POLITIKE

BIRN: Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Korrik 2026, 18:45
BIRN: Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e

Dhjetëra profile të rreme, të identifikuara nga BIRN si të krijuara gjatë muajve të fundit shpërndanë menjëherë fjalimin e së premtes të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ai ankohej mes të tjerash për algoritmin dhe ndikimet e huaja, që sipas tij nxitën e zmadhuan protestën që i kërkon prej mbi 55 ditësh dorëheqjen. Mes qindra personave që e ndanë fjalimin e Ramës në Facebook, BIRN identifikoi mbi 25 profile të rreme si dhe deputetë të Partisë Socialiste, kryetarë bashkish dhe punonjës të administratës në qeverisjen qendrore dhe lokale.

Gjatë fjalimit të tij, Rama i ndau protestuesit në “flamingo” dhe “sorra”, ndërsa këmbënguli sërish se protesta ishte frymëzuar nga jashtë vendit, përmes manipulimit të rrjeteve sociale. “Flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global dhe algoritmi i yshtur dhe nga ustallarë të ndërhyrjes në punët e vendeve të tjera bëri pjesën tjetër,” tha Rama.

Ai pretendoi gjithashtu se një breshëri masive profilesh false ishte lëshuar përmes resë digjitale, profile që Rama tha se “i kemi identifikuar”. Rama ankohet prej javësh për algoritmin e rrjeteve sociale dhe llogaritë false të kritikëve të tij, por BIRN arriti të identifikonte se qindra profile të rreme u hapën gjithashtu në fund të qershorit nga aktorë që mbështesin qeverinë. Këto profile shpërndajnë postimet e kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij në rrjetet sociale, ndërkohë që janë angazhuar gjithashtu në sulme të koordinuara kundër mbështetësve të protestës.

BIRN identifikoi mbi 100 profile të rreme në Facebook dhe Instagram, të krijuara mes datave 28-30 qershor dhe të tjerë në korrik. Një pjesë e madhe e tyre u identifikuan duke monitoruar manualisht postimet e kryeministrit në Facebook dhe personat që i kishin shpërndarë ato.

Profilet nuk e fshehin përkatësinë, pasi përdorin kryesisht si pseudonim emra qytetesh dhe lidhje direkte me Partinë Socialiste, të tilla si “Edi Rama per Shqiperine 2030”, “kolonjasot2030” apo “Bulqiza e së Ardhmes 2030”. Edhe pse kanë emra të ndryshëm, profilet shpërndajnë përmbajtje të njëjtë propagandistike.

Për shkak të databazës, BIRN qe në gjendje të identifikonte praninë e këtyre profileve të rreme edhe në ndarjen e fjalimit të fundit të kryeministrit. Mes profileve të identifikuara lehtësisht është pseudonimi “Shigjeta e zezë”, “Bulqiza qe ecen” apo “Flamingot Durres” dhe një mori të tjerë që përdorin emra personash, pavarësisht se nuk janë profile reale./BIRN/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan