POLITIKE

Protesta e opozitës/ Tedi Blushi: Qytetarët u ngritën për të shpallur fundin e qeverisë

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 14:21

Protesta e opozitës/ Tedi Blushi: Qytetarët u ngritën për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se protesta e 22 marsit u shndërrua në një ditë triumfi dhe përballjeje me qeverinë.

Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se shqiptarët u ngritën në këmbë për të shpallur fundin e sistemit të kalbur që qëndron nga krimi dhe terrori policor.

Sipas tij, shqiptarët janë gati për çdo sakrificë për të çliruar Shqipërinë nga një organizatë kriminale “që me korrupsionin dhe inkriminin e saj ka bllokuar jo vetëm integrimin europian, por ka marrë peng edhe të ardhmen e vendit.”

Ai paralajmëron vijimësinë e protestave, teksa thotë se janë domosdoshmëri jetike për të ardhmen e vendit që po mbahet peng nga Rama.

“Vijimi i protestave të pandalshme domosdoshmëri jetike për të ardhmen europiane të vendit, e cila mbahet peng nga Edi Rama dhe struktura kriminale që ka marrë peng të gjithë shtetin, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve dhe vijon të mbajë pushtetin përmes dhunës, korrupsionit, frikës dhe propagandës”, shton ai.

Deklarata e plotë:

22 Marsi i Demokracisë u shndërrua mbrëmë në një ditë triumfi të Lirisë, në ditën e përballjes me Narkodiktaturën e Edi Ramës, që ka humbur çdo legjitimitet shteteror, politik dhe njerëzor duke u identifikuar qartë dhe diskredituar para gjithë botës si një regjim policor, i inkriminuar dhe kleptokratik,  armik i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, por edhe i pluralizmit politik dhe demokracisë.

Mijëra shqiptarë nga Tirana dhe të katër anët e vendit u ngritën mbrëmë në këmbë me guxim e kurajë për të shpallur fundin e një sistemi të kalbur që mbahet në këmbë vetëm nga krimi dhe terrori shtetëror policor.

Mirënjohje të thellë për çdo qytetar që i dha një goditje të fortë pushtetit të degraduar të Edi Ramës, duke dëshmuar se ky popull nuk e pranon kurrë si normalitet korrupsionin, varfërinë, padrejtësinë dhe mashtrimin e përditshëm.

Shqiptarët janë gati për çdo sakrificë dhe për të paguar çdo çmim për Lirinë, për të çliruar Shqipërinë nga një organizatë kriminale që me korrupsionin dhe inkriminin e saj ka bllokuar jo vetëm integrimin europian, por ka marrë peng edhe të ardhmen e vendit.

Partia e Lirisë dënon me forcën më të madhe dhunën kriminale të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, rrëmbimet e turpshme të qytetarëve dhe minorenëve, si dhe agresionin e organizuar ndaj liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha dhe deputetëve të opozitës.

Mediat më prestigjioze botërore kanë përcjellë masivisht situatën shumë të rëndë që ndodhi dje në protest, akte kriminale të një Narkodiktature që ka hyrë në fazën më të errët, ku ligji është zëvendësuar nga dhuna ndërsa shteti nga një organizatë kriminale, që ka tmerr edhe nga liria e fjalës dhe që dje shkarkoi nga puna gazetarin e pavarur, Ilir Babarmo, vetëm pse kritikoi hapur vjedhjen monstruoze të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe gjithë Qeverisë.

Ky terror i hapur është prova më e qartë e panikut që ka kapluar Edi Ramën dhe klikën e tij. Një pushtet që trembet nga qytetarët e vet është një pushtet i rrëzuar, destinacioni i të cilit është vetëm fundi dhe shkërmoqja nën këmbët e sovranit. Mijëra shqiptarë nga mbarë vendi treguan dje se populli është gati të marrë në duar fatet e tij, për të rikthyer lirinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur dhe për të ndërtuar një të ardhme të lirë nga frika dhe padrejtësia.

Vijimi i protestave të pandalshme domosdoshmëri jetike për të ardhmen europiane të vendit, e cila mbahet peng nga Edi Rama dhe struktura kriminale që ka marrë peng të gjithë shtetin, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve dhe vijon të mbajë pushtetin përmes dhunës, korrupsionit, frikës dhe propagandës.

Me një regjim që nuk dëgjon, nuk reflekton dhe që çdo ditë thellon paligjshmërinë dhe grabitjen ndaj qytetarëve, përballja është e vetmja rrugë. Vetëm përmes qëndresës paqësore, të bashkuar dhe të pandalur, mund të rikthehet liria dhe demokracia e vërtetë në Shqipëri.

Partia e Lirisë, e cila eshte sot forca poltike me e agresuar e Narkoregjimit, Presidenti i se ciles, Ilir Meta, vijon te qendroje i burgosur politik pa asnje prove dhe fakt penal kunder tij, eshte më e vendosur se kurrë për çdo sakrificë, për të paguar çdo çmim, derisa t’i shkurtojë ditët e fundit një pushteti të ngritur mbi krimin, korrupsionin dhe vjedhjen e vullnetit të shqiptarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?