Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren‘ para kryeministrisë ka sulmuar sërish Edi Ramën dhe shumicën e tij parlamentare. Ai deklaroi se, parlamenti është zero dhe se Edi Rama refuzon çdo pyetje dhe interpelancë.
‘Në Tiranë është instaluar një parlament. Ftoj qytetarët, ata 600 mijë shqiptarë, që edhe në kushte terrori, votuan për deputetët e opozitës, t’i shtrojnë pyetjen vetes, cili është roli i këtyre deputetëve në parlament.
Ky rol është zero. Është zero. Është zero.
Në parlament, sovrani ka votuar që këta të kërkojnë llogari qeverisë për qëndrimet e saj.
7 muaj ka që kryehajduti i kombit refuzon në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit, çdo pyetje dhe interpelancë në parlament’, tha Berisha.
Pjesë nga fjala kreu të PD, Sali Berisha:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohje të pakufishme ndaj jush që mblidheni çdo të hënë si qëndrestarë, si zëri i ndërgjegjes së një kombi, që nuk pajtohet më të keqen, nuk pajtohet me poshtërimin, nuk pajtohet me padrejtësinë.
Një përshëndetje të përzemërt dua t’u bëj sërish atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që u mblodhën dje në protestën tonë, në kryengritjen tonë paqësore në një datë historike për kombin dhe shqiptarët, ditën e përmbysjes me votën e lirë të diktaturës komuniste.
Miq, ne dje zgjodhëm jo fjalimet, por zgjodhëm zërin, zemërimin, ndjenjat e qytetarëve për të nderuar një ditë të madhe.
Ne zgjodhëm revoltën qytetare për të dëshmuar se PD, e cila 34 vite më parë solli në këtë vend sistemin demokratik, nuk pajtohet kurrë me diktaturën e drogës, krimit, dhunimit të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë.
Pra, revolta jonë e djeshme apo kryengritja jonë paqësore, më shumë se çdo gjë tjetër ishte një zotim qytetar se ashtu siç përmbysëm 34 vite më parë të keqen e madhe, diktaturën komuniste, ashtu do të përmbysim dhe jemi në këmbë për të përmbysur diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
Të dashur miq çdo shqiptar është i ftuar të mendojë apo t’i japë të paktën disa minuta në ditë mendimit për vendin e tij, kohë për vendin e tij, për gjendjen e Shqipërisë, për shoqërinë shqiptare, për të ardhmen e saj.
Kjo është një kërkesë më e ligjshmja, është një detyrim më minimal që ne kemi ndaj këtij vendi.
Dhe kam bindjen më të thellë se cilido që ndalet të meditojë për krizën e thellë që ka gllabëruar sot Shqipërinë, udhëkryqin e rrezikshëm në të cilin ndodhemi, do t’i japë përgjigje se revolta dhe protesta janë rruga e vetme për të përmbysur këtë regji.
Pas 11 majit, farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit, kanë kaluar 7 muaj.
Në Tiranë është instaluar një parlament. Ftoj qytetarët, ata 600 mijë shqiptarë, që edhe në kushte terrori, votuan për deputetët e opozitës, t’i shtrojnë pyetjen vetes, cili është roli i këtyre deputetëve në parlament.
Ky rol është zero. Është zero. Është zero.
Në parlament, sovrani ka votuar që këta të kërkojnë llogari qeverisë për qëndrimet e saj.
7 muaj ka që kryehajduti i kombit refuzon në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit, çdo pyetje dhe interpelancë në parlament.
Roli i parlamentit është zero, sepse me ligje dhe Kushtetutë, deputetët janë të detyruar të ngrenë komisione hetimore parlamentare për të paraqitur qytetarëve gabimet, fajet, vjedhjet e qeveritarëve.
Për herë të parë në histori, asnjë komision hetimor parlamentar nuk lejohet në parlament.
Parlamenti është vendi ku deputetët paraqesin ligje, amendamente në emër të interesit të qytetarëve.
Asnjë amendament, asnjë ligj i paraqitur nga opozita nuk paraqitet në parlament.
Parlamenti përfaqëson pushtetin që buron nga vota e qytetarëve.
Por, ky parlament përfaqëson vetëm kusarët dhe është përjashtuar opozita në çdo përfaqësim të tij.
Nga Belind Këlliçi Ka disa komente që pretendojnë se me lëvizjet e fundit të shpallura në Asamble, Edi Rama ka blind...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se Sali Berisha është goditur me spraj paralizues, që sipas ...
Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në SYRI TV me Sonila Meçon, ka analizuar zhvillimet e fundit në It...
Analisti Andi Bushati ka reguar ndaj gazetares së Report TV e cila gjatë konferencës me kryetarin e PD-së, Sali Berisha replikoi duke mbrojt...
Deputeti socialist Erion Braçe reaguar në lidhje me çmimet e fruta-perimeve në Tiranë, duke thënë se sot ka konstatuar ta...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit ekonomike në v...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se protesta e 22 marsit u shndërrua në një dit&eu...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se protestat nuk do të jenë më të përqendruara vetëm në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, u pyet nëse ish deputeti Ervin Salianji, do të ...
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas me...