POLITIKE

Skenari/ Pse e shpikën Grida Duma dhe Mirlinda Karçanaj videon me Ergys Agasin

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Maj 2026, 19:50

Skenari/ Pse e shpikën Grida Duma dhe Mirlinda Karçanaj videon me

Pjesë përmbajtësore e skenarit për intervistën e Mirlinda Karcanajt me Grida Dumën ishte prekja emocionale që duhej trasmetuar medoemos tek publiku, me qëllim që drejtoresha e Edi Ramës ta përmbyste imazhin e gruas, që rezulton të jetë bërë pjesë e një organizate kriminale që merrte peng biznesmenët, kur këta guxonin të mos bindeshin.

Lotët që rrjedhin në faqe, rrëfimi me zërin e dridhur apo vështirësia në të folur ishin pjesë e këtij skenari për të ndërtuar profilin e Mirlinda Karçanajt, si atë të një gruaje në ditë të vështira, jo si drejtuesja e një institucioni shtetëror që menaxhohej nga krimi dhe nga banditët.

Por si në çdo akt teatral, kur nis performanca mund të ndodhin rrëshqitje nga realiteti dhe kjo u pa në intervistë tek një fakt i paqenë për të cilin u fol nga të dyja anët e mikrofonit. Në intervistë në minutën 22 e 31 sekonda, Grida Duma merr të mirëqenë një video të regjistruar në zyrën private të Ergys Agasit dhe që sipas saj, “publiku e ka parë qindra mijëra herë”.

“Çfarë i duhet thënë publikut për videon që ka parë me mijëra dhe me qindra mijëra herë, kur ju shfaqeni në zyrë dhe jeni duke biseduar personalisht, miqësisht etj etj?” pyet Grida Duma.

Çdo gazetar aktualisht e di se një video e tillë nuk është publikuar në asnjë media. Ekzistenca e tyre dihet, dhe u përket kamerave të fshehta të Ergys Agasit, por e vërteta është se në media deri tani kanë dalë foto që janë marrë nga dosja e SPAK me diçiturat përkatëse.

Por në vend se ta korrigjonte këtë detaj që e ngarkonte edhe më shumë imazhin e saj, Mirlinda Karçanaj vazhdoi të fliste sikur edhe ajo e dinte për këto video që ishin transmetuar në media. Vetëm se në përgjigjen e saj, ajo e shfrytëzoi këtë për t’u ankuar mbi abuzimet që ishin bërë nga “fabrikuesit e lajmeve”, e krahasoi veten me një njeri të kohëve të inkuizicionit “të marrë zvarrë në rrugë” dhe përmendi familjen e shkatërruar.

Skenari/ Pse e shpikën Grida Duma dhe Mirlinda Karçanaj videon me

Përgjigjia e saj ishte në sinkron me Grida Dumën, sikur publiku të kishte parë ndonjë video dhe sikur të ishte abuzuar në media duke shkaktuar një dramë familjare.

“Një nga momentet më të rënda të kësaj historie horror është mënyra se si një moment I shkëputur dhe pa kontekst të plotë u mor edhe u kthye në një nga ato krimet e supozuara të kohës së inkuizicionit kur njeriu bëhet objekt I një abuzimi dhe tërhiqet zvarrë nëpër rrugë. Cfarë video ishte ajo? Më fal!

Madje në një moment, Grida Dumës i shpëtoi një pyetje jashtë skenarit “Kush ka abuzuar me këto video?”. Karçanajt nuk i lëviz asnjë muskul. E përqëndruar tek fleta që kishte në prehër, ajo nuk u përgjigj, por vazhdoi fjalë për fjalë atë që kishte mësuar paraprakisht, porsi një kukull e kurdisur.

