I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË - Parlamenti votoi më 17 mars përbërjen e Këshillit të ri drejtues të RTSH-së, duke zgjedhur në këtë institucion individë të lidhur ngushtësisht me politikën, gjë që shqetësoi organizatat që mbrojnë lirinë e medias dhe së fundmi edhe Bashkimin Europian.
Kryetar i këtij këshilli u votua Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, me një përvojë pune gati një dekadë si këshilltar i afërt i Niko Peleshit, gjatë detyrave të tij në ekzekutiv dhe si kryetar i grupit parlamentar socialist.
Në bordin me 10 anëtarë janë gjithashtu këshilltari i ish-ministrit socialist Bledi Çuçi, një ish-zëvendësministër në qeverinë “Rama” dhe emra që vijnë nga fusha e artit apo gazetarisë, por që kanë një sfond politik ose afërsi me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.
RTSH është operatori i vetëm publik në vend dhe, në bazë të dispozitave ligjore e standardeve të lirisë së medias, do të duhej të ishte i pavarur nga politika. Standardet janë rrezikuar plotësisht me zgjedhjen e fundit, duke ngritur shqetësime për angazhimet që vendi ka ndërmarrë në procesin e integrimit.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i tha BIRN se ka ndjekur nga afër çështjen e shkarkimit në bllok të anëtarëve të Këshillit Drejtues të transmetuesit publik dhe emërimin e anëtarëve të rinj nga Parlamenti, duke ritheksuar rëndësinë e pavarësisë së RTSH-së për përmbushjen e standardeve demokratike.
“Pavarësia e transmetuesit publik të Shqipërisë, përfshirë edhe rreziqet e ndikimit politik në emërimet e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Drejtues, ka qenë një çështje afatgjatë e theksuar nga BE-ja për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë,” thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë.
BE i kujton Shqipërisë angazhimet e marra në kuadër të negociatave, angazhime që sigurojnë ndër të tjera, “një reformë të plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator për mediat, përfshirë synimin për të forcuar pavarësinë e transmetuesit publik”.
“Ndër angazhime të tjera të deklaruara, Shqipëria duhet të sigurojë që këshilli drejtues që mbikëqyr transmetuesin publik të ketë një përbërje pluraliste, të përbëhet nga individë të kualifikuar, të përfaqësojë komunitetin mediatik dhe të gëzojë autonomi nga kontrolli i qeverisë dhe korporatave,” thekson reagimi i BE-së, duke lënë të kuptohet qartë se votimi i fundit në Kuvend nuk i përmbush këto angazhime.
Në progres-raportet e Komisionit Evropian theksohet rëndësia e një transmetuesi publik të pavarur dhe në mënyrë të veçantë ndikimi politik në përzgjedhjen e bordit, si një nga shtyllat e vlerësimit të lirisë së medias.
Përbërja e bordit të ri drejtues, i zgjedhur vetëm pak ditë pasi Parlamenti vendosi të shkrijë bordin e mëparshëm me akuzat për shkelje ligjore në përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së, u kritikua edhe nga organizatat që mbrojnë lirinë e medias.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e cilësoi votimin mbizotërim të interesave të ngushta partiake mbi interesin publik dhe një humbje e mundësisë për të kthyer RTSH-në në një institucion dinjitoz dhe të pandikuar politikisht.
Bordi i kontestuar si politik do të nisë punën me zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së, një vend i mbetur bosh që pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.
Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.
Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga Parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar./BIRN
Ervin salianji TIRANË - Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu në lidhje me ironitë që ka pë...
Foto ilustruese KOSOVË - Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi të hënën një ankesë të Partisë Demokratike të ...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi duke komentuar zgjedhjet e 11 majit tha se në listat ...
GJIROKASTËR- Kryeministri, Edi Rama është shprehur se shqiptarët të cilët do të votojnë më 11 Maj, nuk duhet...
GJIROKASTËR- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputet në Gjirokastër k...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një konferencë për mediat ka folur...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Gjirokastër se integrimin në Bashkimin Europian e bën të mundur v...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama po prezanton kandidatët për deputet në qarkun e Gjirokastrës. Gjatë fjalës s...
arben ahmetaj TIRANË- Në politikën shqiptare, të qenit numri dy, ndarja si në plaçkën ashtu edhe në përgjegj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme para gazetarëve u shpreh se gjatë viteve 2005-2...