POLITIKE

Berisha: Nuk ka elementë të ANTIFA në protestë, kjo lëvizje është kundër vjedhjeve të tmerrshme të Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Tetor 2026, 14:14

Berisha: Nuk ka elementë të ANTIFA në protestë, kjo

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestat studentore dhe pretendimet për përfshirjen e elementëve të lëvizjes ANTIFA në demonstrata.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD, Berisha tha se studentët dhe gjimnazistët po protestojnë kundër korrupsionit, vjedhjeve dhe politikave të qeverisë.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet ta paraqesë lëvizjen si një protestë të organizuar nga grupe ekstremiste.

Më tej ai tha se kryeministri po përpiqet të largojë vëmendjen nga akuzat për korrupsion dhe krim të organizuar, duke i cilësuar protestuesit si anarkistë. Berisha ngriti akuza edhe për sulmet ndaj selive të Partisë Demokratike, të cilat,  janë përdorur për të ndryshuar perceptimin mbi protestën.

Sali Berisha: Ky sillet si një padrino. Ky bën çdo gjë për të krijuar një mburojë dhe për të paraqitur këtë lëvizje çlirimtare studentore si një ANTIFA. Asnjë element të ANTIFA-s. Zero Lëvizja është kundër vjedhjeve të tmerrshme të tij. A i dëgjoni studentët? Fëmijë emigrantësh, të rritur pa njërin prind. Të bërë burra, të bërë vajza të mëdha, të rritura, pa njërin prind në shtëpi sepse ua ka përzënë ky me politikën e tij. Ua ka përzënë ky me politikën e tij dhe tani kalon si monstër nga një fjalë në një fjalë tjetër duke menduar se do mashtrojë komunitetin ndërkombëtar se këta janë ANTIFA. Këta nuk janë ANTIFA.

Dhe pikërisht dështoi në mënyrën më të turpshme kur ky u përpoq t’u japë pamjen ANTIFA dhe organizoi sulmin ndaj selisë së PD. Dhe organizoi sulmet ndaj selive të PD në të gjitha rrethet. Se kjo i duhej atij të thoshte se ja këta nuk e kanë me mua, nuk e kanë me korrupsionin tim, nuk e kanë me drogën, nuk e kanë me narkoshtetin, këta janë anarkistë shkatërrimtarë. Dhe u detyrua në fund të përdorë narkopolicinë e tij për të sulmuar selinë.

Të gjitha projektet e tij për të sulmuar selitë me polici kriminale, me agjentë civilë të policisë kriminale dhe Jago, ekstremistë të majtë të penetruar në protestë, kanë dështuar. Letra e ANTIFA-s iu dogj Edi Ramës. Këta janë studente dhe studentë, gjimnaziste e gjimnazistë në kuptimin absolut liberatorë aq sa ishin studentët e vitit 1990. Po, po, po. Këta po përballen me një diktaturë të egër dhe shqiptarët i paralajmëroj, u them, në qoftë se koha do provojë, por genet e shpirtit të tij janë më të zeza se sa të Spiro Kolekës dhe Kristaq Ramës. Këtu do jemi. Ky është një monstër, ky tiparet e barbarisë dominojnë mbi çdo tipar tjetër.

Po të mos ishte barbar në shpirt, si mund të lejonte 400 e sa mijë pensionistë me pension të pjesshëm që nuk blejnë dot absolutisht asnjë ilaç. A i dëgjuat studentët, 100 euro bursë, çfarë do bëj unë me 100 euro? Cili pensionist mund të paguajë ujin dhe dritat? Po ky është i pashpirt, për të varfëria e tjetrit nuk ekziston ose është paaftësi e tij.

Mos harroni një moment, më vjen keq që do i rikthehem, por do i rikthehem se është provë e fuqishme e shpirtit të tij katran. Në diktaturën komuniste, qytetarët me aftësi ndryshe përçmoheshin kudo. U viheshin nofka, tregoheshin barsoleta për ta. E patë monstrën kur foli për nënën me fëmijë autik? Uli kokën e tij bosh për të imituar pozicionin e fëmijës.

Meritonte çdo ndëshkim në atë moment. Janë të gjitha reminishenca, zgjime të ndjenjave të tij të dikurshme. Ajo ishte një nënë heroinë, çdo nënë me fëmijë autik është heroinë, nuk ka nëna me heroike se ato të cilat merren me trajtimin e fëmijës së tyre me autizëm. Është një legjendë e nënës ai proces dhe ky e imitonte atë me mendësinë e përçmimit të trashëgonte nga familja e tij. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë