POLITIKE

Berisha: Në listën e rimbursimit do futen 100 përqind të gjitha ilaçet që i ka një vend i zhvilluar si Italia

n.f Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 20:38

Berisha: Në listën e rimbursimit do futen 100 përqind të

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit dhe anëtarësimit të Degës nr. 7 në Tiranë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se do të ulin energjinë në 7 lekë dhe se do të përgjysmojnë tarifën e ujit. Me tej ai tha se do futen në listën e rimbursimit 100 përqind të gjitha ilaçet që një vend i zhvilluar i ka në listën e rimbursimit.

Ai theksoi se pensionet do të shkojnë 200 euro dhe se do të përfitojnë edhe ata që nuk kanë asnjë pension. Sipas tij nukmund të lihet shoqëria në mëshirë të fatit.

"Nuk ndalemi me këtë. Tani kush përfiton nga kjo? Nga kjo përfitojnë mbi 510 mijë pensionistë, të cilët marrin pension jo të plotë, por të pjesshëm. Pensioni i pjesshëm është nga 90 gjer në 130-140 euro. Jo, këta të gjithë pa përjashtim do marrin 200 euro. Përfitojnë edhe ata që nuk kanë asnjë pension. Edhe ata do marrin 200 euro. Nuk mund t’i lërë shoqëria kurrë në mëshirë të fatit. Përveç kësaj, pensionistët nuk mund të blejnë me të njëjtin çmim ushqimet siç i blejmë ne me rroga të larta dhe të mesme. Atëherë ne atyre do u japim kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë që të gjitha ushqimet dhe gjërat bazë që do i blejnë, do u kthehet TVSH-ja, pra 20-përqindëshi.
Sa është kjo? Kjo është 450 euro në vit. Nuk ëshët pak. Po ta marrësh me pensionet e sotme, janë tre pensione.

Do të ulim energjinë në 7 lekë. Do përgjysmojmë tarifën e ujit. Absolutisht do futen në listën e rimbursimit 100 përqind të gjitha ilaçet që një vend i zhvilluar, që Italia apo një vend tjetër i zhvilluar, i ka në listën e rimbursimit. Po, nuk jemi si Italia ne, po për të sëmurët do të bëhemi si Italia ne. Atyre ilaçet mund t’ua sigurojmë. Ne nuk arrijmë të kemi rrogat e tyre, por ilaçet do ua sigurojmë. Ilaçet askush nuk i do për qejf, ilaçet janë për jetën e tyre, për të mbajtur shëndetin.
Kështu që edhe lista e rimbursimit do ndryshojë. Më tha një pensionist, unë i marr në Itali falas. Absolutisht u them pensionistëve që do i marrin në Shqipëri, do i marrin falas dhe të njëjtën cilësi si në Itali. Pse kjo? Shumë e thjeshtë. Ne kishim ligjin që nuk lejonte tregtimin në Shqipëri të ilaçeve që nuk përdoreshin minimumi në dy vende të BE. Ilaçet që përdoren në Europë kontrollohen nga një ent më seriozi në Europë.

Ndaj dhe ne kthejmë ligjin muajin e parë dhe në Shqipëri ilaçet e skaduara, ilaçet me gjysëm efekti nuk mund të tregtohen më. Pra, edhe njëherë qëndrojmë po këtu. Nuk mund të mungojnë kurrë, siç ndodh sot, ilaçe në spitalet tona. Nuk mungonin ilaçet, ua them unë, absolutisht. E rikujtoj si sot, unë jam mjek, dhe nëse do më drejtohej për ilaçe spitali, nuk mund të imagjinoja që të mos bëja çdo me ministrinë që ilaçet të siguroheshin. Më janë drejtuar njëherë tre vajza nga Lushnja me talasemi. Më thonë që jemi vajza të reja dhe detyrohemi të bëjmë injeksione, por tani ka dalë një ilaç. Ilaçi ishte shumë i kushtueshëm, por ne i morëm.

Çfarë ndodh me Edi Ramën, të mos ia përmendim emrin më mirë? Aty janë bërë krime kundër njerëzimit në onkologjik. Po në qoftë se janë bërë krime kundër njerëzimit, atëherë transformoje situatën menjëherë, garanto ilaçet e të sëmurëve. Tre ditë më mbrapa, mjekët merrnin në telefon të sëmurët se nuk ka ilaçe. Ata nuk janë shumë, por dhimbja e tyre peshon sa toka. Nuk ka më keq se t’i lësh ata pa ilaçe në mëshirë të një sëmundje të rëndë. Pra, këto marrin fund," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë