Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët ka drejtuar sërish akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. Berisha u shpreh se Rama do të shpenzojë 430 milionë euro për investitorët strategjikë, ndërkohë që një qytetar shqiptar merr gjithsej vetëm 4 euro.
Berisha theskon se vjedhja e fondeve publike nga qeveritarët është e pakufishme, siç është rasti i inceneratorëve. Berisha tha se ekonomia është shqetësimi më i madh i demokratëve, nga e cila sipas tij, nuk përfitojnë qytetarët shqiptarë, por vetëm varfërohen.
"Rëndom mund të shtrohet pyetja: çfarë ndodhi, si ka mundësi që prodhimi i brendshëm bruto dyfishohet, kurse varfëria rritet nga 13 në 43 përqind.
Si ka mundësi që buxheti dyfishohet, kurse mjerimi, varfëria ekstreme, rritet nga 1.04 në 3.4 përqind?
Si ka mundësi që të mashtrohen 800 mijë pensionistë me indeksimin dhe të mos indeksohet as gjysma e rritjes së çmimeve?
Çfarë ndodh me të ardhurat e krijuara nga rritja ekonomike?
Kemi të bëjmë me një shpërndarje që shkon përmes grabitjes në masën 90 përqind në kontot bankare dhe investimet e Edi Ramës, zyrtarëve dhe qeveritarëve të tij vendorë dhe qëndrorë.
Kemi të bëjmë me dhurata që Edi Rama u bën narkotrafikantëve, investitorëve strategjikë dhe ministrave të tij investitorë strategjikë.
Rikujtoj qytetarët shqiptarë se kjo kategori e investitorëve strategjikë përfiton nga shteti rreth 430 milionë euro.
Ndërkohë është 8 vite pa taksa.
Ndërkohë nga çdo turist që vjen në këto resorte, qytetari shqiptar merr gjithsej 4 euro.
Të shpenzosh 430 milionë euro për resortet e investitorëve strategjikë, pasi u ke dhuruar atyre 6 milionë metër katrorë tokë në troje turistike, do të thotë të shfrytëzosh me egërsi qytetarët shqiptarë dhe të krijosh parajsën për një grup qeveritarësh dhe delinkuentësh që nuk ngopen kurrë.
Ekonomia rritet, buxheti dyfishohet, por në spitalet tona mungojnë ilaçet më jetike për të sëmurët.
Tragjike është se për shkak të vjedhjes së fondeve të ilaçeve, Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e QSUT janë shpallur me të drejtë si Bursa e Vdekjes.
Prodhimi i brendshëm bruto dyfishohet, por cilësia e arsimit dhe investimi për arsimin bie në mënyrë katastrofale.
E gjitha kjo sepse vidhet.
Ndaj dhe Shqipëria rrokulliset në treguesin e cilësisë në PISA me 68 pikë.
Mekanizmat e krijuara nga qeveria për të vjedhur buxhetin janë të lemerishme.
Ato konsistojnë në vjedhjen 100 përqind të fondeve të caktuara për punë publike, siç është rasti i djegësave.
Janë investuar nga taksat e shqiptarëve 200 milionë euro në 3 djegësa. Asnjë prej tyre nuk punon. I Tiranës nuk është ndërtuar fare, i Fierit nuk u vu në përdorim, kurse i Elbasanit ka funksionuar gjithsej 2 javë.
Vjedhja e fondeve publike nga qeveritarët është e pakufishme, rikujtoj se vetëm me Unazën e Tiranës, projektin e megakorrupsionit Rama-Balluku, 13 km të saj janë ndarë në 14 kontrata, në mënyrë që të gjobiten 14 kompani dhe të vidhen.
Këto janë pra shqetësimi ynë i madh për ekonominë dhe gjendjen e saj, nga e cila nuk përfitojnë qytetarët shqiptarë, por varfërohen", tha Berisha.
asllan dogjani ne spak TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paqitur ditën e sotme në Prokurorinë...
TIRANA- Deputeti socialist Plarent Ndreca është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ndrec...
gazment bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve ka shprehur kritika për pu...
TIRANA- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot në parim projektbuxhetin e vitit 2025 me votat e mazhorancës. Në kët...
protesta TIRANË- Opozita ka organizuar protestën e radhës këtë të premte pranë Bashkisë së Tiranë, ku k&e...
TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrups...
jurgis cyrbja TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ndodhet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku do t&eum...
belind kellici TIRANË- Në protestën para bashkisë, ka mabjtur fjalën e tij edhe drejtuesi politik i PD-së për Tiran&eum...
TIRANA- President i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku dënon incid...
TIRANA- "News Nation Now" ka publikuar një artikull ku flitet rreth asaj që e cilëson si "fiksimi i djemve miliarderë" Alex Soros dhe...