Nuk mjaftojnë 7.8 milionë euro për godinën e DPSHTRR-së, shtesë 1.5 milionë për ta përfunduar: 1450 euro për 1 m2!
Paratë në këtë vendin tonë nuk mjaftojnë asnjëherë, gjithmonë kur bëhet fjalë për ndërtime, i...
Paratë në këtë vendin tonë nuk mjaftojnë asnjëherë, gjithmonë kur bëhet fjalë për ndërtime, i...
Protestës masive që po zhvillohet në kryeqytet po i bashkohen edhe shumë qytetarë nga rrethet. Një protestues i ardhur nga Vlor...
Protestës së zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Rama i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Kosova, të cilët ka...
Artikull i publikuar nga “Follow the Money”, përkthyer nga origjinali. Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, po zhvillon një resort ek...
Daja i aktorit Florian Binaj ka krijuar një poezi për shqiptarët e diasporës që i janë bashkuar protestës nga dita e djeshm...
Prej tre javësh, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash kundër projekteve për ndërtimin e re...
Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh dhe kritikët kërkojnë përgjegjësi politike, Elisa Spiropali, ...
Ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 22-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, shqiptarët e di...
Nga Simone Leonhartsberger, ORF/ Pak kohë më parë, në maj të vitit 2025, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste f...
Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 202...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ndodhet në Strasburg, gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europës për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si ‘narko-diktator’ dhe rrezik serioz jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet europiane.
Berisha falënderoi drejtuesit e Asamblesë për anulimin e takimeve zyrtare të Ramës pas një fjalimi që ai e quajti të stilit alla-Gadaff, duke e konsideruar këtë një akt mbështetjeje për shqiptarët.
Ai deklaroi se qeveria shqiptare është e lidhur drejtpërdrejt me klane të drogës, të cilat sipas tij kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të kokainës dhe heroinës në disa vende të Europës.
Sipas kryedemokratit Sali Berishës, Shqipëria është shndërruar në një qendër të pastrimit të parave të krimit, ndërsa pas zgjedhjeve të 11 majit janë dhënë qindra leje ndërtimi si shpërblim për ndërhyrjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.
Ai ngriti gjithashtu shqetësime serioze për sigurinë, duke pretenduar se persona të afërt me kryeministrin kanë pasur kontroll mbi Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe se të dhëna sekrete shtetërore janë shpërndarë tek kartelët e drogës dhe armiq të NATO-s. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje përfaqësuesve europianë të informojnë parlamentet e vendeve të tyre për rrezikun që, sipas tij, paraqet qeveria shqiptare.
Fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
Zoti kryetar, sot në këtë sallë u cituan emra nga galeria e shëmtuar e disa diktatorëve dhe unë mendoj se përmendja dhe turpërimi i tyre publik është ndihmë për kombet e shtypura.
Ndaj dhe unë, dua të falënderoj kryetarët e grupeve parlamentare të Asamblesë së Këshillit të Europës, si dhe drejtuesit e kësaj asambleje, të cilët me një vendim mbështetës për shqiptarët, pas fjalimit të stilit të alla-Gadaff që mbajti në këtë sallë të nderuar, narko-diktatori i Tiranës, Edi Rama, i anuluan atij të gjitha takimet dhe drekën zyrtare.
Por unë sot, meqë diskutohet për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri, jam i detyruar t’ju paralajmëroj se Edi Rama, i cili rëndom tashmë quhet Ramaduro apo Noriega i Europës, paraqet aktualisht me qeverinë e tij një rrezik real serioz, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për kombet tuaja.
Kjo sepse, klanet shqiptare të drogës të lidhura direkt me të janë sot, sipas UN-it, eksportuesit më kryesor të kanabisit dhe aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës në Europë. Ata janë përgjegjës për 65% të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe, 36% të tregut të kokainës në Gjermani. Ata kanë sjellë në Rotterdam dhe në Antuerp, ngarkesat më të mëdha të kokainës në memorien e këtyre vendeve dhe të Europës.
Shqipëria sot, është parajsa e parave të trafiqeve të tyre kriminale.
Vetëm pas farsës elektorale të 11 majit, Edi Rama ka firmosur për këto klane 450 leje ndërtimi, për qindra kulla ndërtesa dhe resorte turistike si shpërblim për ndërhyrjen e tyre të fortë në zgjedhje.
Narkodiktatori i Tiranës, është një rrezik i madh për vendet tuaja, pasi së fundmi, në saj të të dhënave të institucioneve ligjvënëse të një vendi partner, është zbuluar se Ergys Agasi, koordinatori kryesor i tij për klanet e drogës, kishte dhënë me lejen dhe dijeninë e tij në kontroll total Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit, në të cilin vet kreu i ekzekutivit nëpërmjet baxhanakut të tij ka garantuar qindra milionë euro, por ajo që përbën kërcënim madhor për vendet tuaja është se Ergys Agasi ka eksportuar drejt karteleve të drogës, por dhe armiqve të NATO-s, të gjitha të dhënat sekrete të depozituara në serverat e kësaj agjencie. Ndaj dhe unë sot, njerëzisht, kërkoj para jush ndihmën tuaj të informoni parlamentet e vendeve tuaja për këtë rrezik vërtet real të sigurisë suaj në disa aspekte.
Deputeti i PS Ardit Bido ka debatuar në Kuvend me deputetin e PD Saimir Korreshi. Ndërsa Bido fliste për Sali Berishën në Komisionin Eu...
Nisma ligjore e qeverisë për rishikimin e neneve për fyerjen dhe shpifjen ka ndezur një debat të fortë publik. Ndërsa ekzekut...
Ekspertja e Çështjeve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali, e ftuar në emisionin “Task Forcë” në Syri TV me Sonila Me&cc...
Deputetja Erisa Xhixho ka folur për pritshmëritë e nesërme në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku pritet të miratohet...
Ambasada Amerikane ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit duke sjellë në kujtesë edhe historinë e ve&...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD Luçiano Boçi është përplasur me deputetin e PS Erion Braçe....
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me dëmshpërblimet për dëmet ...
Prestigjiozja ‘New York Times’ i ka kushtuar një artikull ministres së Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, e pagë...
Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në seancën plenarë, theksoi se “shteti e ka humbur busullën m...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka akuzuar mazhorancën dhe policinë për përdorim disproporcional të forcës ndaj protestuesve paqë...