Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës ku po bën prezantimin e kandidatëve për deputet të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Berisha tha gjatë fjalës së tij se Shkodra ka qenë dhe mbetet në histori si qyteti i pikënisjes së epokave për kombin shqiptar.
Ai tha se në këtë qytet ka nisur epoka e demokracisë dhe shembja e diktaturës komuniste. Për këtë shkak ai shtoi se ka zgjedhur Shkodrës për të nisur betejën për rrëzimin e asaj që e quajti si "diktatura e dytë". Kryedemokrati u shpreh se fushata e PD-së do të jetë çlirimtare për Shkodrën. Sipas tij, kryeministri Edi Rama i ka sjellë këtij qyteti vetëm banda kriminale, vrasje dhe masakra që marrin jetë të pafajshmësh.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Demokrate e demokratë, të dashur kandidate e kandidatë për deputete e deputetë të ardhshëm, përfaqësues të qytetarëve dhe banorëve të këtij rrethi, një falënderim dhe mirënjohje të pakufishme për këtë mikpritje të zjarrtë. Në Shkodër, në Rozafën e lirisë, njeriu ndjehet më i lirë se kudo tjetër në Shqipëri, se kudo tjetër në botë.
Të dashur miq, askush nuk mund të thotë, nuk mund të shkruajë më shumë për Shkodrën se sa ka thënë historia për këtë qytet. Ajo histori që shkodranët e kanë shkruar vetë me guxim, me mendje të ndritur, me zemër, me dashuri, me djersë dhe gjak për qytetin e tyre të bekuar në ditët më të vështira të tij, Shkodra ka qenë dhe mbetet në histori qyteti i pikënisjes së epokave për kombin shqiptar.
Këtu në Shkodër nisi epoka e demokracisë dhe shembja e diktaturës komuniste ndaj dhe unë zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë dhe ndërtimin kësaj here të Shkodrës madhështore, të Shqipërisë madhështore.
Të dashur miq, ne jemi në prag të një fushate elektorale që do shënohet në historinë ndoshta fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit.
Sepse në këtë fushatë ne nuk kemi kundër një parti politike, ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që duhet rilindje. Ne kemi përballë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, tashmë të faktuar me dokumente themelore ndërkombëtare. Prandaj kjo fushatë është në fakt një fushatë çlirimtare për Shqipërinë dhe për Shkodrën. Por mbi të gjitha, kjo fushatë është çlirimtare për Shkodrën, sepse po të shohësh sot këtë qytet të bekuar, ndjen dhimbje, keqardhje të thellë.
Edi Rama, që i premtoi Edenin Shkodrën, u solli Brajat, Bajrët dhe Brajoviçët. Edi Rama i solli qytetit vrasje, shpërthime,atentate, masakra, djem të rinj që vriten, qytetarë ët pafajshëm që vdesin nga plumba qorrë. Shkodra e bukur, Shkodra e kulturës, Shkodra e artit, Shkodra e përjetshëm u shndërrua këto kohë si një qytet sicilian i viteve ’50 sepse Edi Rama u ka dhënë fuqi absolute bandave të narkoshtetit si të vetmen mënyrë që të sundojë Shkodrën e lirë.
TIRANË-Ministri Mbrojtës së Shqipërisë, Pirro Vengu priti ditën e sotme homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedonici dhe homologu...
BRUKSEL- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian diskutoi sot draft-raportet për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnj&eu...
erion veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim policët e burgjeve të cilët transferuan kryebashkiakun e...
rama, lapaj TIRANË- Kryetari i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar sërish sot lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka zbuluar prapasken...
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Qarkut të Beratit ka komentuar listën e mbyllur t...
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Qarkut të Beratit ka folur në lidhej me reform&eu...
TIRANË- Që zonja znj. Llagami dhe znj. Bushka reaguan, jemi mëse të lumtur. As kjo medie e as burimi i kësaj medie nuk kanë saju...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka miratuar pasditen e sotme fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Formati fletës së...
foto ilustruese TIRANË- Banka Kombëtare Tregtare (BKT), një nga institucionet financiare më të mëdha në vend, ka bë...