“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...

Duke cituar një raport të OSBE-së të vitit 2014, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në Kurbin, se raportet ndërkombëtare kanë ngritur prej vitesh dyshime serioze për pasurinë personale të kryeministrit Edi Rama, duke përmendur një raport të OSBE-së të vitit 2014 që, sipas tij, e akuzonte Ramën për mbajtjen e rreth 200 milionë eurove në banka offshore.
Berisha ka pohuar se heshtja e kryeministrit ndaj këtyre akuzave lidhet me një sistem korrupsioni të institucionalizuar, ku ndërtuesit detyroheshin të dorëzonin kate pallatesh ose shuma të mëdha parash në këmbim të lejeve.
Në fjalën e tij, Berisha ka theksuar se Shqipëria ndodhet përballë një regjimi që, sipas tij, ka përqendruar pasuritë publike, buxhetet dhe vendimmarrjen në funksion të një grushti njerëzish, ndërsa ka bërë thirrje për guxim qytetar dhe përmbysje të asaj që e cilësoi si ‘narkodiktaturë’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Miq, thashë dhe njëherë, jemi më të fortë se kurrë, më të kthjellët se kurrë.
Tani jemi në të drejtën tonë, në të në ligjin kombëtar dhe ligjin ndërkombëtar të ngrihemi me të gjithë guximin tonë për të përmbysur këtë regjim.
Ne përmbysëm një diktaturë e cila ashtu siç ishte e dobët e me radhë, por të rinj zvarriste në Shkodër, kufoma të rinjsh zvarriste në Shkodër, në Korçë, në Gjirokastër, megjithatë nuk mbijetoi dot, por e përmbysëm.
Ne këtë duhet ta përmbysim me një betim solem. Me një betim solem, do të përmbushim misionin tonë. Në diktatura fitojnë ata të cilët nga mëngjesi deri në darkë i thonë vetes, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.
Dhe ai mendon se mund të mbrojë Lubinë, se mund të bllokojë parlamentin. Absolutisht.
Jo Lubia, por edhe ai vetë do të marrë çdo ndëshkim që meriton për atë që u ka bërë shqiptarëve.
Mos harroni një gjë. Në vitin 2014, raporti i OSBE-së e akuzoi se ka 200 milionë euro të fshehura në bankat offshore. Nuk dha asnjë përgjigje, gëk mëk nuk bëri. Po, sepse çdo ndërtuesi për çdo pallat i merrte dy kate, ose i merrte një kat dhe ja kërkonte para dhe jo kate.
Po. Imagjinoni pra, në qoftë se në vitin 2014 kishte, me këtë llogarinë e Ballukut 1000 apartamente, sa ka marrë, sa ka fituar ai nga viti 2014-25 si kryeministër.
Imagjinoni ç'ka, ç'po bën në portin e Durrësit. Ç'po bën me portin e Durrësit. Po fiton miliarda. Vetëm toka publike e portit kushton rreth 3 miliardë euro.
Ndaj miq, jam këtu për t'u thënë, çdo demokrati e demokrate, çdo shqiptari dhe shqiptareje, është koha e guximit tonë. Përmbysja e diktaturës do guxim, por ne guximi s'na mungon. Edhe një herë, nga mëngjesi gjer në darkë, gjer sa ta qërojmë këtë regjim, ne do t'i përsërisim vetes, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.
Pas kësaj, çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij do votojë i lirë.
Pas kësaj, pasuritë publike do të jenë pasuri të shqiptarëve.
Pas kësaj, taksat do përdoren për shqiptarët.
Ju lutem, ju lutem edhe një, edhe një moment. Në 12 vite, buxhetet, paratë pra që ka marrë nga ju, nga shqiptarët, taksa, buxheti janë 67 miliardë euro. Se ka dyfishuar taksat.
Në tetë vite kemi marrë nga qytetarët shqiptarë 28 miliardë euro.
Në 8 vite me 28 miliardë euro kemi dyfishuar rroga, kemi dyfishuar pensione, kemi ndërtuar 13 mijë kilometra rrugë nga Hani i Hotit në Gjirokastër e me radhë, 1000 e ca shkolla, kopshte, çerdhe.
Ku janë ndërtimet e 12 viteve, 67 miliardë eurove? Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. 90% e parave janë vjedhur thotë Banka Botërore.
Ndaj dhe për ta mbyllur, ne e përmbysëm një diktaturë 35 vite më parë.
Ne me çdo çmim, me çdo çmim do të çlirojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë. Dhe kjo është misioni, mision sa hyjnor, aq dhe tokësor, i çdo demokrati dhe demokrate, i çdo qytetari dhe qytetareje.
Faleminderit.
Gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e mbajtur në Kurbin, kryedemokrati Sali Berishaka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkat&e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me demokratët në Kurbin, ku është ndalur te &ccedi...
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga Kurbini se Ergys Agasit iu gjetën 4 mln euro shishe vere. Berisha tha se Agasi është njeri i afë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndalur turin e “Foltores” në Kurbin, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë m...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj akuzoi qeverinë Rama dhe klikën e tij se po e zhbën Shqipërinë. K...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka ndalur turin e foltores në Kurbin. Gjatë fjalës së tij ai u ndal te Belinda Balluku dhe pasuria ...
Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti foltoren e radhës këtë të shtunë me demokratët e Kurbinit. Berisha ka folur për skan...
Kryetari i PD-së Sali Berisha u prit me entuziazëm nga demokratët e Kurbinit në takimin që po mbahet sot pasdite. Në godinë...
Ish- presidenti, Ilir Meta ka deklaruar se është koha për t'i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë. Në nj&eu...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka deklaruar ditën e sotme se mazhoranca i tha "Jo" 29 amendamenteve t&eum...