POLITIKE

"Beteja e PD për krimin elektoral nuk ndalet"/ Berisha: Më 8 shkurt Tirana do të njohë protestën më të madhe në gjithë ekzistencën e saj

b.z Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 20:44
"Beteja e PD për krimin elektoral nuk ndalet"/ Berisha: Më 8
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dekaruar mbrëmjen e sotme se në datë 8 shkurt Tirana do të njohë protestën më të madhe në gjithë ekzistencën e saj.

Në takimin e mbajtur në PD me drejtuesit politik, koordinatorët dhe kryetarët e degëve, Berisha u shpreh se Shqipëria sipas tij është e pushtuar nga krimi elektoral. Sipas tij dosjet Metamorfoza janë 50 përqind e tyre plot krim elektoral. Berisha deklaroi më tej se PD do hetojë krimin elektoral me rreptësinë më të madhe ligjore, dhe do të ketë mosbindje civile derisa Shqipëria të shpëtojë sipas tij nga krimi elektoral.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Beteja jonë ndalet vetëm në fitore.
Por këtu duhet të mobilizojmë të madh e të vogël, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit dhe të ndërmarrim një seri aktesh mosbindje civile.
Jemi në betejë me diktaturën, asnjë njeri nuk duhet ta harrojë këtë.
Nuk duhet që qetësia e një dite apo e një jave të na bëjë të harrojmë se kemi diktaturë përpara. Jo. Ne do fitojmë!
Këto janë përpëlitje.
Marrin dhe një përgjigje në këtë mënyrë të gjithë shërbëtorët e këtij regjimi.
Duhet të ngrihemi më të fuqishëm se kurrë.
Jemi të sigurt në fitore.
Po ecim drejt fitores.
Nuk mund të na e marrë Edi Rama ne me këto mjete që po përdor.
Pse mor zotëri do u heqësh të drejtën tij 1 milion shqiptarëve të drejtën për të votuar?
Ne do ua sigurojmë atyre të drejtën. Do apo nuk do Edi Rama, ata do votojnë.
Është një çështje shumë e madhe.
Po kështu e keni parë ju çdo javë, çdo ditë vendime se si të shpërndajë para për të grumbulluar para për vete dhe klanin e tij.
Ju lutem shumë, kudo që t’i shihni zyrtarët, të cilët ligji i ndalon të marrin pjesë në fushatë elektorale, i gjuani me domate dhe vezë dhe i regjistroni dhe i fotografoni.
I garantoj se do të dënohen shumë rëndë dhe se krimi elektoral do të shpallet krim i rëndë.
O do shpëtojë Shqipëria nga krimi elektoral dhe shqiptarët do votojnë, ose pastaj të ardhme vendi nuk ka.
Ky vend nuk mund të ketë të ardhme në këtë mënyrë.
E ka zbrazur vendin në mënyrë të tmerrshme dhe kërkon të mbajë pushtetin se është i zhytur në krime gjer në veshë.
I iku tani edhe ai mbrojtësi i tij, Xhorxh Soros.
Ne e kemi betejë të shenjtë këtë betejë.
E kemi betejë për shqiptarët, nuk meritojnë kurrë një diktaturë.
Janë në kaos të madh, në një luftë të egër të brendshme më keq se të ishin ujqër dhe çakej.
Në një tmerr të brendshëm.
Por e meritojnë plotësisht dhe unë i garantoj se ligji do veprojë mbi të gjitha krimet që kanë kryer.
Nxjerr zëdhënësin e tij dhe paraqet platformën e hetimit të krimit elektoral, duke fjetur mbi dosje monstruoze të krimit elektoral.
Dosjet monstruoze nuk i heton dhe mendon se do mashtrojë shqiptarët.
Absolutisht do jetë njeriu që do të paguajë çmimin më të shtrenjtë për këto krime. Dhe organizata e tij kriminale.
Natyrisht Edi Rama i pari se Altin Lala zbaton çfarë i thotë Rama.
Dosjet Metamorfoza janë 50 përqind e tyre plot krim elektoral. Si i thoshte ai Taulant Ballës, m’i arresto ti pak ata, që të marrësh votat. Dhe ky i arrestonte. Ka kaq shumë aty.
Dhe ky tani kujton se na mashtron duke nxjerrë një zëdhënës që gjoja po heton krimin elektoral. Krimin elektoral do e hetojmë ne dhe do e hetojmë shumë me rreptësinë më të madhe ligjore.
Ndaj dhe një angazhim i përgjithshëm, mosbindja civile, diversifikimi do jetë në funksion të qëllimeve tona.
Me datën 8 e gjithë Shqipëria zbret në Tiranë.
Takimet me emigracionin dhe diasporën vazhdojnë siç kanë vazhduar.
Dhe unë shpreh mirënjohje ndaj të gjithë shqiptarëve në emigracion dhe diasporë për takimet dhe për ju që i keni takuar dhe keni bërë takime shumë të mira.
Por tani, po vazhdoi kështu, takimet do përqendrohen totalisht në qytetet me ambasadat shqiptare dhe ambasadat e narkoshtetit do kenë ditë të vështira.
Ftoj emigracionin dhe diasporën të vendosin komunikime urgjente me parlamentarët e tyre, të denoncojnë përjashtimin e tyre nga qeveria shqiptare nga e drejta e votës.
Duhet që nesër të nisim punën, takime në të katër anët e Shqipërisë.
Të merrni masa, të siguroni mundësi transporti, Tirana duhet të njohë protestën më të madhe në gjithë ekzistencën e saj.
Fati i votës së lirë varet nga ne, jo nga Edi Rama.
Ne duhet të përmbushim misionin tonë.

sali berisha pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan