POLITIKE

BIRN: Kryeministri shpall mbylljen e Tik Tok pa sqaruar se si

I.A Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2024, 20:59

BIRN: Kryeministri shpall mbylljen e Tik Tok pa sqaruar se si

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën se “do të mbyllë Tik Tok”, rrjetin social, përdorimi masiv i të cilit prej fëmijëve ka ngritur shqetësime të shumta, por që, pavarësisht kësaj, asnjë vend demokratik nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta mbyllur. Rama foli në një aktivitet për sigurinë në shkolla pasi qeveria e tij u vu nën presion publik pas vrasjes së një fëmije në një shkollë në Tiranë. Ai hodhi poshtë sugjerimet se qeveria e tij është përgjegjëse për mungesën e sigurisë në shkolla dhe më gjerësisht në Shqipëri ndërsa muajin e kaluar deklaroi se do të niste një diskutim publik për mbylljen e Tik Tok dhe Snap Chat, dy rrjete sociale. Të shtunën më 21 dhjetor, Rama e deklaroi konsultimin e mbyllur duke njoftuar vendimin.

“Ne TikTok-un do e mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë,” deklaroi ai.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ishte vetëm pak më konkrete për mënyrën se si duke deklaruar “bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI.”

Opozita deklaroi menjëherë pozicionin e saj kundër, duke e cilësuar masën si “censurë”. Rama nga ana e tij  nuk sqaroi se mbi çfarë baze ligjore dhe mbi çfarë kriteresh kushtetuese do të mundet të ndërmarrë një masë të tillë dhe as se në cilin vend tjetër të botës demokratike ka marrë frymëzim.

“Të shfrytëzosh vrasjen e një 14 vjeçari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë,” deklaroi Ina Zhupa, një deputete e opozitës.

Azmer Duleviç, një aktivist i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, komentoi pas deklaratës së Ramës se Tik Tok, sipas opinionit të tij, është e vetmja media që Rama nuk kontrollon dot ndërsa e cilësoi masën e Ramës të kotë sepse mbyllje të tilla mundet të shmangen lehtë me VNP, një hile teknologjike që përdoret nëpër vende diktatoriale ku qeveritë bllokojnë aksesin në internet në çdo faqe kritike. “A do të mbyllni Tik Tok, të vetmen mendia që nuk kontrolloni dot deri sa të mbarojnë zgjedhjet?” komentoi ai. “Mos harro se ne kemi edhe VNP,” shtoi ai.

Plani i Ramës për të mbyllur Tik Tok mundet në instancë finale të jetë antikushtetues dhe në kundërshti me një vendim referencë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Sipas Flutura Kusarit, një eksperte e lirisë së shprehjes pranë organizatës European Center for Press and Media Freedom, “mbyllja e tërësishme e platformave të mediave sociale është joproporcionale, është masë ekstreme dhe vështirë e justifikueshme”.

“Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut tashmë ka vendosur në disa raste që mbyllja e tërësishme e platformave të tilla përbën shkelje të lirisë së shprehjes. Nëse unë jam hulumtuese në akademi, aktiviste apo gazetare dhe përdor vetëm Tik Tok për të shpërndarë informacione me tema për interes publik, mbyllja e platformës do të përbënte cënim të drejtëpërdrejtë të lirisë dhe të drejtës time për të marrë dhe shpërndarë informacione. Prandaj qeveria shqiptare duhet të balancojë mbrojtjen e fëmijëve dhe publikut me të drejtën e lirisë së shprehjes dhe jo të gjejë forma të shpejta që do te kenë pasoja negative në ushtrimin e lirisë së shprehjes,” shtoi Kusari.

Sipas Kusarit, shqetësimi është që “mbyllja e Tik Tok do të krijoë precedent që mund të përdoret më vonë për të mbyllur edhe Facebook, Instagram apo Twitter.”

Shqipëria debatoi gjerësisht katër vite më parë një nismë tjetër kontroverse të Ramës, ligjin për kontrollin e medias online, të prezantuar prej tij si “paketa antishpifje”, një nga aspektet e të cilës ishte kërcënimi që një media mund të mbyllet në rast se nuk i bindej një urdhri administrativ për të cilën kishte një ankesë. Një nga argumentet se pse këto ligje ishin  antikushtetuese, dhe në instancë finale nuk u miratuan  dot pavarësisht këmbënguljes shumëvjeçare të Ramës, ishte se në një faqe interneti ka informacione të shumëllojshme dhe, ndonëse një prej këtyre informacioneve mund të jetë i paligjshëm, pjesa tjetër e faqes nuk mund të bllokohet.

Turqia është vendi që ka pasur bllokuar në të shkuarën rrjetin social You Tube dhe u dënua nga një vendim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut pikërisht për shkak se disa aktivistë u ankuan se u ishte mohuar liria e shprehjes.

Vendi me lëvizjen më ekstreme deri më sot në këtë fushë është Australia, ku një ligj vendosi ndalimin e medias sociale në tërësi dhe jo një plaftorme të caktuar, për fëmijët nën 16 vjeç ndërsa pikëpyetjet janë ngritur se si mundet ta zbatojë Australia këtë ligj. Në asnjë rast, Australia nuk ka bllokuar ndonjë media sociale për të rriturit./Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan