POLITIKE

Berisha: Nëse s’do ishin protestat tona, Balluku dhe AKSHI do harroheshin!

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Maj 2026, 12:34
Berisha: Nëse s’do ishin protestat tona, Balluku dhe AKSHI do

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale (16 maj) se kryeministri Edi Rama u përpoq të mbyllte çështjen e AKSHI-t dhe të Belinda Ballukut, ku këtë të fundit e mbrojti nga imuniteti, protestat kombëtare të opozitës nuk e lejuan.

Ai tha se qëllimi për rrëzimin e regjimit nuk është arritur ende dhe se protestat duhet të organizohen edhe më mirë, por një pjesë e synimeve është arritur duke mos i lënë në harresë çështjet e skandaleve qeveritare dhe reagimin e ndërkombëtarëve.

“60% e dosjes së Ballukut janë për Edi Ramën. Ai deklaroi kur hodhi poshtë çështjen e imunitetit se ajo u mbyll, por nuk u mbyll për ne. Ne jemi në këmbë, do vazhdojmë protestën tonë kombëtare paqësore deri në fund, deri në largimin e tij. Imagjino nëse nuk do ishin këto kryengritje paqësore, si do ngjante Shqipëria. Si do i dukej shqiptarëve dhe botës ky vend i nënshtruar nga një bandë hajdutësh. Ju ftoj të qëndrojmë të pamposhtur”, tha ai.

Kryedemokrati vijoi diskursin e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve se përse nuk bëheshin greva dhe protesta më të forta. Ai tha se duhet të vijonin me këtë drejtim.

“A nuk patën 8 kryengritjet tona paqësore jehonën planetare? Ndaj unë mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë kahje. Nuk arritëm qëllimin, e kam theksuar e thekson se kryengritja paqësore nuk e arrin menjëherë efektin, por kemi arritur të tregojmë se nuk pajtohemi me narkoshtetin, kjo është betejë në vazhdim. Kemi arritur të damkoset ky regjim si autokraci elektorale”, vijoi ai.

Kreu i selisë blu shpjegoi se arritjet kanë qenë edhe në rrafshin ndërkombëtar, teksa theksoi se nëse nuk do ishin protestat, AKSHI dhe Balluku do ishin harruar, si tezat kryesore të Ramës.

Sipas Berishës, vendi ka opozitë të fuqishme që përballet “dhëmb për dhëmbë” me regjimin.

“Kemi arritur që në raportin e fundit të shkruhet në Parlamentin Evropian se në zgjedhje u shua linja nga strukturat partiake. Duhet ta refuzojmë propagandën zjarrfikëse qeverisë. Mund të organizohet më mirë protesta, por kanë pasur efekt të jashtëzakonshëm. Protestat bënë që Rama të jetë në rreth të kuq, të jetë i plagosur. Nëse nuk do protestoje ti dhe të tjerët, teza se Rama e mbron Ballukun se qytetarëve s’u bën përshtypje, kjo tezë do bëhej mbizotëruese. Nëse nuk do ishin protestat tona, AKSHI do lihej në harresë. Protestat tona vazhdojnë pavarësisht se largoi Lubinë, pavarësisht se vendosi AKSHI-n, përsëri në kontroll të familjes së tij. Ky regjim nuk meriton të qëndrojë as 24 orë. Shqipëria ka një opozitë të fuqishme që përballet dhëmb për dhëmbë me regjimin”, tha kryetari i PD.

Fjala e Berishës në hyrje të komunikimit me qytetarët:

“Së pari, u përshëndes përzemërsisht, u falënderoj me mirënjohje të pakufishme për mbështetjen, për qëndrimin tuaj të pamposhtur ndaj këtij regjimi dhe kam kënaqësinë t’u konfirmoj se është pikërisht ky qëndrim, janë kryengritjet tona paqësore, ato të cilat e kanë bërë Edi Ramën delen e zezë të medieve ndërkombëtare.

Sot, si për asnjë lider tjetër të Evropës, mediet e mëdha botërore kanë shpërthyer ndaj tij me epitete nga më të rëndat, duke e vlerësuar atë si një gangrenë që duhet të hiqet për vendin e tij.

Duke e akuzuar se mbrojtja që i bën Lubi Ballukut lidhet vetëm e vetëm me implikimin e tij në aferat korruptive.

Duke e damkosur përsëri si arkitektin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë.

Pra, çdo ditë, falë kryengritjes paqësore tuaj, mospajtimit tuaj me vendimet e tij, Edi Rama damkoset sa asnjë lider tjetër në Evropë.

Kjo është një arritje serioze, e rëndësishme për forcat demokratike, për opozitën.

Kjo është një arritje e cila dëshmon se Edi Rama politikisht është i plagosur për vdekje.

Dhe se kryengritja paqësore e opozitës, me jehonën e saj të jashtëzakonshme ndërkombëtare, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm si në mbrojtjen e dinjitetit të shqiptarëve, në hedhjen poshtë të tezes raciste se shqiptarët janë të mbrujtur me korrupsion dhe nuk reagojnë, ashtu dhe me besimin dhe shpresën tek shqiptarët dhe partnerët tanë se Shqipëria ka një opozitë të fuqishme që përballet dhëmb për dhëmb me narkodiktaturën, me regjimin autoritar të Edi Ramës.

Përballet dhëmb për dhëmb me propagandën zyrtare të medieve të kontrolluara nga Rama, të cilat si armike të egra të opozitës, marrin nga zyrat e Ramës shpifje, trillime, dezinformime dhe servirin sikur opozita është problemi.

Sikur pallati i kuq u dogj për shkak të opozitës.

Apo njëri nga krerët e grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t, një hajdute e pamëshirë e shqiptarëve, është një zonjë e papërlyer dhe e përvuajtur.

Pra, përballë të gjitha këtyre faktorëve, rol përcaktues vendimtar ka opozita, kryengritja e saj, alternativa e saj, programi i saj.

Dje ne paraqitëm para shqiptarëve alternativën tonë për rendin dhe sigurinë, ku shqiptarët rezultojnë njerëzit më të pasigurt pas haitianëve.

Ku specialistë të shquar faktuan me shifra dhe fakte të pakundërshtueshme pasigurinë e plotë që mbjell narkoshteti për jetën, veprimtarinë, të dhënat, punën e qytetarëve të vendit.

Toleranca zero ndaj krimit të organizuar dhe prerja me gërshërë të çelikta të lidhjeve të krimit me politikën, ndëshkimet ligjore më të rrepta, veting i plotë, çlirim i policisë nga bandat dhe krimi dhe i gjithë administratës, si dhe konfiskimi i të gjitha pasurive, pronave dhe llogarive të krimit, do të bëjnë të mundur që Shqipëria të rivendosë shtetin ligjor, sigurinë e qytetarëve”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan