POLITIKE

'Regjimi të ketë frikë nga qytetarët'/ Grimci: Kjo protestë është zëri i një populli të vjedhur që ngrihet kundër padrejtësisë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 20:03
'Regjimi të ketë frikë nga qytetarët'/ Grimci: Kjo

Eda Grimci, kryetarja e degës nr. 9 të PD-së në Tiranë, gjatë protestës së opozitës iu drejtua qytetarëve me një fjalim ku bëri thirrje për reagim dhe pjesëmarrje aktive kundër, siç tha ajo, padrejtësive dhe largimit të të rinjve nga vendi.

Ajo u shpreh se protesta përfaqëson “zërin e qytetarëve të lodhur dhe të zhgënjyer”, ndërsa theksoi se të rinjtë po detyrohen të emigrojnë dhe se në vend, sipas saj, mungon meritokracia.

Grimçi i bëri thirrje qytetarëve të mos heshtin dhe të reagojnë, duke theksuar se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes qëndrimit aktiv të shoqërisë.

Grimci: 

Të dashur qytetarë, që keni guximin të jeni sot këtu. Të dashura nëna, motra, prindër, të rinj të këtij vendi. I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha. Ky nuk është një fjalim, është një thirrje për çdo shqiptar. Një thirrje për ty që je lodhur nga mashtrimi dhe propaganda, për ty që ke heshtur shumë gjatë, por sot po paguan heshtjen, për ty që ndjen çdo ditë padrejtësi në kurriz, por sërish gjen forcë të ngrihesh çdo mëngjes. Ju drejtohem me respekt dhe me përgjegjësi të plotë juve që jeni sot këtu, sepse të dalësh në protestë sot kërkon guxim, kërkon zemër, kërkon vendim për të mos heshtur më. Ju që jeni sot këtu, jeni zëri i atyre që nuk flasin dot. Jeni forca e atyre që janë të lodhur, por nuk dorëzohen. Jeni jehona e një populli të vjedhur dhe të tallur. Shikoni rreth e rrotull. Ky që sheh, nuk është turmë.

Kjo është ndërgjegje. Jemi njerëz të lirë, jemi njerëz që nuk përkulen, që nuk shiten, që nuk tremben. Sepse liria nuk negociohet, dinjiteti nuk blihet dhe frika mbaron sot. Unë sot nuk jam këtu si politikane, atë e bën doktor Berisha. Unë sot jam këtu si nënë që nuk pranon të rrisë fëmijët në një vend ku largimi shihet si mundësi. Prandaj, nga ky shesh, së pari ju drejtohem pikërisht nënave, atyre që çdo ditë përcjellin fëmijët me lot në sy në aeroport.

Atyre që jetojnë mes mallit dhe frikës për të ardhmen e tyre. Çohuni për fëmijët tuaj, mos lejoni t'ua largojnë. Jam këtu si bijë e dy prindërve që meritojnë dinjitet, respekt, shërbime dhe jo mashtrime apo bonuse gjysma gjeje të këtij mashtruesi këtu. Mendoni për vete. Sot ju drejtohem prindërve, gjyshërve tanë që keqpërdoren në çdo fushatë. Mendoni për fëmijët tuaj, të cilët me paratë e fituara me mund nëpër botë, duhet të kujdesen edhe për juve. Mos i lejoni më t'ju poshtërojnë, reagoni kundër hajdutëve, mos i votoni më. Mbi të gjitha, ju drejtohem të rinjve, atyre që sot janë në shesh, por dhe atyre që janë jashtë e nuk mund të jenë sot me ne. Ju jeni arsyeja pse kjo betejë nuk ndalet. Ju jeni shpresa, energjia. Mos i dëgjoni kur ju thonë se jeni brez dembelësh e indiferentësh. Këtë duan këta që ju të mendoni, pasi kanë frikë nga ju. Reagoni e mos i lejoni t'ju marrin ëndrrat, shpresën, punën, mundësinë. Mos ikni nga ky vend me valixhe në duar e me dhimbje në zemër. Kjo nuk është mundësi, jo. Kjo është tragjedi, ky është popullim, kjo është vrasje e të ardhmes.

Shkolla pa kushte, arsimi i shitur, mësues të detyruar të bëhen ushtarë politikë. Të rinj që mësojnë me dhimbje vetëm një gjë, që në këtë vend nuk fiton më i miri, por më i lidhuri, më patronazhisti. Dhe ti, sipas tyre, duhet të heshtësh. Po deri kur? Kështu nuk është jetë, është poshtrim. Në çdo shtëpi shqiptare ka një plagë. Ka një djalë larg, ka një vajzë larg, ka një nënë që pret një telefonatë, një baba që mban lotët nga pamundësia dhe nga frika për një vend të mjerë pune. Mjaft më. Ndërkohë, këta, këta pasurohen, këta vjedhin. Këta sillen si pronarë të këtij vendi. Mjaft më me nënshtrim dhe frikë, sepse nga sot, këta duhet të kenë frikë nga ju. Kanë frikë nga ty, nga zëri jot, nga qëndresa jote, sepse e dinë që vetëm kur ne të zgjohemi, këta do të largohen nga pushteti i vjedhur. Unë e kam parë frikën e këtyre. I kam parë sa trima janë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë