Nisma e re ligjore e qeverisë “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua të enjten në Kuvend vetëm nga votat e mazhorancës, pa debat dhe pa sqaruar faturën financiare të zbatimit të tij.
Ligji i ri parashikon kthimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, në një shoqëri aksionere përgjegjëse për menaxhimin fundor të mbetjeve në të gjithë Republikën dhe vendosjen e bashkive në pozitat e klientëve të kësaj shoqërie për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.
Qeveria i rikthehet hirearkisë së menaxhimit të mbetjeve duke i dhënë prioritet ndarjes në burim, ripërdorimit, riciklimit dhe kompostimit, ndërsa ligji lë pothuaj në hije rolin e inceneratorëve dhe incenerimin si proces për të cilin qeveria socialiste investoi me dhjetra-milionë euro në një dekadë.
Dispozitat ligjore dhe relacioni që shoqëron ligjin i mëshojnë parimit “ndotësi paguan” duke nënkuptuar rritje të tarifave dhe kostove për menaxhimin e mbetjeve, por pa arritur të ofrojnë një faturë transparente financiare se sa realisht do t’u kushtojë taksapaguesve zbatimi i këtyre dispozitave.
Gjatë diskutimit të ligjit në komisionet parlamentare dhe nga dëgjesat publike me grupet e interesuara, Ministria e Mjedisit si propozuese e nismës nuk arriti të jepte përgjigje për kostot financiare, sa do të jenë kostot e bashkive për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve në pikat fundore dhe për pasojë sa do të rriten tarifat vendore për qytetarët.
Vetë ligji parashikon që Këshilli i Ministrave do të miratojë metodologjinë e llogaritjes së kostove operative dhe të shërbimit të grumbullimit, pastrimit dhe transportit deri në stacionet e transferimit të mbetjeve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Metodologjia do të përcaktojë edhe tarifat e menaxhimit të mbetjeve.
Por pyetjet e ripërsëritura të deputetëve se sa do t’i kushtojë taksapaguesve kjo reformë e menaxhimit të mbetjeve nuk morën përgjigje të qarta nga ministria.
Në lidhje me koston totale për menaxhimin e mbetjeve, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se direktivat e BE-së përcaktojnë objektivat e riciklimit për vitin 2035 dhe bazuar në këto objektiva është parashikuar vlera financiare që duhet të investohet për infrastrukturën që nevojitet deri në vitin 2035.
Në raportin e vlerësimit të përgatitur nga kjo ministri në opsionin e rekomanduar nga BE vlerësohet që kostot e përgjithshme të investimit të shkojnë në rreth 683 milion euro deri në vitin 2035.
Po ashtu, kostot vjetore për ton mbetje të krijuara pritet të rriten nga 79 euro për ton në vitin 2025 në 170 euro për ton në vitin 2035.
Ndërsa ministri Jaupaj informoi deputetët se ministria ishte në fazat e negociatave “për shtyrjen e afatit të përmbushjes së këtij investimi përtej 2035”, sipas raportit të komisionit parlamentar për “Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
Gjatë dëgjesës në komisionin e Ligjeve, ai tha se barrën kryesore financiare do ta mbajë qeveria, ndërsa bashkitë do të përballojnë një pjesë të kostove.
“Ky është kapitulli më i shtrenjtë i negociatave me Bashkimin Europian. Qeveria është në bisedime për të siguruar fonde nga BE, kredi dhe grante, në mënyrë që të mbështesim infrastrukturën e re pa e ngarkuar tej mase buxhetin vendor,” argumentoi ai.
Edhe në raportin e përgatitur nga Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat nuk ka një faturë të qartë financiare që shoqëron zbatimin e këtij ligji.
“Kostot e infrastrukturës dhe operimit për menaxhimin e integruar të mbetjeve mbulohen nga krijuesi ose nga zotëruesi i mbetjeve, në përputhje me parimin “ndotësi paguan”- thuhet në këtë raport, ndërsa nevoja për financime nga buxheti i shtetit do të vlerësohet nga AKEM.
