POLITIKE

Berisha-Ramës: Nëse nuk ta mban të vish në gjykatë, të sfidoj të dalim në studion televizive

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 20:55
Berisha-Ramës: Nëse nuk ta mban të vish në gjykatë,

Kryedemokrati Sali Berisha ka sfiduar Edi Ramën. Gjatë fjalës në protestën kombëtare, Berisha u shpreh se, e pret një përballje me Ramën në gjykatë, por nëse atij nuk ja mban, atëherë përballja të ndodhë në një studio televizive.

‘Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit.

Dhe këtu para jush i them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit dhe merr manovra siç more në rastin e Lubisë dhe vetes tënde, se frikacak si ti nuk ka, të sfidoj edhe në një formë mëshirë, zgjidh studion televizive, zgjidh puthadorët e tu dhe hajde në debat t’u faktojmë shqiptarëve me fakte dhe dokumente se çfarë hajduti i pangopur je’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ndaj dhe në këto kushte krejt të ndryshme, ndër më të vështirat, më duhet të pohoj që ne, opozita shqiptare, kemi bërë dhe po bëjmë sakrifica të shumëfishta dhe të mëdha.

Ndoshta më të mëdha se çdo opozitë tjetër në Europë për të mbrojtur interesin publik, lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Ne do qëndrojmë të pamposhtur në këtë mbrojtje.

Atyre që për të sulmuar opozitën dhe për të mbrojtur krimin, narkodiktaturën, vjedhjet e saj, iu them se nuk duhet të harroni se u nis një sulm ndaj nesh me qëllim për të na asgjësuar, për të na fshirë nga harta politike e Shqipërisë.

Dhe kjo vetëm e vetëm se ne në opozitë, në sakrifica, në dhunë, në terror, nuk mund të pranonim kurrë shkrirjen me qeverinë e krimit, nuk mund të pranonim kurrë të jemi fasadë opozitë.

Ndaj dhe ja ku jam këtu për t’u thënë shqiptarëve se do qëndrojmë të pamposhtur në mbrojtjen e kauzës tonë.

Do jemi avoketër të interesit qytetar.

Avoketër të interesit kombëtar.

U tentua me gjykata të na konfiskohej partia, por me betejë dhe sakrifica ne e morëm atë.

Na izoluan ndërkombëtarisht me lobime korruptive të mafies ndërkombëtare dhe mashtrime, por sot ne kemi mbështetjen më të gjerë se kurrë ndonjëherë të miqve tanë në botë me 7 rezoluta në vetëm 14 muaj nga partitë kryesore që drejtojnë botën, që denoncojnë në këto rezoluta narkoshtetin e Edi Ramës, burgosjet politike, përqendrimin e të gjitha pushteteve, arrestimin e liderëve të opozitës.

Sot, jo vetëm nuk paraqiti për Sali Berishën pas kaq vitesh një provë, një fakt të vetëm, por ju e dëgjuat më së fundmi ai u thirr të ulet në sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij.

Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit.

Dhe këtu para jush i them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit dhe merr manovra siç more në rastin e Lubisë dhe vetes tënde, se frikacak si ti nuk ka, të sfidoj edhe në një formë mëshirë, zgjidh studion televizive, zgjidh puthadorët e tu dhe hajde në debat t’u faktojmë shqiptarëve me fakte dhe dokumente se çfarë hajduti i pangopur je.

Dhe jo vetëm kaq, por çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde.

Edi Rama, koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund.

Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen, jep dorëheqjen.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë