Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjtë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Lushnje u shpreh se miqtë e demokratëve kudo që janë mezi po e presin votën e lirë të shqiptarë dhe fitoren e opozitës. Lideri i opozitës gjatë fjalës së tij foli edhe për takimet e tij në Strasburg dy ditë më parë, dhe dëgjesën e sotme të zhvilluar në Parlamentin Europian. Ndër të tjera Kryedemokrati u shpreh se është turpëruar kur mori vesh që Kryeministrit Edi Rama i është anuluar darka zyrtare në Këshillin e Europës sepse ishte sjellë si brigand dhe jo si kryeministër.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë, banore dhe banorë të qytetit dhe rrethit të Lushnjës, nderimin tim më të madh për ju, përuljen më të thellë para jush, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, njerëz punëtorë, njerëz të mirë, njerëz të cilët jeni të gatshëm për sakrifica sa pari për një jetë më të mirë për secilin prej jush, për një Lushnje më të mirë, për një Shqipëri më të mirë, për një Lushnjë Madhështore, për një Shqipëri Madhështore. I dashur zoti Gazment Bardhi, udhëheqës politik i qarkut, të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë, kam nder të veçantë që vij sot këtu për t’u paraqitur ju, burra dhe gra, individë të shquar, njerëz të suksesit, njerëz me dinjitet, që përfaqësoni vlerat më të arrira të familjeve, të komunitetit, të qytetit dhe fshatrave të këtij rrethi.
Do përfaqësoni në parlament me dinjitet interesat e tyre më jetike dhe më të mira. Krahasimi juaj me deputetët e Lubisë, deputetët e Shytëve, janë të krahasosh natën me ditën. Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, askush nuk mendonte kurrë para 4 vitesh se forca politike, të cilës ju i dhatë besimin për të mbrojtur idealet tuaja, për të mbrojtur parimet, do të vinte sot në prag të fitores më e fortë se kurrë, më e fuqishme se kurrë.
Pas përpjekjeve që u bënë për ta fshirë atë si forcë politikë, ju e ngritët PD-në, e ngritët opozitën si Feniksi nga hiri dhe ja ku jemi sot, më të kthjellët, më të qartë, më të guximshëm se kurrë në ekzistencën tonë.
Miqtë e mi, këto 2 ditë që kaluan, kanë qenë për herë të parë në histori ditët e Europës për Shqipërinë, ditët evropiane për shqiptarët, në Strasburg dhe Bruksel, në rendin e ditës ishin qytetarët shqitparë, ishin të drejtat tuaja, ishte dinjiteti juaj, ishte vota juaj, ishte e ardhmja juaj. Mirënjohje të pakufishme miqve tanë në Europë, që bënë kauzë të tyre, kauzën elirisë së shqiptarëve, kauzën e votës së lirë të lushnjarëve dhe mbarë shqiptarëve. Këto 2 ditë, dielli shkëlqeu më shumë se kurrë mbi vlerat, parimet dhe idalet që ju mbrojtët.
Unë isha në Strasburg dhe nga mëngjesi gjer natën vonë paraqita Shqipërinë, situatën e saj, por paraqita edhe vendosmërinë e opozitës, projektin e saj për një Shqipëri madhështore.
Miq, a e dini ju se ndonjëherë, njeriu turpërohet edhe për atë që nuk duhet të turpërohet kurrë. U turpërova kur mora vesh se kreut të narkoshtetit shqiptar ia kishin anuluar darkën zyrtare në Këshillin e Europës sepse ishte sjellë si brigand, jo si kryeministër. Ishte sjellë në mënyrën më të padenjë dhe këtë ua ka fshehur shqiptarëve.
Sot në Parlamentin Europian ishte dëgjesa për Shqipërinë, dëgjesa e dytë në historinë e këtij vendi. E para u zhvillua në vitin 2001, kur me mekanizmin e famshëm të Dushkut i morën opozitës 11 mandate. Ngelën në klasë, mbetën, u rrëzuan. E dyta u zhvillua tani pikërisht, 3 ditë para fillimit të fushatës elektorale sepse Europa e ndjeu se padrinoja e Shqipërisë nuk ka nxjerrë mësime. Pra, ju e shihni, miqtë tanë kudo që janë, presin me padurim votën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës," tha Berisha.
TIRANA- Ish-prokurori, tashmë kandidat për deputet i koalicionit "Shqipëria Madhështore", Arjan Ndoja ka reaguar pasi u kallëzua...
SHQIPËRI- Opinionisti Ilir Demaliaj ka goditur në hollin e një hoteli, kryetarin e Partisë Konservatore, njëherësh anëtarin...
BRUKSEL- Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar sot për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 ...
BRUKSEL- Parlamenti Europian zhvilloi një seancë dëgjimore historike për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me objektiv zhvill...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me objektiv zhvill...
TIRANË- Kandidatja e PD në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka denoncuar PS se në kundërshtim me ligjin zgjedhor po shtron asfalt elektora...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald ...
TIRANË- Kreyministri Edi Rama u është përgjigjur disa komentuesve në episodin e 38-të të rubrikës “Sy më Sy...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook. Një nd...