Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës të martën m 7 maj, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ai pohoi se në Prokurorinë e Tiranës mbrohet evazioni fiskal. Sipas kryeministrit, janë 80 raste për evazion fiskal që flenë prej vitesh në këtë prokurori. Ai nënvizoi se ka të denoncuar edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë, që i kanë çuar në prokurori vetë institucionet, për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimet tatimore.
I pyetur nga BIRN lidhur me këto deklarime të kryeministrit Rama, drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela tha se nuk mund të bënte komente. Ndërkohë, bazuar në një kërkesë për informacion, prokuroria vendosi në dispozicion të dhënat statistikore lidhur me kallëzimet e mbërritura nga organet tatimore dhe doganat prej vitit 2021 e në vijim, si dhe për ato për të cilat janë përmbyllur çështjet.
Sipas prokurorisë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë dërguar në total 106 kallëzime, nga të cilat 28 në vitin 2021; për 2022-in 43 kallëzime penale; në vitin 2023 janë depozituar 26 kallëzime penale dhe 9 kallëzime penale në 2024-ën. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë referuar gjithsej katër kallëzime penale, një në vitin 2021 dhe tre në 2022-in.
Prej këtyre kallëzimeve, janë përfunduar gjithsej 50 çështje. Në vitin 2021 janë dërguar për gjykim dy çështje dhe një tjetër është pezulluar; në 2022-in janë përfunduar 17 çështje, nga të cilat shtatë janë dërguar për gjykim, shtatë për pushim dhe për tre prej referimeve është vendosur mosfillim procedimi penal; gjatë vitit 2023 janë përfunduar 30 çështje, nga të cilat nëntë janë dërguar për gjykim, 10 kërkesa për pushim, nëntë mosfillime dhe për dy raste është shpallur moskopetenca. Sipas prokurorisë, disa prej çështjeve të përfunduara në vitet 2022 dhe 2023 u përkasin referimeve të viteve parardhëse.
“Përsa i përket totalit të çështjeve të përfunduara, rezulton se në 35% e tyre janë dërguar në Gjykatë me objekt kërkesë për gjykim, për periudhën e kërkuar. Kjo përqindje është e njëjtë me rastet e veprave tjera penale të cilat janë dërguar kërkesë për gjykim”, sqaron prokuroria në përgjigje.
I pyetur për koment lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë së Tiranës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi./ BIRN
Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku KORÇA- Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion në të gjithë...
Taulant Balla TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish lidhur me tragjedinë në Shkodër, ku nëna s&eu...
Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka padit...
Belind Këlliçi TIRANË-Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e so...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumanit, i cili tha se ka rënë denoncimi i r...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në mbledhje tha se Reforma në Drejtësi do kohën e ve...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen se përse nuk jep dorëheqjen nga posti i tij, kur gjysma e kabinetit dhe q...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen me deputetët socialistë dhe ministrat, tha se k...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste dhe kabinetin e ministrave...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar Socialist dhe kabinetin e ministrave. Gj...