POLITIKE

Berisha: Shqiptarët paguajnë 820 milionë euro në vit nga xhepi për kujdesin shëndetësor! Ne do vendosim listën e rimbursimit si në Itali

r.ll Përditësimi i fundit 19 Prill 2025, 22:08
Berisha: Shqiptarët paguajnë 820 milionë euro në vit nga
foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në takimin me qytetarët në Kombinat se me PD në qeverisje shqiptarëve do t'ju kthehen paratë e veta. Berisha tha se në 90 ditët e para do të vendoset minimumi jetik 200 euro. Kreu i PD-së theksoi se gjithashtu nuk do ketë rrogë në Shqipëri nën 500 euro. 

Më tej ai shtoi se ushqimet dhe gjërat bazë të gjithë rrogëulëtit dhe pensionistët do i marrin 20 përqind më lirë se të tjerët. Ai tha se do të kenë kartën e konsumatorit dhe do u jepet mbrapsht e gjithë TVSh që është 450 euro në vit.

Lidhur me ilaçet, lideri i opozitës u shpreh se listën e barnave për rimbursim që ka Italia do ta ketë edhe Shqipëria. Berisha tha se rrogat e mjekëve dhe infermierëve do dyfishohen, ndërsa pagat e mësuesve do të jetë 1500 euro.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Çfarë do bëjmë ne? Ne do fillojmë t’u kthejmë paratë qytetarëve. Duke parë këtë gjendje katastrofale, një vit e gjysmë më parë ne dërguam në parlament ligjin e minimumit jetik. Minimumi jetik është që çdo shqiptar do ketë në ditë 6.3 euro apo 200 euro. Por sot, 57 përqind e pensionistëve, më së paku, të cilët nuk kanë pensione të plota, sot të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, të gjithë studentët, të gjithë jetimët, marrin nën minimumin jetik. Atëherë ne dërguam një ligj në parlament. E refuzoi në mënyrë kategorike dhe pasi nuk e votoi, deklaroi se kjo do na çonte në katastrofë.
Mashtrim i jashtëzakonshëm. Tani do shtroni një pyetje, po pse nuk shkuam në katastrofë kur dyfishuam rrogat e mësuesve,  mjekëve, infermierëve? Kur dyfishuam pensionet e ulëta.

Pse nuk shkuam? Çfarë katastrofe, ky është një mashtrim i turpshëm. Po pse nuk shkon në katastrofë Albin Kurti, që para 3 muajsh me një buxhet sa gjysma e këtij që kemi ne, me pensionistë gjysma e këtyre që kemi ne, mori 100 milionë euro, i çoi në fondin e pensioneve dhe tha se pensionet do rriten 20 përqind. Çfarë katastrofe pësoi ai? Të dashur qytetarë, këta janë bërë një grup njerëzish që nuk kanë ndjenja njerëzore. Që njerëzit u duken miza. Këta kanë gjetur ngushëllim me shprehjen që nuk vdes kush për bukën në Shqipëri. Po a mund të thotë një shtetar që puna qenka që një qytetar të vdesë apo jo për bukë? Pra, e kanë degraduar në këtë shkallë gjendjen. Po sa janë këta? Këta janë 760 mijë pensionistë, janë mijëra e mijëra të tjerë me ndihmë ekonomike ose nuk kanë farë ndihmë ekonomike.

Çfarë do bëjmë ne? 90 ditët e para do vendosim minimumin jetik 200 euro. Rrogat e ulëta. Nuk do ketë rrogë në Shqipëri nën 500 euro. E ka çdo vend dhe u garantoj se pas rrogës minimale, do kalohet në ditën me pagën minimale. E ka çdo vend dhe ne në këtë rrugë do ecim. A mjaftojnë këto? Jo, u them unë. Çfarë do bëjmë tjetër ne. Ushqimet dhe gjërat bazë të gjithë rrogëulëtit, të gjithë pensionistët do i marrin 20 përqind më lirë se të tjerët. Do kenë kartën e konsumatorit dhe do u jepet mbrapsht e gjithë TVSh që është 450 euro në vit. Është pra sa tre pensione të sotme. Nafta, që pasqyrohet në çdo çmim, do zbresë në çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni, 40 përqind më lirë. Energjia elektrike do zbresë në 7 lekë për familjarët. Tarifat e ujit do përgjysmohen.

