POLITIKE

BIRN: Verifikimi i "dyfishtë" mban peng vakancat në kupolën e drejtësisë

M.B. Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 14:29
BIRN: Verifikimi i "dyfishtë" mban peng vakancat në
Genci Gjonçaj

TIRANA- Kuvendi shpalli vjet në korrik thirrjen për aplikime nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por kur po bëhet gati një vit nga nisja e procesit, përzgjedhja e anëtarëve të rinj duket ende larg. Mandati i 3 anëtarëve të KLGJ dhe 3 anëtarëve të KLP ka përfunduar në dhjetor dhe dispozitat ligjore të miratuara me reformën në drejtësi parashikojnë që 4 muaj do të ishin një kohë e mjaftueshme për t'i përmbyllur procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj.

Por institucionet e përfshira në proces, që në këtë rast janë komisionet e pavarura përzgjedhëse që ngrihen nga Avokati i Popullit dhe më pas parlamenti me Sekretarin e Përgjithshëm dhe Nënkomisionin e Posaçëm mazhorancë-opozitë, kanë tejkaluar jashtë çdo parashikimi afatet e vendosura në ligj, si pasojë e vonesave me verifikimin e dyfishtë të kandidatëve, proceset gjyqësore të kandidatëve dhe zvarritjen në procedurën parlamentare të votimit të tyre.

Ishin komisionet e verifikimit paraprak të ngritura nga Avokati i Popullit që vonoi fillimisht dorëzimin e listës së kandidatëve në Kuvend, ndërsa disa kandidatë fituan gjyqet kundër vendimmarrjes së tyre për t'i skualifikuar dhe u rifutën në garë. Por edhe pas dorëzimit të listave përfundimtare në Kuvend, ajo e avokatisë në janar dhe e shoqërisë civile në prill, procesi u përball me vonesa të reja nga procesi i verifikimit që bën Sekretari i Përgjithshëm dhe përzgjedhja në nënkomisionin parlamentar që ngrihet për këtë qëllim.

Procesi i përzgjedhës së emrave nga radhët e avokatëve është futur në fazën e fundit, atë të shortit dhe votimit formal në seancë plenare pasi palët nuk gjetën konsesus politik për listën finale të kandidatëve, procedura për anëtarët nga shoqëria civile rrezikon të dështojë. Një raport i publikuar 3 muaj me vonesë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, skualifikon 4 nga 6 emra kandidatë për dy këshillat. Nëse shumica dhe opozita nuk gjejnë konsesus për të futur në garë emrat e skualifikuar prej Gjonçajt bëhet e pamundur përzgjedhja me short mes tyre.

Opozita dhe shoqëria civile kontestojnë praktikën e ndjekur dhe rolin e institucioneve të përfshira duke ngritur pikëpyetje për integritetin e vetë procesit dhe standardet ligjore të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në organet drejtuese të sistemit të drejtësisë. Ekspertë të shoqërisë civile apelojnë që praktika të jetë transparente, e besueshme dhe e standardizuar dhe institucionet e përfshira të marrin përgjegjësinë e të adresojnë problematikat e krijuara.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë që monitoron reformën në drejtësi, i tha BIRN-it se procedura e ndjekur është në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe procedurale dhe ligjeve që funksionojnë për dy strukturat e drejtësisë. Sipas tij,  të gjitha institucionet që janë përfshirë në procesin përzgjedhës kanë shkelur afatet ligjore, por duhej që parlamenti të reflektonte duke pranuar përgjegjësitë e veta dhe të institucioneve të tjera dhe duke dalë me një akt konkret që i adreson këto përgjegjësi.

“Kjo ska ndodhur dhe krijon dyshime nëse procedura e vonuar është bërë për shkak mosmarrëveshjeve për aspektet teknike për vlerësimit të kandidatëve apo për shkak të kalkulimeve jashtë institucioneve, të grupeve të ndryshme të interesit në KLGJ dhe KLP për të zgjedhur kandidatët e rinj për Gjykatën e Lartë dhe postet e tjera drejtuese”- thotë Krasniqi.

Ai po ashtu sheh si shqetësuese në faktin që institucionet e përfshira, si Avokati i Popullit, Gjykata Administrative, Sekretari i Përgjithshëm dhe nënkomisioni parlamentar, bëjnë renditje dhe vlerësime të ndryshme për të njëjtët emra duke treguar që asnjë institucion nuk ka barazi me vlerësimin me institucionin pasues.

Kjo, sipas tij, “krijon idenë që s'ka standarde të njësuara për vlerësimin e individëve dhe nuk sigurohet transparenca dhe garancia që zgjedhja finale është zgjedhja e bazuar mbi meritokracinë reale dhe të dhënat reale të kandidatëve”.

Ndërsa për Rigels Xhemollarin, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, ka një mbivendosje rolesh të institucioneve të përfshira në proces duke çuar dhe në shkeljen e afateve ligjore të verifikimit të kandidatëve. Xhemollari, i cili drejton dhe Komisionin ad-hoc që bëri vlerësimin paraprak të kandidatëve nga shoqëria civile, i tha BIRN-it se “vetë ligji është i paqartë”.

Sipas tij, “pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm është një pozicion që duplikon punën e komisionit Ad-Hoc, ose plotëson në një farë mënyrë punën e tij të cilit ligji nuk i ka dhënë fuqi të mjaftueshme për të bërë një verifikim administrativ të mirëfilltë”.

Po ashtu lidhur me afatet 10-ditore të verifikimit, Xhemollari thotë se në të dy rastet, si Sekretari i Përgjithshëm dhe komisioni Ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit, u duhet më shumë se 10 ditë për të marrë një informacion nga institucionet për kandidatët. Edhe pse lista e kandidatëve nga shoqëria civile është “rrëzuar” praktikisht nga  Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Xhemollari beson se procesi i zgjedhjes së 2 anëtarëve të rinj për 2 këshillat nuk do të dështojë.

“Duke qenë në dijeni të dosjeve të tyre, por edhe të vendimeve të Gjykatës Administrative që ka kundërshtuar disa nga vendimet tona për disa kandidatë, duke sjellë prova të reja për kandidatët, besoj se nënkomisioni do të sjellë në tavolinë edhe kandidatë të tjerë të cilët i ka skulaifikuar Sekretari i Përgjithshëm, pasi arsyetimet e tij nuk janë për çështje serioze, që cenojnë rëndë integritetin e kandidatëve,” theksoi ai.

Xhemollari beson se ka nevoja për ndryshime ligjore që të përshtaten me problematikën e hasur, kryesisht për zgjatjen e afateve të verifikimit, ndërsa Krasniqi beson se ka nevojë vetëm për krijim standardesh dhe integritet të procesit.

“Këto praktika administrative që edhe nëse janë të sakta nuk mund të mbivendosen mbi  thelbin e reformës në drejtësi që duhej të ishte profesionalizmi, meritokracia dhe integriteti”, shtoi ai.

Krasniqi i referohet aplikimit të hedhjes së shortit nga nënkomisioni si një praktikë e cila e cenon këtë integritet, pasi përzgjedhja nuk bazohet tek kriteret meritokratike të individëve po i lihet rastësisë.

“Individët që kanë përfituar nga kjo praktikë nuk kanë qenë gjithmonë më të mirët dhe këmbëngulja për të shkuar përsëri tek shorti tregon mungesë serioziteti, integriteti dhe llogaridhënie nga parlamenti”, përfundon ai./ BIRN

klgj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan