Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira, si do të jenë temperaturat
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik. Moti parashikohet me k...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik. Moti parashikohet me k...
Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore për shumë sektorë t...
Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani një ambient sa me te ngrohte ne jetën tuaj ne çif...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...

“Mafia e Surrelit është mafia më e rrezikshme e Europës. Është mafia që u kushton shqiptarëve në çdo punë publike, në çdo tender, qindra dhe miliarda euro.
Sot unë kam zgjedhur të ndalem para qytetarëve shqiptarë se sa paguajnë ata për pallatin në pajë të Linda Ramës.
Pallat për të cilin, Linda Rama dhe bashkëshorti i saj, kryehajduti i kombit, Edi Rama, nuk janë në gjendje të paraqesin qoftë edhe një faturë të vetme doganore, tatimore, ndërtimore, mjedisore apo të çdo lloji.”
Këto ishin akuzat që bëri kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një koncerence me gazetarët nga Selia Blu. Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij në lidhje me një pallat në pronësi të tyre.
“Pallati në pajë i ndërtuar në sheshin e pallateve, në tokën e tyre, kjo duhet theksuar. Ajo ka qenë tokë e familjes Basha, Basha është mbiemri i vajzërisë së zonjës Rama.
Pra, i ndërtuar në sheshin e pallateve në kundërshtim me çdo kondicion urbanistik.
Por ky është kapitull i veçantë.
Kapitulli tjetër është se zonja nuk paraqet dot qoftë edhe një faturë të vetme për pallatin 5 kate mbi tokë, sa ka nën tokë, shkoni dhe kontrollojeni vetë.
Kur ky superskandal u denoncua me dokumente nga PD në atë kohë, dhe kur ILDKP filloi procedurën e hetimit për origjinën e pallatit, origjinën e pallatit pa asnjë faturë, Edi Rama shkarkon në mënyrë të rrufeshme zonjën Zana Xhuka, një nga zyrtaret më serioze të administratës shtetërore, e shkarkon në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vetëm për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga pallati që mbi apo që ra si me parashutë i Linda Ramës, për të cilin ajo tha se është ndërtuar me para gjaku”, deklaroi Berisha.
Kreu i PD-së rikujtoi se ky skandal është denoncuar nga demokratët të cilët kanë paraqitur dokumente dhe fakte.
“Nuk besoj se vëllai i saj në emigracion të jetë marrë as me drogë, as me vrasje. Jo. Po se si e lëshoi ajo atë fjalë, e di vetë dhe kjo është çështje e tyre familjare.
Por tani dëgjoni pak se sa e paguajnë shqiptarët pallatin.
Shqiptarët pallatin e paguajnë, siç thotë vetë shprehja e tyre popullore, më shumë se frëngu pulën.
Shqiptarët, kompaninë që ndërtoi pallatin, kompaninë 2T të famozit Sako, vëllait të ish-komandantit të gardës, aktualisht kryetar bashkie në Tepelenë, e paguajnë jo 100 apo 200, por e paguajnë së paku 300 milionë euro pasi rruga Qukës- Qafë Plloçë, e filluar në vitin 2009, 43 kilometra, e parashikuar me një shumë prej 73 milionë dollarë të Bankës Islamike, kjo rrugë pas vitit 2013 iu besua ndërtuesit të pallatit në pajë.
Ndërtuesi Sako, në rrugën Qukës- Qafë Plloçë, arriti të fryjë çmimet, fjala është në 310 milionë, e vërteta rreth 400 milionë euro në mënyrën më të pabesueshme”, tha kryetari i PD-së.
Berisha kërkoi që kryeministri Edi Rama të mbajë përgjegjësi për skandalin dhe të përgjigjet para drejtësisë dhe qytetarëve shqiptarë të cilët paguajnë taksat./Piranjat News
Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV. Rama k...
Deputeti i PD, Saimir Korreshi, nga studioja e “Kafe Shqeto”, ka komentuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe implikimet politike t...
Sot në orën 10:00 mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë së Lirisë Il...
Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas mbështetjes që i dha Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ball...
Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas mbështetjes që i dha Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ball...
Deputetja e PD, Ina Zhupa, e ka cilësuar të paprecedentë zvarritjen nga Gjykata Kushtetuese të vendimit për pezullimin e zv/kryeministr...
Gjatë fjalës para demokratëve të njësive 1 dhe 3, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje për të rip&eu...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën në pushtet se nuk organizon zgjedhje, por se në vend të tyre di të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ndodhet në Washington, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me angazhimin e Sh...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka ngritur një “zyr...