Çfarë video ishte ajo? Po flasim për një takim që unë e kam deklaruar që në herën e parë që u mora në pyetje nga prokuroria e posacme, që në 3 dhjetor 2025 dhe megjithëse në atë video, copëz video nuk merret vesh asgjë, unë sqarova cfarë ështës thënë, sqarova kontekstin, sqarova rrethanat. Pra nuk ishte dicka që u zbulua dhe unë u detyrova ta pranoj. Ishte dicka që unë e vetëdeklarova pa e ditur fare që ajo copëz filmike pastaj do të kthehej në material nga fabrikuesit e lajmeve dhe do të shndërrohej në një kapje në flagrancë e një grupi kriminal. Unë nuk dua të qahem këtu Grida, por kush përdor fragmente të tilla për të ndikuar opinionin, për të krijuar avantazhe ka një përgjegjësi shumë të madhe, po përgjegjësi shumë të madhe sepse shkatërron familje, shkatërron jetë njerëzish dhe krijon një damkë që mund të jetë edhe me pasoja fatale për një familje.” u shpreh Karçanaj.

Eshtë e ditur tanimë që Ergys Agasi, kishte një kamera të fshehtë në zyrën e tij, ku mes të tjerëve është filmuar Mirlinda Karçanaj. Por filmimet janë ende në SPAK dhe në media kanë rrjedhur vetëm disa foto, larg kontekstit që e sollën Grida Duma dhe Mirlinda Karçanaj.

Skenari/ Pse e shpikën Grida Duma dhe Mirlinda Karçanaj videon me

Realiteti është se imazhet në dosjen e SPAK, kur Karçanaj gjendet në zyrën e Agasit, aty flitet për tenderat e AKSHI-t dhe operatorë të tjerë ekonomikë që kishin interesa tek ky institucion.

Madje në një nga fotot, që është pjesë e dosjes, në prani të Mirlinda Karçanajt, Ergys Agasi ka thënë sipas tranksriptit të SPAK se “…projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”.

Në një diçiturë tjetër Mirlinda Karçanaj është duke folur në telefon dhe SPAK ka zbardhur fjalët “Që e kërkojnë edhe zyrtarisht..”

Kur flitet për natyrën e marrëdhënies mes Mirlinda Karçanajt dhe Egys Agasit, nuk ka asnjë hamendësim tjetër, përveç asaj që përshkruhet si pjesë e skemës së përfitimit të parave të paligjshme.

Në dosje, Karçanaj ka rrëfyer takimet me Ergys Agasin dhe ka deklaruar se ka raport miqësor, ka njohje të vjetra dhe e ka takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private. Lidhur me shtetasin Ermal Beqiri, znj. Karçanaj ka deklaruar se e ka takuar njëherë rastësisht në zyrën e z. Agasi, ku z. Agasi donte të bënte një partneritet me një kompani izraelite.

“Raport miqësor nuk kam me asnjë por për t’i njohur i njoh të gjithë pasi janë pak dhe janë ekspertë të fushës. As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohurit tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private. Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjedhje teknike. Në këtë ambjent ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim” ka treguar Mirlinda Karçanaj.

Pikërisht për takimet me Ermal Beqirin dhe me Ergys Agasin, si dhe për ndërhyrjet e supozuara në sistem për të favorizuar kompanitë e tyre, SPAK e ka përfshirë Mirlinda Karçanajn si pjesë të grupit kriminal, por pa hamendësuar në asnjë moment asgjë tjetër. Ndryshe ka ndodhur në dosje të tjera, kur prokurorët janë treguar “të papërgjegjshëm” me kast duke cënuar të pandehur të tjerë për jetën e tyre private dhe ky duket të ketë qenë qëllimi i përmendjes së një videoje që po në xhiron dhe që “publiku e ka parë qindra mijëra herë”?!!!

Ideja e linçimit publik ishte e nevojshme për të realizuar skenarin e prodhimit të një viktime, atë që portretizon një grua të abuzuar nga mediat, një nënë që mban mbi supe peshën e gabimeve të një drejtësie të re, por së fundmi edhe me një familje të shkatërruar nga videot e publikuara në media nga “fabrikuesit e lajmeve”.

Por skenarit i mungon një detaj i vogël, video nuk ka. Të paktën deri tani, përveç Grida Dumës dhe Mirlinda Karçanajt që e përmendin me aq dramë, publiku nuk është njohur me ekzistencën e tyre. Dhe nëse i heqim këtë mjegull emocionale, me lot dhe linçime të paqena nga opinioni, Mirlinda Karçanaj mbetet vetëm përpara disa akuzave të rënda të Kodit Penal të cilave nuk u dha përgjigje, si shkelje të barazisë në tendera, grup I strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale./Lapsi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?