Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
HIMARË- Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi, kandidat i Partisë Socialiste të Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, do të jetë kryetari i Bashkisë Himarë për tre vitet e ardhshme por i duhet të qeverisë mes të tjerash edhe qytezën në të cilën i humbi zgjedhjet.
Himara votoi të dielën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama por gjithsesi asaj i duhet të pranojë kandidatin socialist, i cili fitoi falë votave të marra në shumicë në njësinë administrative Horë Vranisht si dhe në ish-komunën Lukovë.
Rezultati final është që Tavo mori 5022 vota ndërsa Gjikuria, një emigrant në SHBA, mori 3545 vota. Tavo fitoi me një diferencë prej 1477 votash, nga të cilat, 1024 i fitoi në Horë Vranisht.
Tavo i përket minoritetit grek të Shqipërisë dhe shtëpia e tij është zona e Dropullit në jug. Ai u zhvendos në Himarë, fillimisht si prefekt i Qarkut Vlorë dhe tani, si kryetar bashkie. Ironikisht ai duket se do të qeverisë bashkinë me votat e Horës dhe Vranishtit.
Zgjedhjet në Himarë u zhvilluan nën tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe nën tensionin mes një grupi biznesmenësh të cilëve, qeveria u referohet si “investitorë” ndërsa opozita i referohet si “oligarkë”. Rama, i cili e mbështeti fushatën e tij nën argumentin se ajo duhet të jetë një çështje lokale dhe jo një çështje referendumi për qeverisjen e tij, duket se fitoi falë makinerisë së tij elektorale, për të cilën ndjehet krenar, por kjo fitore duket se e lë atë pa të drejtë morale për të qeverisur Himarën.
Edhe kandidati i tij Vangjel Tavo, dukshëm duke ndjerë humbjen në njësinë Himarë, ftoi në orët e fundit para zgjedhjeve kundërshtarin Petro Gjikuria që të bashkohet me të në rolin e nënkryetarit të bashkisë. Përgjigjja e Gjikurisë para zgjedhjeve ishte refuzuese.
Zyrtarisht shteti shqiptar nuk njeh minoritet grek në Himarë pavarësisht se në të shkuarën, një politikan përfaqësues i këtij komuniteti, Vasil Bollano, doli fitues dy herë përballë kandidatëve të partive të mëdha PD apo PS. Votat kundër PS-së në Himarë duket se lidhen edhe me historinë e persekutimit të krahinës gjatë kohës së komunizmit, por persekutimi nuk ishte i njëtrajtshëm në të gjithë fshatrat pasi disa nga fshatrat përbërës kanë qenë dhe vijojnë të mbesin mbështetëse të forta të Partisë së Punës dhe pasardhëses së saj, Partisë Socialiste.
Partia Socialiste dhe aleatja e saj në atë kohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosi në vitin 2015 që Bashkisë Himarë t'i bashkojë komunën Lukovë, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Rrethit Sarandë, si dhe komunën Horë-Vranisht, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Vlorës. Në kohën kur ky bashkim u krye, Horë-Vranishti dhe Himara nuk ishin ende të lidhura me një rrugë dhe lëvizja u pa si një gerrimanderim i hartës elektorale që synonte të balanconte votat kundër të Himarës, gjë që u vu re edhe në zgjedhjet e së dielës./Reporter.al
vangjel tavo HIMARË- Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë së Himarës me rreth 1500 vota diferencë ndaj k...
foto nga numerimi HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë Himarë. Nga n...
Himare HIMARË- Pas përfundimit të procesit të votimit në Himarë raportohet se deri më tani ka përfunduar dor&e...
Himare HIMARË- Zgjedhjet e përsëritura bashkiake u mbajtën sot në Himarë pas vendimit të autoriteteve shqiptare për...
Himare HIMARË- Qendrat e votimit u mbyllën në Himarë dhe numri përfundimtar i votuesve arriti në 8690. Ky është...
HIMARË- Pas përfundimit të procesit të votimit në Himarë raportohet se deri më tani ka përfunduar dorëzimi i...
Foto ilustruese HIMARË- Qytetarët e Himarës votuan të dielën për ta zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së tyr...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve t&...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të...
Gjikuria HIMARË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka mbajtur fjalën e tij pas mbylljes së pro...