Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...

TIRANA- Po, kjo shifër u cilësua si e ulët nga drejtori i kësaj agjencie Alteo Hysi gjatë një seancë dëgjimore të martën në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku po diskutohet në parim buxheti i ri.
“Është më i ulët se tavani buxhetor”, tha Hysi në komision duke shtuar se ishin ulur me 18 milionë lekë shpenzimet operative.
Fondi prej 149 milionë lekë do të përdoret kryesisht për paga dhe sigurime për 69 punonjës që ka në organikë kjo agjenci dhe që punon kryesisht për agjendën e kryeministrit duke prodhuar materiale të gatshme nga takimet apo aktivitetet e tjera të tij.
Në vitin 2024 buxheti i MIA-s ishte 156.9 milionë lekë, ndërsa në vitin 2023 ishte 122 milionë lekë. Deputetë të opozitës kërkuan informacion për buxhetin që shpenzohej për pasqyrimin e aktiviteteve të tjera të kryeministrit Rama jashtë funksionit të tij si kryeministër dhe akuzuan Hysin se agjencia që ai drejtonte përdorej vetëm për propagandën qeveritare dhe jo për informim të publikut.
“Sa shpenzohet për podcastet e kryeministrit Rama dhe në cilin buxhet pasqyrohen”- e pyeti deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano.
Hysi pretendoi se Podcasti i Ramës ishte një aktivitet jashtë funksionit të tij publik dhe si i tillë nuk mbulohej nga buxheti i agjencisë edhe pse kjo agjenci njofton çdo të dielë mediat për të ftuarit e Podcast të Ramës dhe dërgon videot e gatshme të tij për publikim. I pyetur nga BIRN për këtë kontradiktë Hysi nuk dha një përgjigje të qartë se pse MIA angazhohej të përcillte këtë aktivitet të Ramës, që nuk është një aktivitet publik.
“Kanali i Whatsapit që ju i referoheni përdoret thjesht për lehtësi komunikimi me gazetarët”- tha ai, ndërsa këmbënguli se “burimet financiare, burimet njerëzore, apo logjistika që financohet me paratë e buxhetit të shtetit në funksion të aktivitetit të MIA-s, nuk përdoren në funksion të prodhimit të podcastit”.
Hysi u përfshi në debat me deputeten tjetër të PD-së, Oriela Nebijaj, e cila ngriti shqetësimin për rolin e kësaj agjencie. “Nuk është e nevojshme sepse është në shërbim kryekëput të kryeministrit”- tha ajo.
Por Hysi u përgjigj se me logjikën e deputetes as Shtëpia e Bardhë nuk do të kishte zyrë shtypi. Ngritja e kësaj agjencie në fund të vitit 2021 dhe emërimi në krye të saj i Endri Fugës, këshilltarit më të afërt të Ramës, u prit me kritika nga organizatat e lirisë së shprehjes që e krahasuan institucionin e ri me një “ministri propagande”.
Në VKM për krijimin e saj parashikohet që agjencia kontrollon emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore dhe se kontrollon gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.
Organizatat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes në një deklaratë të publikuar në tetor 2021 e quajtën “shqetësuese” krijimin e agjencisë dhe si një hap drejt përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri. Liria e medias është ndërkohë që shqetësim i ripërsëritur në progres-raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë./ BIRN
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri edhe njëherë thirrje për qytetarët për t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar vetëcensurimin e mediave me licensë kombëtare të kontrolluara ng...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se 57 miliardë eurot e buxheteve ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se këto ditë ka ardhur projektbuxheti në parlament dhe se ai ka deklaruar se ky ...
SHKUP- Arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon të komentohet jo vetëm në vend, por edhe në...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se 90 përqind e mediave në S...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në Facebook një postim për ditën e 38 martirëve të Lum Sh...
Donika Hoxha TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore në Kroaci. Do...
TIRANA- Partia Demokratike ka caktuar si drejtuese politike për diasporën për zgjedhjet e vitit 2025 Jozefina Topallin. Ndërkohë, pas...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i PD-së Dashnor Sula i ftuar në studion e News24, tha se opozita do të shkojë në parlament, por...