Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Jared Kushner, dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump duket i vendosur për të çuar përpara projektin e tij luksoz me hotele dhe apartamente prej 1 miliard dollarësh në ishullin e Sazanit. Revista e njohur amerikane “Bloomberg” i ka kushtuar një tjetër shkrim të gjatë projektit që duket se ka marrë prej fillimit edhe bekimin e qeverisë shqiptare.
“Kushner synon të ndërtojë vila luksoze të vendosura në majat e shkëmbinjve që ngrihen mbi vendin ku takohen detet Adriatik dhe Jon në Mesdhe, duke u përzier në peizazhin e thyer. Hoteli do të operohet nga marka ekskluzive Aman, klientët e të cilit përfshijnë Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Kardashians (…) Ai planifikon të shpenzojë më shumë se 1 miliard dollarë për të ndërtuar këto hotele”, – thekson Bloomberg.
Interesi për Shqipërinë erdhi pas një vizite në 2021-shi, tha Kushner javën e shkuar në një telefonatë për Bloomberg. “U intrigova. Mundësia erdhi një vit më vonë. Jam rikthyer atje disa herë për të kontrolluar gjërat dhe të sigurohesha se jam komfort. Gëzohem gjithnjë e më shumë për potencialin që ka aty”.
Agjencia e Investimeve në qeverinë shqiptare ka marrë në shqyrtim aplikimin e Kushner për Sazanin, sipas ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
“Çdo investitor serioz, sidomos nga vendet aleate të Shqipërisë, si SHBA-ja, ka një derë të hapur për të kontribuar në rritjen e cilësisë së turizmit, një sektor jetësor për ekonominë e vendit”, – citohet Kumbaro nga media amerikane.
Kompania e Kushner po shikon mundësinë edhe për një investim të ndarë në Zvërnec, përtej Sazanit, por nuk është dërguar ende asnjë aplikim. “Në këtë vend ka më shumë punë për të bërë, sepse është zonë e mbrojtur”, thotë Asher Abehsera, CEO e Affinity Global Development, që punon ngushtë me Kushner.
Në shkrim thuhet se megjithatë teksa “interesi rritet, rriten edhe kundërshtimet”. Disa vendas, ambientalistë dhe politikanë janë të shqetësuar se ujërat e mbrojtura që rrethojnë ishullin mund të dëmtohen nga ndërtimi dhe trafiku.
Kushner ka thënë se projekti i tij do të respektojë të gjitha standardet mjedisore për të ruajtur vijën bregdetare, ndërsa kreyeministri Edi Rama ka thënë se kritikët “gënjejnë veten” sepse zona nuk ka qenë ndonjëherë e mbrojtur “përveç se nga ushtarët e Enver Hoxhës”.
Por kundërshtarët thonë gjithashtu se nuk ka diskutime dhe verifikime të mjaftueshme për statusin e ishullit si një vend i sigurisë kombëtare. Shqipëria ndryshoi ligjin e saj për zonat e mbrojtura disa javë përpara se Kushner të shpallte publikisht planet e tij, duke hapur rrugën për ndërtimin e hoteleve me pesë yje ose “projekte të tjera strategjike të rëndësishme”.
Kjo varet nga politika dhe vjehrri i Kushnerit, sipas Alfred Lelës, sekretar i medias për Partinë Demokratike të opozitës në Shqipëri. “Duke parë që demokratët mund të humbin zgjedhjet e nëntorit, Rama kërkon të rreshtohet me administratën Trump”, tha ai. Kumbaro, ministrja e Turizmit, tha se nuk kishte asnjë lidhje midis ndryshimeve të ligjit dhe projektit të Kushner.
Bloomberg thotë se që nga viti 2021, Kushner e ka vizituar disa herë Shqipërinë, së fundmi në qershor, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump. Çifti udhëtoi drejt Ballkanit me avion privat dhe vizitoi rajonin me helikopter. Në shkrim flitet gjerësisht edhe për projektin që Kushner planifikon të ngrejë në Beograd, një hotel luksoz në rrënojat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Kushner mbështetet nga Richard Grenell, i dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë gjatë presidencës së Donald Trump, i cili ende ruan marrëdhënie të ngushta me qeveritë e rajonit. /Lapsi.al
TIRANË- Videoja e Gazetarit Blendi Fevziu me aparatin që mat nitratin në perime dhe fruta ka bërë xhiron në rrjet por edhe ...
Sali Berisha TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të marte, grabitjen e 40 mijë metra katrorë ...
HIMARË- Kryetari i ri i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo i është përgjigjur eurodeputetit Fredi Belerit për k&eum...
PD TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t’i kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kusht...
Nancy VanHorn TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn ka dhënë sot një mesazh në gjuhën shqipe. Ajo sh...
elisa spiropali TIRANË- Insituti i Studimeve Politike ka reaguar së fundmi lidhur me mesazhin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit p&eu...
edi rama, vangjel tavo GREQI- Athina po vë në pikëpyetje indirekt, por qartësisht rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve bashkiake t&e...
TIRANË- Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), monitoroi mbi baza tërësisht vullnetare procesin e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Rama të japë llogari për pasuritë e v&eu...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te reagimi i kryeministrit Edi Rama në lidhje me skandalin e përvetësimit...