do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Në këto zgjedhje, përveç të gjitha atyre që përmenda më sipër, ai ka bllokuar debatet televizive, ka shpërndarë 100 euro si dhuratë për vota për 800,000 pensionistë, dhe ka dhënë 100 licenca për kultivim kanabisi me moton “Kanabis për Vota”. Ai e ka kthyer narkoshtetin e tij në një makineri zgjedhore.
Por, në një diktaturë, e vetmja mundësi është të mos dorëzohesh, por të luftosh për ta përmbysur atë. Me ndihmën tuaj, miq të dashur, ju siguroj se Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila përmbysi 32 vite më parë diktaturën më staliniste në Europë, do të përmbysë edhe diktaturën e parë dhe të vetme narkotike në Europë, atë të Edi Ramës.
Ju faleminderit shumë!
FIER- Drejtuesi Politik i Opozitës në Fier, Gazment Bardhi është shprehur se Belinda Ballukun s’e do më as shefi i saj af...
FIER- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve t&eu...
FIER- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Fier për të diskutuar lidhur me arritjet dhe planet në energji. Rama theksoi s...
FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mori pjesë sot...
SPANJË- Kryeministri Pedro Sanchez shprehu optimizmin e tij në lidhje me progresin e Spanjës drejt rivendosjes së...
SPANJË- Kryetari demokrat Sali Berisha, përshëndeti ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një video nga Valencia e Spanjës,...
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar sondazhin e publikuar mbrëmë nga News 24. Qori me ironi u shpreh se...
FIER- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka lëshuar akuza të forta ndaj ministres së Infrastr...
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat. Celibashi tha se paji...
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat. Celibashi u pyet...