Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video të shoqëruar me dixhiturën se ligji i propozuar nga qeveria për “barazinë gjinore” synon, sipas tij, “përmbysjen e familjes dhe vlerave të saj”, si dhe “vendosjen e censurës dhe mohimin e të drejtave prindërore”. Berisha akuzon mazhorancën se nën petkun e barazisë po tenton të fusë elementë ideologjikë që shkelin të drejtat themelore të qytetarëve.
Në postim, ai përfshin një video të fjalës së tij në Kuvend, ku e cilëson seancën si “krejt të ndryshme nga çdo tjetër”, duke theksuar se ligji i ri është “ideologjik” dhe synon “përmbysjen e rendit gjinor binar mijëvjeçar”, të familjes dhe librave të shenjtë. Berisha pretendon se drafti “shkatërron barazinë e vërtetë midis burrit e gruas, nënës e babait”, duke e zëvendësuar atë me “përkatësi të shumëfishta gjinore” që, sipas tij, bie ndesh me Kushtetutën.
Fjala e Berishës:
Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo seancë është një seancë krejt tjetër nga çdo seancë që keni ndjekur gjer sot. Këtu kanë sjellë një ligj të quajtur në thonjëza për barazinë gjinore, por një ligj kryekëput ideologjik, i cili bazohet absolutisht në përmbysjen e rendit gjinor binar shekullor dhe mijëvjeçar.
Në përmbysjen e familjes dhe vlerave të saj. Në përmbysjen e librave të shenjtë dhe moralit të tyre. Në përmbysjen e të drejtës prindërore për edukimin e fëmijës së tij. Në përmbysjen e çdo standardi të njohur gjer sot.
Theksoj dhe ritheksoj një mijë herë se do mbetem i paepur në bindjet e mia dhe në programet e partisë për barazinë midis burrit dhe gruas, për barazinë midis nënës dhe babait, midis motrës dhe vëllait.
Por, pikërisht kjo barazi sot zhduket.
Sot merr goditjen më fatale sepse kjo barazi e bazuar në binaritetin grua dhe burrë, femër dhe mashkull, nënë dhe baba, tashmë transformohet në përkatësi të shumëfishta gjinore. Tashmë transformohet në gjini me diversitet të gjerë duke përmbysur Kushtetutën e Shqipërisë, nenet themelore të saj të lirive dhe të drejtave të njeriut, të lirisë së besimit, të të drejtave të prindërve mbi fëmijët e vet. Përmbyset kodi i familjes dhe kodet e tjera.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky ligj i doktrinës post-marksiste, ekstremit të majtë më të rrezikshëm të kohërave, sepse Marksi nuk shkoi më përçudnimin dhe transfigurimin e familjes. Marksi përcaktoi shkatërrimin e pronës private për ndërtimin e njeriut të ri. Kushti i Marksit për njeriun e ri, ishte njeriu pa pranë.
Kushti i post-marksistëve për njeriun është njeriu pa familje. Qytetarë dhe qytetare, sillet në emër të direktivave të BE. Ekspertë të shquar kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE, në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Në asnjërën prej tyre nuk flitet për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cila direktivë e BE e kërkon një gjë të tillë.
T’u thotë shqiptarëve, se direktivat janë aty. Sepse ky ligj, është hedhur poshtë në 21 vende anëtare të BE. Sepse ky ligj, është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016. Sepse ky ligj, de facto, u mohon prindërve të drejtën e edukimit të fëmijëve të tyre bazuar në dhuntinë që u ka dhënë Zoti, vajzë apo djalë. Apo natyra për ata që nuk besojnë Zotin.
Sepse ky ligj, gjobit udhëheqësit fetarë, shpirtërore, në qoftë se ata besimtarëve do u parashtrojnë mësimet e Kuranit, Biblës, Talmudit. Sepse ky ligj, de facto, në shoqërinë post-marksiste godet familjen, godet identitetin familjar të bazuar në bizaritetin biologjik.
Nga studioja e Report TV, pedagogia Ilirjana Kuçani ka bërë deklarata të forta në lidhje me pjesëmarrjen e ulët në v...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një postim në Facebook, të shoqëruar me dixhiturën se ligji i prop...
Në Vlorë, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është tejet e ulët. Nga të dhënat e Komisionit Qendror t&eum...
Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka votuar gjatë ditës së sotme në një nga qendrat e votimit në qyte...
Në disa qendra votimi të qytetit të Vlorës, komisionerët e Partisë Socialiste janë kapur duke nxjerrë informacion ...
Ismail Qemali (Ylli Meçaj) erdhi nga Italia për të votuar, por nuk e gjeti emrin në listat e votimit. Ylli Meçaj artisti vlonjat i...
Duket se zgjedhjet lokale në 5 bashki kanë pak interes për të rinjtë, megjithëse shumica e tyre jetojnë jashtë vendit. ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, foli sot në studion e News24 për aferën e Tunelit të Llogarasë, për t&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar zërat për një ministër të qeverisë që mund t&eu...
Lefter Maliqi thotë se situate në PS nuk është e qetë dhe se lufta brenda llojit është bërë shumë e rrezikshme...