Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

TIRANA- Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të protestës kundër kritikave, të cilat ai i konsideron si shumë të padrejta në lidhje me partitizimin e tejskajshëm të administratës publike.
“E trajtojnë administratën publike si një vend ku nuk ka njerëz, por vetëm dele që janë mbledhur nga kopetë e partive, domethënë, një tmerr,” deklaroi Rama para se të deklarohej krenar për çfarë ka arritur.
Për këdo që e ka harruar, ndërtimi i një administrate publike me qëllim ndarjen e shtetit nga partia në pushtet ka qenë një nga dymbëdhjetë kushtet që Bashkimi Evropian vendosi këtu e pesëmbëdhjetë vjet të shkuara si parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe miratimi me kompromis në vitin 2012 i një ligji për administratën publike, – ku sanksionohet se një numër postesh të larta publike, plotësohen në bazë të kritereve profesionale, (nënkupto: me konkurs të hapur) dhe mbrohen nga shkarkimet e padrejta nga puna duke i garantuar shpërblime të majme apo kthim në detyrë me vendim gjykate pas pushimit të padrejtë, – u miratua nën presionin e Brukselit dhe me kompromis mes PD-së dhe PS-së.
Më shumë se një dekadë më pas, Komisioni Evropian në Pozicionin Negociues [link] veçon si problem Reformën e Administratës Publike dhe vëren se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në këtë fushë. Termi mesatarisht i përgatitur është në gjuhën e BE-së një nga pesë shkallët e vlerësimit të gjendjes së një vendi kandidat në një fushë të caktuar. Shkalla e parë është Hapat e parë, ndërsa shkalla më e lartë, pra pika kur vendi kandidat është gati për anëtarësim, është I përparuar. Nga gjendja aktuale Shqipëria duhet të kalojë në shkallën Nivel i mirë dhe pastaj në Nivel i përparuar.
Të jesh në një gjendje të caktuar në rrugën e integrimit Evropian është një gjë dhe drejtimi dhe shpejtësia e lëvizjes është një gjë tjetër. Me pak fjalë, në mënyrë që të përdorim kutin e Brukselit për përgatitjen e administratës, na duhet të shohim se ku ka qenë Shqipëria, fjala vjen, në ditën që Edi Rama mori pushtetin dhe ku është sot. Dhe konkluzioni është që jemi në vendnumëro. Në Raportin e Progresit të vitit 2015, kohë kur ky sistem pikëzimi filloi të përdorej nga zyrtarët e Brukselit, vlerësimi për gjendjen e administratës civile në Shqipëri ishte nivel mesatarisht i përgatitur. [Link] Ky është i njëjti vlerësim me gjendjen aktuale. Pra, ndërsa Rama pretendon se niveli i administratës së tij është që të çuditemi fare se sa mirë, diçka që atë e bën “krenar”, dukshëm ky pretendim nuk ndahet nga Bruseli.
Këtë historinë e mungesës së progresit në zhvillimin e një administrate civile profesionale, jopartiake dhe llogaridhënëse mundet ta kuptojmë më mirë nga karriera e deputetit socialist Plarent Ndreca duke parë jetëshkrimin e tij zyrtar, një tregues kuptimplotë se sa pak respekt kryeministri ka treguar për profesionalizmin dhe karrierën në shërbimin civil.
Sipas jetëshkrimit të deputetit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, [Link], Ndreca u bë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit në vitin 2013, kur socialistët erdhën në pushtet dhe katër vjet më vonë u bë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në vitin 2019, ai u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Aktualisht ai pritet të merret i pandehur në lidhje me problemet e vërejtura në disa procedura tenderimi, probleme të identifikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe të denoncuara në SPAK.
Për këdo që nuk ka pasur rastin të njohë strukturën e shtetit shqiptar dhe të shteteve të së drejtës në përgjithësi, posti i Sekretarit të Përgjithshëm të një institucioni është pozicioni më i lartë që mund të arrijë një nëpunës civil. Pra, një post karriere të cilin duhet ta mbajë një zyrtar që ka kaluar shumë shkallë në shërbimin civil në atë institucion që ka shërbyer. Me pak fjalë, dikush që ka bërë karrierë si nëpunës civil në Ministrinë e Arsimit, pas dekadave të shërbimit mundet, falë meritave, të arrijë në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni. Dhe Sekretari i Përgjithshëm i takon anës jopartiake të një institucioni qendror si memorie institucionale dhe si post i siguruar falë shërbimit korrekt në detyra të tjera më të ulëta. Pra ky është zyrtari që, ndërsa ministri dhe zëvendësministrat dhe këshilltarët e ministrit ndërrohen në varësi të rezultatit të zgjedhjeve, Sekretari i Përgjithshëm mbetet.
Posti i Sekretarit të Përgjithshëm është gjithashtu pozicioni që mbulon prokurimet publike. Pra, nëse vendimi i qeverisjes politike është që vendi të priorizojë, fjala vjen, një sektor të ekonomisë me investime apo një punë të caktuar, zbatimi i këtyre politikave bëhet nga profesionistë jopartiakë, të cilët, në funksion të zbatimit të politikave, kryejnë procedurat e tenderimit.
Tani Rama, para se të në ankohet se po i shajmë administratën si një “kope delesh” apo një “tmerr”, (me thënë të drejtën, unë mund të përdor fjalë ku e ku më të papëlqyeshme se sa këto për ta përshkruar), duhet të na shpjegojë se me çfarë eksperience të mëparshme në sektorin e arsimit, Ndreca u bë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, me çfarë eksperience të mëparshme u bë supereksperti i çështjeve të turizmit dhe mjedisit apo supereksperti i punëve të brendshme dhe të rendit publik. Mbi të gjitha, Rama është i lutur të na shpjegojë procesin përzgjedhës të Ndrecës në secilin nga këto pozicione, të dhëna të tilla si data e hapjes së konkursit, pjesëmarrësit, kriteret e vlerësimit dhe vendimmarrjen mbi vlerësimin, për të na lënë të kuptojmë se pse nuk janë Ndrecët socialistë “tmerri” dhe “kopeja e deleve” për të cilën ai pretendon se po merr kritika të pamerituara./ BIRN
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet soicale ku akuzon kreun e SPAK, Altin Dumanin, si t&eu...
TIRANA- Gjatë se seancës së sotme në Apelin e Posaçëm, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar dën...
plarent ndreca TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me marrjen të pandehur të deputetit të Partisë Socialiste, Pl...
Kalaja TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...
Balliu TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para ...
Çim Peka TIRANË- Gazetari Çim Peka ka zbuluar një bisedë që ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Baton Hax...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK ka marrë të pandehur...
belind kelllici TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranë, Belind Këlliçi ka komentuar vendimet e fundit të...
plarent ndreca TIRANË- Ditën e sotme, deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca i është komunikuar akuza zyrtare nga SP...
Teliti TIRANË- Nën kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në...