POLITIKE

BIRN: Pas rastit të Sajmir Tahirit, PS bëhet sërish barrikadë për të mbrojtur politikisht Belinda Ballukun

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 12:28

BIRN: Pas rastit të Sajmir Tahirit, PS bëhet sërish

Grupi parlamentar socialist vendosi sot që të votojë kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e ish zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro në mënyrë të përsëritur.

Nga Blerina Gjoka, BIRN

Mazhoranca socialiste deklaroi të hënën qëndrimin e saj kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e ish zv.kryeministres Belinda Balluku, duke i ofruar mbrojtje politike nga drejtësia.

“Nuk ka vend për dhënien e autorizimit për masën e sigurimit personal arrest me burg/arrest shtëpie”- tha Ulsi Manja, anëtari i Këshilit të Mandateve i cili lexoi raportimin e socialistëve për kërkesën e SPAK.

Në një argumentim të gjatë Manja ‘rrëzoi’ si të pabazuara argumentet e SPAK për nevojën e masës së arrestit dhe pretendoi se argumentet për rrezikim të provave pasi ajo nuk i ushtron më detyrat ekzekutive në qeveri.

“Rreziku i prishjes së provave nuk u provua me fakte reale, por janë konsiderata që në themel të tyre kanë ish-funksionin e ministrit që mbante Balluku, aq më tepër që akuza mbetet e njëjta”, tha Manja.

Lidhur me provat e paraqitura nga prokurorët e SPAK në Këshillin e Mandateve për presionet ndaj dëshmitarëve nga personave të fortë dhe nga zyrtarë të kabinetit të saj Manja po ashtu aludoi se prokurorët nuk kishin bërë hetime mjaftueshëm për ta provuar këtë ‘pretendim’.

Sipas raportit të PS masa e ndalimit të lëvizjes jashtë shtetit është e mjaftueshme që hetimet ndaj Ballukut të vijojnë.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca i ofron mbrojtje politike dhe refuzon heqjen e imunitetit parlamentar për një të akuzuar nga drejtësia në radhët e tyre, pas mbrojtjes që ofruan për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, i dënuar më pas nga gjykata për ‘shpërdorim detyre’ në kontaktet me elementë të krimit të organizuar.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në mbledhjen e grupit forcoi qëndrimin e tij në mbrojtje të Ballukut duke i cilësuar hetimet ndaj saj si ‘gjyq publik’ dhe sulmoi Prokurorinë e Posaçme.

“Thjesht njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër, dhe fatkeqësisht i bërë zakon nga grupet hetimore të “stacionit të trenit”, që përdorin mediat si forca paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit të subjekteve të tyre, mjaftoi që ndaj Belinda Ballukut të ngriheshin dallgët e urrejtjes dhe të zienin 700 tenxhere’- tha Rama.

Votimi për imunitetin e Ballukut pritet të mbahet në seancën e së enjtes, në limitet kohore të një vendimmarrje ligjore nga Kuvendi, pasi mazhoranca e zvarriti procesin për 3 muaj me radhë.

Nga ana tjetër anëtarët e opozitës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në raportin e tyre rekomandojnë votën pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme bazuar në provat e sjella nga SPAK në Kuvend, jurispudencën kushtetuese, opinionet e Komisionit të Venecias si dhe frymën e luftës antikorrupsion./BIRN

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan