Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kulturën, theksoi se kultura është një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar dhe se ruajtja dhe zhvillimi i saj janë thelbësore për brezat e ardhshëm. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se PD do të angazhohet për shfrytëzimin e kapaciteteve të botës dixhitale në fushën e artit dhe kulturës, duke përfshirë gjithashtu rindërtimin e teatrit në formën origjinale, siç ishte. Berisha e cilësoi veprimin e shtetit për dëmtimin e këtij teatri si një shembull të veprimit mafioz, duke theksuar se Partia Demokratike është e vendosur ta rikthejë atë në formën që meriton.
"Një dimension tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm është dimensioni dixhital. Sot, bota dixhitale është bërë po kaq e fuqishme sa bota reale. Çdo injorim i saj, ti humbet një dimension dhe potencial shumë të madh.
Ndaj dhe në këtë drejtim ne do bëjmë gjithçka për shfrytëzimin e kapaciteteve të botës dixhitale në fushën e artit dhe të kulturës. Ju ngritët me shumë të drejtë këtu rindërtimin e teatrit siç ishte. Pa diskutim që kjo do të ndodhë. Nuk ka rast më klasik, më të shëmtuar të veprimit mafioz, të shtetit mafioz. Miq, ne vuajmë shumë nga një problem.
Vuajmë nga fakti se nuk realizojmë dot atë që thotë Samuel Hantington se më e keqja e diktaturave është diktatura e narkosit, e drogës se nuk respekton asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë rregull. Kurse këtu shkel çdo ligj me transferimin e pronësisë. Shkelmon vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vazhdon si bandit ndërtimin me bekimin e padrinos, e një njeriu që tregon çdo ditë se nuk kryeson çdo gjë tjetër veçse një organizatë kriminale.
Pra, teatri në mënyrë të padiskutueshme do rindërtohet siç ishte dhe aty ku është. Dhe unë i jap një paralajmërim atij që e ka marrë përsipër. Po ndërton në shkelje flagrante të Kushtetutës.
Elementë delinkuentë si Erion Veliaj që është atje ku është dhe i garantoj se aty do shkojë Edi Rama, nuk mund të shërbejnë ty si justifikim për të pushtuar truallin dhe për të ndërtuar. Duhet të kesh një sens në veprimtarinë tënde. Ju garantoj se statusi i artistit dhe me përcaktime të qarta, do të jetë një nga ligjet më të rëndësishme dhe të parat që do miratohet. Kujtimi përmendi një vendim qeverie që u dha një trajtim të diferencuar artistëve, por për fat të keq ai vendim ishte gjysmak se ai vendim duhej të shtrihej tek të gjithë artistët, për t’i mbrojtur më shumë. Nuk ishte problem buxheti për shtetin, por më shumë ishte problem respektimi.
Teatrot janë aty, por artistët nuk u mbrojtën në rrethe. Por ai gabim do korrigjohet. Një blozë kohe e pamëshirë po bie mbi krijimet gjeniale të artistëve, shkrimtarëve shqiptarë. Veprat e tyre nuk ribotohen më. Kolonat e tyre u ndërprenë. Nuk duhet të ekzistojnë. Asnjë promovim nuk bëhet për leximin e librit. Dramatik ishte një studim ndërkombëtar. Në Shqipëri u gjetën 1 milion shqiptarë që nuk kishin lexuar asnjë libër. Ku shkojmë kështu?
Ndaj dhe një kthesë rrënjësore do ndërmerret për librin, promovimin e tij. Promovimin e trashëgimisë kulturore në fushën e letrave, në fushën e artit dhe një mbrojtje për trashëgiminë kulturore në fushën e arkeologjisë.
Duhet të përgëzoj Inën dhe profesor Apollon Baçen për guximin që treguan në një përballje të paimagjinueshme për Butrintin, ku lobe ndër më të fuqishmet shtrinë tentakulat e tyre. Butrinti për 30 vite ishte menaxhuar nga qeveria në bashkëpunim me fondacionin Rothschild dhe tani duhej të merrej nga një fondacion në mënyrën më të papërgjegjshme, ku qeveria të dilte pakicë dhe të dorëzohej ajo pasuri. T’u them një moment këtu. Isha mirënjohës shumë Lordit Rothschild sepse vëzhgonte me një përkujdesje të jashtëzakonshme të gjithë territorin e parkut kombëtar. Dhe se kush shkoi dikush e ndërtoi një diskotekë atje, letre pas letre i ndjeri pse ai ndërtim aty. Dhe kur e zgjeruam rrugën Sarandë-Butrint, letër pas letre, u cenua parku kombëtar, gjersa ua shpjeguam.
Erdhi ky, ua dha ministrave, e copëtoi parkun kombëtar. Fondacioni luajti një rol shumë negativ, e kam thënë publikisht, sepse u përzie në një aferë jashtëzakonisht të papërshtatshme. Por këtë fat amfiteatri i Durrësit dhe shumë trashëgimi të tjera. Ne i rikthehemi mbrojtjes së plotë dhe zhvillimit të mëtejshëm të trashëgimisë sonë kulturore me ligje dhe financime të përshtatshme. Është i domosdoshëm dyfishimi i buxhetit për kulturën. Është i domosdoshëm financimi privat, sponsorizimi nga sektori privat i artit.
Është i domosdoshëm nxitja e ngritjes së institucioneve artistike private, duke forcuar gjithnjë institucionet publike, por jo duke i zëvendësuar institucionet publike me private. Është e domosdoshme të dashur miq, që artistin, piktorin, këngëtarin, shkrimtarin, poetin, t’i vendosim në piedestalin që meritojnë në qoftë se ne duam një Shqipëri Madhështore. Ne jemi të përkushtuar me gjithë forcën tonë për një Shqipëri Madhështore," tha Berisha.
Hashim Thaçi KOSOVË - Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar këtë të premte varrin e babait të ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion. Rama u shpreh gja...
TIRANË- I dërguari politik i Ramës për disporën Taulant Balla ka zhilluar ditën e djeshme një takim me shqiptarët n&eu...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion. Rama u shpre...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij sot në ambientet e COD ku u prezantua raporti i GRECO-s për Shqipërin&eum...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë "Detyrim Parqitje" t&...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së zhvilluar me gazetarët është...
TIRANA- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish paraditen e kësaj t...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në prezantimin e Programit të Qeverisjes 2025-2029 p&eu...
TIRANA- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi, ka postuar një foto në rrjetet sociale ku është shfaqur me macen Sasha. Kjo e fundit &e...