Nga Parlamenti, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha replikoi ashpër me ministrin e Shtetit për Parlamentin, Toni Gogu, duke e akuzuar se “ngatërron fjalën binar me bipolar”.
Ai theksoi se termi “binar” nuk është fyerje, por përkufizon ndarjen gjinore mes burrit dhe gruas.
Berisha mohoi çdo formë diskriminimi, duke kujtuar se është autor i ligjit që dënon diskriminimin për orientim seksual. Ai e cilësoi reagimin e Gogut si “turp” dhe shenjë injorance.
Fjala e Berishës:
Së pari, injoranca nuk është kurrë argument.
Parafolësi duket se fjalën binar e ngatërron me fjalën bipolar.
Por, Zot fale se ç’di të thotë.
Fjala binar në konceptin tim nuk është kurrë fyerje.
Binar quhet burri dhe gruaja.
Gjini binare do të thotë mashkull dhe femër.
Ti që ngrihesh dhe thua fyerje, duhet të ndjehesh keq me veten tënde.
Është e turpshme.
Nuk e bën asnjë nxënës i klasës së katërt një gafë të tillë.
Nuk mund ta fyeja unë atë, e thashë këtu, përkundrazi, e vetmja gjë që kërkova është të na tregojë cilën direktivë.
Dhe nuk e kërkova kot sepse unë para se të vij kam kërkuar nga ekspertë, nga njohës të të drejtës evropiane, dhe ata më kanë garantuar, siç e thashë, se nuk ekziston asnjë direktivë e BE për largimin nga binariteti dhe adaptimin e identiteteve me spektër të ndryshëm dhe me përkatësi të shumëfishtë.
Pra, dyfishësia dhe shumëfishësia që ta mësoni ju është binaritet, multibinaritet.
Nuk kanë lidhje me polaritetin.
Atë e di më shumë se kushdo tjetër, kryetari yt.
Shko dhe pyete kryetarin tënd të të shpjegojë se çfarë është bipolariteti.
Ai ta thotë ty mirë.
Si e diskriminova?
Pse e quajta binar?
Asnjë diskriminim, përkundrazi thashë binar. Dhe binar nuk mund të jetë fyerje kurrë.
As edhe gej nuk mund të jetë fyerje kurrë. Jo, nuk janë fyerje këto për terminologjinë e njeriut që beson në mosdiskrimimin.
Jo. I ke ti këto, por jo unë, se unë jam autori i një ligji, i cili pikërisht nuk pranon dhe dënon diskriminimin për orientimin seksual.
Pra, qenka binar sipas teje fjalë fyerëse?
Mund të them shumë gjëra për këtë. Turp. Ishte turp kjo!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Nëntor20:14
Deklaratat për ambasadorin Gonzato, PS kërkon masë drastike për Berishën
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë. Kërkesë vjen pas deklarat&...
POLITIKE
6 Nëntor20:02
Berisha zbulon të dhëna të tjera nga dosja për Taulant Ballën: Kreu porosi për vrasje. Prokurori e dogji
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri akuza të forta ndaj kreut të grupit pa...
POLITIKE
6 Nëntor19:16
“Këta i peshojnë lekët, nuk i numërojnë dot”/ Banorët e Vlorës mosbesim për zgjedhjet e së dielës dhe akuzave për patronazhim
Në rrugën përbri Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Vlorë është vendosur prej ditësh një billboar...
POLITIKE
6 Nëntor19:14
Afera 50 mln euro e Tunelit të Llogarasë, Birn: Socialistët shmangin llogaridhënien e Ballukut në Kuvend
Belinda Balluku, zv.kryeministrja nën akuzë e qeverisë “Rama”, mungoi të enjten në Parlament, ndërkohë që op...
POLITIKE
6 Nëntor19:10
Ligji për barazinë gjinore, Rama nuk tërhiqet dhe i kërkon falje ambasadorit të BE
Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratave të Marta Kos, duke kërkuar ndjesë për mënyrën fyese me të cilën sipas tij...
POLITIKE
6 Nëntor19:05
“Ambasadori Gonzato imponon bindjet e tij”, Marta Kos reagon pas deklaratave të Berishës
Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, reagoi pas deklaratave të kreut të Partisë Demokr...
POLITIKE
6 Nëntor18:30
Skandali në dogana, Bylykbashi lexon mesazhin e zyrtarit për drejtorin e DAP
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka denoncuar nga Kuvendi një rast flagrant të shkeljes së ligjit në administratën...
POLITIKE
6 Nëntor18:21
Tabaku: Shqipërisë i duhen 79 vite për të plotësuar standartet e BE në fushën sociale, 50 vjet në atë ekonomike
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, ka komentuar gjetjet e Progres Raportit të Komisionit Euro...
POLITIKE
6 Nëntor18:07
Balluku iu fsheh Kuvendit, reagon Bardhi: Dorëhiqu dhe pendohu Belinda! Mesazhet e Ramës çoji më SPAK
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku refuzoi të shkonte n&e...
POLITIKE
6 Nëntor17:42
Afera e ‘Llogarasë’/ Hoti: Pse nuk ka masë sigurie për Ballukun? Ku shkuan 50 mln €
Deputetja demokrate, Elda Hoti, ka folur në lidhje me hetimet për tenderin e tunelit të Llogarasë, për të cilën ësht&e...