“Çdo zonë mbulon kostot e investimit për ndërtimin e infrastrukturës për menaxhimin e integruar të mbetjeve bashkiake. Bashkitë dhe AKEM-i financojnë kostot e investimit për çdo zonë të menaxhimit të mbetjeve,” thuhet më tej në raport e këtij komisioni
Ligji parashikon që kostoja për grumbullimin dhe transferimin e mbetjeve të jetë pjesë e buxhetin vjetor të bashkive dhe do të përballohet nga mbledhja e tarifës së pastrimit për qytetarët
Shoqatat e bashkive dhe vetë kryetarët e bashkive që morën pjesë në një dëgjesë në komisonin e Ligjeve thanë se bashkitë do të gjenden në vështirësi financiare për të përballuar kostot që u ngarkon zbatimi i këtij ligji dhe kërkuan që të parashikohej në ligj që këto kosto të përballohen nga buxheti i shtetit nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara.
Ligji u kontestua gjithashtu nga opozita dhe shoqatat që përfaqësojnë interesat e pushtetit vendor se cënon autonominë vendore, ndërsa në komisionin parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme u kritikua për përafrim të pjesshëm të dispozitave të BE-së për Mjedisin.
Ministri tha se përafrimi i plotë do të bëhet me miratimin e 12 projektvendime të Këshillit të Ministrave si akte nënligjore në linjë me periudhat transitore të kërkuara në kuadër të procesit të anëtarësimit.
Gjatë shqyrtimit të këtij ligji, ministria e Mjedisit theksoi se reforma e re e menaxhimit të mbetjeve plotësohej dhe me një nismë tjetër ligjore, ajo për “Përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, e cila është futur për shqyrtim në Kuvend.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Tetor18:47
Protesta për UÇK/ Abilekaj: Tubimi i hipokrizisë së Ramës, në prag të balotazhit në Kosovë e zgjedhjeve lokale në Maqedoni
Analisti Enton Abilekaj ka komentuar protestën e organizuar nga Edi Rama për të dalë në krah të ish-drejtuesve të UÇK-...
POLITIKE
17 Tetor17:32
Protesta në Sheshin Skënderbej, reagon Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës
Ndërsa në Tiranë po zhvillohet protesta kundër arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...
POLITIKE
17 Tetor16:55
Balluku i thur lavde periudhës osmane dhe zbulon pasionin për tenelovelat
Nga Forumi i Investimeve Shqipëri–Turqi, zv.kryeministrja Belinda Balluku, ndau pasionin për telenovelat turke. Nga “Sulejmanin e Madh&e...
POLITIKE
17 Tetor15:42
Nesho: Rama në dashuri të pajustifikueshme me Vuçiçin, po e përdor çështjen e UÇK-së për të mbuluar skandalet e korrupsionit
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, komentoi protestën që pritet të zhvillohet sot në m...
POLITIKE
17 Tetor15:04
Përdorimi i AI në zgjedhjet, Gonzato: Bashkimi Europian ka krijuar një nga kuadrot më gjithëpërfshirës digjitalë
Bashkimi Europian mbështet përdorimin e teknologjisë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por kërkon që modernizimi i sistemit zgjedho...
POLITIKE
17 Tetor14:53
Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit/ KQZ miraton regjistrimin e PD-së dhe PL-së si subjekte zgjedhore në pesë bashki
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot seancën e radhës, ku ka miratuar projektvendimet që ishin në rendin e ditës.
KQZ miratoi...
POLITIKE
17 Tetor14:40
Ogerta Manastirliu në fushatë, “menaxherët” e Veliajt në ballë të operacionit politik
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale du...
POLITIKE
17 Tetor14:10
Këlliçi: Nuk na lënë të flasim, Balla urdhëroi Peleshin për të ndërprerë tre seancat e fundit parlamentare
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se ka vepruar me urdhër politik nga kreu i gr...
POLITIKE
17 Tetor13:49
Tedi Blushi: Kandidatja e PS-së për Bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu përgjegjëse për situatën alarmante te Onkologjiku
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, TedI Blushi, në një deklaratë për mediat, është shprehur ku...
POLITIKE
17 Tetor13:39
"Keqqeverisja po e mban Shqipërinë larg Europës"/ Erisa Xhixho: 64 vjet për të arritur standardet e qeverisjes së BE-së
Deputetja e PL, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria është e papërgatitur pë...