Pra, do ketë një frymëmarrje më të madhe ekonomike për njerëzit. Do thoni ju, po ilaçet? Do ketë një përgjigje shumë të mirë. Ne do marrim listën e Italisë sepse janë mijëra e mijëra shqiptarë që u kërkojnë fëmijëve të tyre, njerëzve të tyre për t’u çuar ilaçet për mjekim. Jo, listën që ka Italia për rimbursim do e ketë edhe Shqipëria. Po, nuk them se do kemi kuzhinën italiane, nuk them se do kemi mirëqenien italiane, po do barazohemi 100 përqind në listën e ilaçeve sepse jetë kemi ne, jetë kanë edhe ata. Prandaj dyllosen Toma me Vilma Nushin dhe në Shqipëri që nuk shitet asnjë ilaç që nuk tregtohet në dy vende të BE. Pra, në këtë mënyrë ne bëhemi më të drejtë.

Shoqëria bëhet me moral. Ne tregojmë solidaritetin tonë. Nuk ka të varfër për dembelizëm. Të varfrit i krijon regjimi dhe duhet detyrimisht qeveria të bëjë gjithçka për t’i nxjerrë nga varfëria. Dhe ky sistem që vendosim ne është një hap shumë i mirë përpara. Rroga mesatare do jetë 1200 euro. Rroga e mësuesit do jetë 1500 euro. Rrogat e mjekëve dhe infermierëve do dyfishohen. A e dini ju se në ç’gjendje katastrofe është sistemi ynë shëndetësor. Isha në Dibër sot. Dhe në Dibër kam qenë në pranverë të vitit 1986, kam shkuar atje dhe kam ngritur një reanimacion me 5 shtretër. Unë u them ju, sot spitali i Dibrës, sot sistemi shëndetësor i Dibrës është shumë më poshtë se ç’ishte në vitin 1986 në të gjitha aspektet. Një rrokullisje, mungesa totale, ikje masive e mjekëve dhe infermierëve dhe nuk pyet kush fare për këtë.

Spitalet pa ilaçe, pa aparatura. Çfarë nxori javën e fundit INSTAT? INSTAT tregoi se shqiptarët janë njerëzit që paguajnë më shumë nga xhepi i tyre në Europë, ndoshta edhe në botë, për kujdesin shëndetësor. A mund të imagjinoni ju se shpenzohet nga shqiptarët në vit 820 milionë euro në vit para xhepi për kujdesin shëndetësor. I bie 410 euro për person. Kjo sepse paratë tuaja vidhen. Ju jepni paratë dhe Edi Rama i merr paratë me këtë Korbën e Korrupsionit. I dha PPP për sterilizimin. E rriti çmimin e sterilizimit 84 herë. Kjo është e vërteta absolute. Kjo solli që çdo muaj të paktën 1 mijë shqiptarë nuk operohen dot se spitalet nuk blejnë dot setet e sterilizuara. Dha laboratoret. Çfarë solli kjo? Shqiptarët mund të bëjnë analiza vetëm 20 ditë. 10 ditët e fundit asnjë analizë. Pra a ka një rrokullisje më të madhe se kjo, a ka një vjedhje më të madhe se kjo?

A u kujtohet ju ky kryeministër që është në shumë aspekte më i pakët nuk mund të bëhet burri në dije se ai, që kishte gjetur një gërshërë të thyer dhe një pincë dhe vraponte nëpër studio ‘ja me se operoheshin’. Kush mo operohej me ato? Apo doje të vidhje ti, të rrisje koston 84 herë. Pra, shkatërruan shëndetësinë. Vdekshmëria nga sëmundjet e rënda është 2-3 herë më e lartë në Europë se i lënë të sëmurët pa ilaçe. Dhe se thotë se në Onkologjik janë kryer krime kundër njerëzimit. Dhe janë kryer, ua them unë. Janë krime të mirëfillta kundër njerëzimit sepse janë lënë të sëmurët pa ilaçe. Çfarë ndodh? Në vend se si kryeministër të urdhërojë ndryshimin e menjëhershëm, të dërgojë fondin e duhur, tre muaj mbrapa, mjekët thonë nuk ka mjekim. Kur shkon pas vjedhjes, humbet çdo moral dhe njerëzit të duken miza, të duken armiq, të duken të pavlerë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan