AKTUALITET

Tenderat e komisariateve, ish-zyrtarja e Ministrisë thotë se hetimet për Lleshajn ‘kanë fryrë fashikullin e dosjes’

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 19:40
Tenderat e komisariateve, ish-zyrtarja e Ministrisë thotë se hetimet

Në çështjen penale për tenderat e komisariateve, një nga të pandehurat u ankua në gjykatë se në fashikullin e dosjes, mbi 1000 faqe janë verifikime për ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili nuk është i pandehur në këtë dosje.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës Parë u zhvilluan të enjten dy seanca për çështjen penale në ngarkim të ish-deputetit socialist, Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë të disa institucioneve, të akuzuar për abuzime me tenderat e projektimit të komisariateve të policisë. Sipas SPAK, Ndreca dhe të pandehurit e tjerë akuzohen se favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.

Në seancën ndaj 15 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, paraqitën mbrojtjen tre nëpunëse të pandehura për shkelje të barazisë në tendera. E para ishte Lira Kolasi, e cila deklaroi se kishte filluar punë pranë Ministrisë së Brendshme në vitin 2015 dhe ishte pezulluar pikërisht kur kishte filluar kjo procedurë, në vitin 2019. Kolasi pohoi se detyra e saj ka qenë përfaqësimi i institucionit në gjykatë dhe e konsideroi akuzën të padrejtë.

Kolasi tha se ka qenë anëtare e njësisë së prokurimit për fazën fillestare, kur fondi limit ishte zero, pasi nuk ishte i përcaktuar.

“Unë kam marrë pjesë vetëm në fazën e parë parakualifikuese, kur morën pjesë tetë operatorë ekonomikë, prej nga u kualifikuan katër. Pastaj unë nuk kam vijuar me procedurën pasi i kam shkëputur marrëdhëniet. Edhe pse nuk kam qenë, nuk më kanë zëvendësuar dhe se duhet të mbaj përgjegjësi për diçka kur nuk kam qenë e pranishme,” deklaroi ajo, duke kërkuar pafajësi.

Midis të tjerave, Kolasi deklaroi se gjatë shqyrtimit të akteve të dosjes kishte konstatuar se 1000 fletë të përpiluara nga SPAK nuk kishin lidhje me procedurën e tenderave, por me ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku sipas saj hante dhe pinte me një grup individësh, diskutonin për projekte për të investuar në Kishën e Laçit, në Ministrinë e Brendshme si dhe për organizimin e Policisë së Shtetit.

“Janë prova që fryjnë kot fashikullin e çështjes,” tha ajo.

Edhe dy të pandehurat e tjera, Grida Isufi dhe Lindita Mukaj deklaruan se ishin në të njëjtën linjë si kolegia e tyre. Sipas avokatit të Isufit, çështja duhet të pushohet, pasi nuk ka pasur fund limit dhe për rrjedhojë ligji penal është favorizues në këtë rast.

E pandehura Lindita Mukaj pretendoi se nuk ka asnjë të dhënë se ka vepër penale të kryer prej saj. Përfaqësuesi ligjor i saj vërejti se Mukaj kishte marrë pjesë në atë të fazë të procedurës, kur ishte shpallur fituesi. Edhe ato kërkuan të deklarohen të pafajshme dhe në rast të gjetjes fajtore nga gjykata të pezullohet dënimi e të konvertohet në orë pune.

Çështja për Ndrecën është veçuar, pasi ai kërkoi vijimin me gjykim të zakonshëm dhe gjendet në fazën e kërkesave paraprake të palëve. Përfaqësuesi ligjor i Ndrecës, avokati Ermal Yzeiraj kërkoi të enjten që prokurorja Doriona Bejko të specifikojë lidhur mbi një shënim në kërkesën për gjykim, ku shkruhet dhe në tërësinë e akteve të tjera. Ai argumentoi se specifikimi i provave dhe akteve ishte i nevojshëm që të ishin ezaurues në kërkesat paraprake.

Bejko dhe gjykata vërejtën se i pandehuri dhe Yzeiraj kishin deklaruar gjatë seancës paraprake se ishin njohur me gjithë aktet në dosje dhe se kërkesa nuk qëndronte. Pasi u tërhoq, gjykata vlerësoi se të pandehurit i është mundësuar akses i plotë në dosje dhe se ai i ka gjithë mundësitë faktike e ligjore për të realizuar mbrojtjen e për të hartuar kërkesat paraprake. Për rrjedhojë, pretendimi i Yzeirajt u gjet i pabazuar.

Në vijim, avokati Ermal Yzeiraj paraqiti kërkesë paraprake për të deklaruar pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e dy grupeve të provave, ato që sipas tij janë krijuar tej afatit ligjor të hetimit gjashtë mujor. Ai cilësoi si afat të fillimit të hetimit ndaj të mbrojturit të tij, momentin kur i është kërkuar gjykatës përgjimi i Ndrecës.

Yzeiraj tha se nuk mund ti specifikonte ai këto prova, pasi është detyrë e prokurorisë. “Dua të trajtohem nga gjykata ashtu si pala tjetër. Siç thotë akuza e bazoj akuzën në aktet e tiera në dosje, mund ta them dhe unë,” tha ai.

Grupi i dytë i provave për të cilat kërkoi papërdorshmërinë, kishin të bënin me të dhënat kompjterike.

Prokurorja Bejko kërkoi kohë të përgatiste qëndrimin për këto kërkesa dhe seanca u shty për më datë 2 prill, në orën 09:00./BIRN

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 5 Mars18:30

Dogana bllokon 1,5 tonë çokollata

Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një mjet të ngarkuar me 1.5 tonë çokollata, i cili kaloi në degën doganore të...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?