Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

STRASBURG- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në mënyrë që të siguronte një mandat të katërt në pushtet, ka burgosur liderët e partive kryesore opozitare në vend. Gjatë fjalës së në PPE, Berisha theksoi se Rama ka përdorur metodën e arrestimeve politike, duke filluar me vetë Berishën dhe vazhduar më tej me Ilir Metën, Fatmir Mediun, Fredi Belerin dhe deputetin Ervin Salianji.
Në fund Berisha përmendi se Rama ka përdorur përndjekje të ndihmuar nga drejtësia e korruptuar për të shuar çdo formë të opozitës politike dhe për të frikësuar ata që guxojnë të flasin kundër tij.
"Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama, i cili erdhi në këtë institucion dhe mbajti një fjalim që kujtonte shumë atë të Hoxhës apo të Gaddafit, vendosi që për mandatin e katërt të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës. Ai arrestoi kryetarin e Partisë Demokratike,vendosi në arrest shtëpie për 330 ditë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me akuza të rreme pas një hetimi që zgjati katër vjet. E akuzuan se kishte dhënë për dhëndrin e tij 400 metra tokë publike, ndërkohë që toka kurrë nuk kishte qenë publike. Sipas dokumenteve zyrtare, ajo ishte tokë private që i përkiste gjyshërve të tij. Ai ishte një nga gjysmë milioni njerëz që morën mbrapsht pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Duke shkelur çdo ligj dhe çdo kushtetutë, atij iu bllokua komunikimi me avokatët.
Por disa muaj më parë, ai arrestoi kreun e partisë së dytë opozitare, Ilir Meta, si person nën hetim. E arrestuan, e keqtrajtuan në rrugë, e tërhoqën zvarrë, e rrahën, pa i treguar asnjë urdhër arresti. I treti, kreu i partisë së tretë opozitare, Fatmir Mediu, ish-ministër i mbrojtjes, ndodhet në një proces penal për një çështje që është gjykuar para 15 vitesh dhe nuk ekziston më asnjë fakt i ri.
Regjimi i merr mandatet opozitës. Edi Rama i mori mandatin dhe arrestoi Fredi Belerin. Aktualisht ai është deputet në Parlamentin Evropian. U arrestua me dëshmi të rreme, dhe ndonëse ishte zgjedhur, nuk iu lejua kurrë të bënte betimin, sepse Rama donte me çdo kusht që Beleri të mos bëhej kryetar i bashkisë së Himarës. Kjo sepse, për interesa mafioze, Edi Rama kishte marrë pjesë në një pronë publike, duke e trajtuar si pronë të tij, ndërkohë që nuk ishte e tillë. Kështu, Belleri kaloi një vit e gjysmë në burg, nuk u lejua të bënte betimin dhe humbi mandatin si kryetar bashkie.
Një deputet i ri, i quajtur Ervin Salianji, pati guximin të publikojë një përgjim nga një gazetare trime, në të cilin tregoheshin faktet që vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkohej në Itali, sepse ishte dënuar me tetë vite si udhëheqës i një rrjeti trafikimi kokaine në Bolonja, dhe që drejtonte trafikun nga Vlora drejt Italisë. Të nesërmen, ata e transferuan vëllanë e ministrit në Itali, por për pesë vite me radhë bënë gjithçka për të burgosur deputetin Salianji, duke e akuzuar për dëshmi të rreme, ndonëse ai kurrë nuk kishte dorëzuar ndonjë dokument apo provë zyrtare," tha Berisha.
STRASBURG- Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PPE-së tha se në Shqipëri po luftohet ndaj një dikature.&nb...
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se partia që drejton i respekton të drejtat e minoritetit,...
STRASBURG- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vënë sërish në diskutim vendimin e gjykatave shqiptare për ç...
berisha ne mbledhjen e PPE STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Strasburg, ku po merr pjesë...
MONIKA KRYEMADHI TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për revokim të masës ...
erion veliaj TIRANË- Pas një séance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli më...
pamje nga konferenca IZRAEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Izrael, ku u nderua me Medaljen Presidenciale. Ai zhvilloi nj&eu...
pamje nga dhenia e medaljes IZRAEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog me medaljen presidencial...
TIRANË- Përgjime të reja kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku Erion Veliaj. Në ...
TIRANË- Përgjime të reja kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku Erion Veliaj. Në p&eum...