Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një angazhim të fortë për përmirësimin e kushteve ekonomike në Korçë dhe gjithë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Korçë Lideri i opozitës theksoi se nga 11 maji, vrapi i tij politik do të nisë dhe nuk do të ndalet derisa qytetarët e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës të bëhen qytetarët më të paguar të Ballkanit. Kreydemokrati tha gjithashtu se Shqipëria Madhështore është Shqipëria e punës, e prodhimit e ‘Made in Albania’.
"Miqtë e mi! Në histori Korça në kulturën e artit e kombit shqiptar, në rilindjen tonë qëndron në krye për kontributin e saj. Por Korça dhe korçarët qëndrojnë në krye të artit botëror. Vëllezërit Belushi, yje në kinematografinë e Hollivudit. Gjergji Leka themeluesi i art-rrokut në SHBA. Në Shqipëri, artistë të mëdhenj, piktorë të pavdekshëm, skulptorë të shquar, poet, shkrimtarë. Pra, Korça ka të gjithë trashëgiminë mahnitëse për tu ringritur përsëri në zenitin e kohës së vet. Dhe unë ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që gjenia krijuese e korçarëve, pogradecarëve, devollive, kolonjarëve të shkëlqejë në të gjitha fushat.
Shqipëria Madhështore është Shqipëria e punës, e prodhimit e ‘Made in Albania’. Në ‘Made in Albania’ e para është ‘Made in Korça’. Askush nuk njeh punën dhe kulturën e saj, askush nuk njeh më mirë se ju, fermerë të mrekullueshëm të këtij qarku, por unë ju jap fjalën ju se ata të cilët rrëzuan fermat tuaja përdhe me Ballkanin e Hapur, ata të cilët shkatërruan mijëra e mijëra ferma në Korçë dhe në Shqipëri, më 11 maj marrin ndëshkimin shembullore. Kurse ne fermerit korçar, devollit, pogradecar, kolonjar, do bëjmë gjithçka për suksesin e tij.
Do i 5-fishojmë subvencionet për çdo bimë, për çdo njëri prodhimi, për çdo kokë bagëti të rritur.
Do investojmë në vit 70 mln euro në kullime, vaditje dhe mbrojtje të tokës. Pensionet në fshat, asnjë pension ndën 200 euro. Linja krediti të buta për çdo fermer që dëshiron të zgjerojë fermën e tij. Miq, mbrojtja e plotë e prodhimeve tuaja në sezon është zotimi im para jush, fermerë të Korçës, fermerë shqiptar. Miqtë e mi! Pastrimi i shtëpisë është kushti i kushteve për Shqipërinë Madhështore. Tre javë më parë Korça përcolli për në banesën e fundit një bir të shquar të saj, Robert Kotmilen, ish-kryetarin e Bashkisë të viteve ndër më të vështira në historinë e këtij qyteti. Roberti u nda nga jeta në vetmi, por mori nderimin më të madh nga qytetarët e Korçës, sepse ai jetoi, qëndroi, u shërbeu dhe vdiq si shërbëtor i tyre.
Ndaj dhe unë zotohem para jush se shtëpia do pastrohet nga këta të cilët kanë ndërtuar parajsa, kanë ndërtuar vila, hotele e motele. Nga këta që vodhën, vodhën qindra e qindra milionë euro. Miq, vetëm me djegësin e Tiranës, Edi Rama 130 mln euro ka zhdukur. Po ky Nikoja juaj me atë termocentralin e Maliqit. Kur vjen këtu në Korçë, Edi Rama ka turp nga Nikoja dhe nuk e merr afër, e merr vetëm në Kolonjë që të thotë, se Kolonja e bëri Korçën. Hajdut atje, hajdut këtu, hajdut kudo që të jenë, janë. Pra, 12 vite çfarë ndodhi me shqiptarët.
Pse shqiptarët u varfëruan? Nuk ishim mëkëmbur, por rroga dhe pensionet i kishin më të lartë se të tjerët, i kishin më të lartë se maqedonasit, serbët, malazezët, Kosova, Bosnja, më të lartë se Rumania dhe Bullgaria.
Po pse? Jemi më të pasur ne, ne kemi pasuri shumë më të mëdha se ata. Çfarë ndodhi 12 vite? 12 vite u 2-3-fishuan, pensionet mbetën pothuaj ato. Sot për një qytetar korçar në pension, për të blerë ato që blinte në vitin 2013, duhet të kishte një pension 390 mijë lek. Sot rroga minimale duhet të ishte të paktën dyfishi i asaj që është sot. Por qeveritarët, Edi Rama, 3-5-fishoi rrogat e larta dhe të ulëtat i la njerëzit për të numëruar kafshatën. Merr fund kjo. Ne do u kthejmë paratë ju, dhe u garantoj se vrapi ynë që fillon me 11 maj, nuk ndalet gjersa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit. Ky është zotimi ynë para jush, ky është vendimi ynë", tha Berisha.
GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim me gratë...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Përmet. Duke iro...
GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim me gratë...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gjirokastër tha se Shqipërinë në BE mund ta çojë vet&e...
TIRANA- Demokrati Ilir Vrenozi postoi ditën e sotme një foto me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. “Po ndodh…. kafe...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama në takim me gratë dhe vajzat e Gjirokastrës, u shpreh se barazia e plotë para ligjit garantoh...
TIRANA- Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë raportuar raste ku pakoja e fletës së votimit për diasporën ësht...
PËRMET- Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim në Përmet ditën e sotme, ku u takua me biznesmenë dhe operatorë turi...
PËRMET- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ditën e sotme në Përmet. Rama u takua me biznesmenë dhe operatorë tur...
PËRMET- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ditën e sotme në Përmet. Rama u takua me biznesmenë dhe operatorë tur...