Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
TIRANË- Mazhoranca socialiste votoi të enjten në seancë plenare, me 68 vota pro dhe 21 kundër dhe 2 abstenim, projektligjin që i hap rrugën shembjes së pronave publike për interesa private.
I gjithë procesi parlamentar i ndryshimeve ligjore në aktin normativ të vitit 2008 me titull “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta…,” u kontestua nga opozita si jotransparent dhe klientelist.
Nisma fillestare e deputetit Eduart Shalsi, që synonte kalimin e funksionit nga Ministria e Financave tek ministria përgjegjëse për Ekonominë , u transformua kryekëput në komisionin e Ekonomisë të mërkurën, duke i hapur dritën jeshile shkëmbimit apo shembjes së pronave publike në rastet kur këto të fundit pengojnë projekte private.
Propozimet erdhën nga deputetët Blerina Gjylameti dhe Alban Xhelilaj dhe nuk iu nënshtruan konsultimit publik e as atij institucional, dhe nuk u botuan në faqen zyrtare të Kuvendit deri ditën e votimit në seancë.
Pavarësisht këmbënguljes së opozitës për ta tërhequr projektligjin dhe për t'ia nënshtruar atë një konsultimi paraprak socialistët nuk u tërhoqën. Po, votimi i këtij projektligji nuk është procesi i parë parlamentar i kontestuar si jo i rregullt.
Disa javë më parë, një projektligj shumë i rëndësishëm që bënte ndryshime thelbësore në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”, u ndryshua në minutën e fundit pa konsultim dhe pa transparencë sipas një drafti-propozimesh që solli qeveria në komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin. Organizatat e shoqërisë civile ishin thirrur në dëgjesa për një draft fillestar të deputetëve dhe jo për versionin final që u miratua në Kuvend.
Një taktikë e ndjekur nga deputetët socialistë që duket se luan me kufijtë e ligjores, por që dukshëm nuk synon të jetë transparente dhe shmang përfshirjen e grupeve të interesit, publikun e gjerë dhe institucionet e tjera, është ndjekur dhe në projektligje të tjera gjatë muajve të fundit.
Për ekspertët këto praktika tregojnë mungesë përgjegjshmërie të institucionit të Kuvendit, shkelje të procedurave të rregullta parlamentare dhe hedhin hije dyshimi për konflikt interesi apo lobingje të tjera që lidhen me ndryshimet ligjore të kaluara në këtë mënyrë.
Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit, i tha BIRN-it se, “këto nisma që paraqiten si nisma deputetësh, s'kanë plotësuar standardet minimale të llogaridhënies e transparencës publike”.
“Kemi të bëjmë me nisma që dyshohet të jenë në konflikt interesi, dyshohet të jenë produkte të lobingjeve dhe interesave financiare të grupeve të caktuara dhe që kanë shkelur dukshëm procedurat parlamentare”, shtoi ai. Sipas Krasniqit një procedurë normale, demokratike dhe transparente do të duhej të kalonte fazën e konsultimit me publikun dhe me institucionet.
Duke iu referuar projektligjit të fundit që i hap rrugë shembjes dhe shkëmbimit të pronave publike, ai beson se konsultimet duhej të bëheshin me të gjitha institucionet që përfshihen në rastin konkret si; Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë, apo institucionet që merren me çështje të pronësisë, por dhe organizmat partnere të Bashkimit Europian, që mbulojnë këto problematika.
“Fakti që ka injoruar çdo aktor ka kaluar limitet e asaj që quhet arroganca e pushtetit dhe lidhet me interesa elektorale”, theksoi Krasniqi.
Ndërsa Gjergji Vurmo, drejtor programesh në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM mendon se Kuvendi është para sfidave të rëndësishme që lidhen pikërisht me rritjen e integritetit ligjbërës.
“Aktualisht, sfidat më të rëndësishme për legjislativin shqiptar janë dy ; së pari rritja e përgjegjshmërisë së institucionit dhe integritetit të procesit në kuadër të funksionit parësor të tij, atij të ligjbërjes dhe së dyti, forcimi i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit”- i tha ai BIRN-it.
Sfida e parë, sipas Vurmos, “qartësisht ka të bëjë me një nga “hiletë” e përdorura ndër vite edhe më parë për të ‘trafikuar' pa konsultime dhe jashtë vëmendjes publike dispozita të caktuara në ligje për t'iu shërbyer interesave të dyshimta”.
Vurmo beson se kjo problematikë do të shmangej me ndryshime ligjore që sanksionojnë konsultim publik dhe për nismat e deputetëve dhe më tej një procedurë më transparente të hartimit të ligjeve nga ana e qeverisë.
IDM ka kërkuar adresimin e këtij ‘boshllëku ligjor”, duke kërkuar që, “edhe amendimet e deputetëve t'i nënshtrohen detyrimisht konsultimit publik”.
Nga ana tjetër IDM rekomandon që, “për të parandaluar ligjet me porosi të rishikohet rregullorja e Këshillit të Ministrave për të integruar dispozita të elaboruara që rrisin integritetin dhe transparencën e procesit të hartimit të projekt-ligjeve dhe projekt-vendimeve.
“Pasi aktualisht ky proces kaq i rëndësishëm ‘rregullohet' vetëm me një gjysmë dispozite e cila sanksionon vetëm një parim (krejtësisht të gabuar në këtë rast) – atë të konfidencialitetit”, përfundoi Vurmo./Reporter.al
emirjana sako TIRANË- Kryetarja e bashkisë Durrësit, Emirjana Sako ka dalë pas rreth dy orësh nga ambientet e Prokurorisë s&...
Emirjana Sako TIRANA- Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako paraqitet në SPAK. Ndërkohë nuk dihen ende ar...
Engjëll Agaçi TIRANA- Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka dalë nga ambientet ...
TIRANË - Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, është rikthyer në normalitet pas bojkotit të...
Klevis Balliu TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, denoncoi një tjetër skandal të Bashkisë...
Belind Këlliçi TIRANË - Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar kët&e...
Arben Ndoka TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhë...
Engjëll Agaçi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është paraqitur sot n&...
Gazment Bardhi dhe Edi Rama TIRANA- Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për dosjen "Xibraka", ka reagur sot kreu i grupit parlamentar ...
MALI I ZI- Një moment që u ka shpëtuar kamerave ka ndodhur ditën e sotme në samitin e mbajtur në Malin e Zi. Teksa presidenti se...