POLITIKE

Blushi i dorëzon kreut të SPAK shkresat me firmë të Ramës, Agaçit dhe Veliaj: Ja ku i ke provat. Pse nuk i heton?

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 21:49
Blushi i dorëzon kreut të SPAK shkresat me firmë të

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Gjatë debatit, Blushi u shpreh se, i ka dorëzuar drejtuesit të SPAK shkresat me firmë të Edi Ramës, Engjell Agaçit dhe Erion Veliajt, duke e akuzuar për mosveprim ndaj rasteve të mundshme korrupsioni.

 

‘Ja ku i ke provat, pse nuk i heton’, u shpreh Blushi.

‘Je në varësi të Edi Ramës dhe merr urdhëra politikë prej tij, siç iu binde urdhrit për arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Detyra e SPAK është të parandalojë korrupsionin, ti heton vetëm ish-zyrtarë.

 

Ti me vetëdije i ke shërbyer shkatërrimit të pavarësisë së SPAK. Pse nuk heton Edi Ramën? The që vija e kuqe janë provat. Ja ku e ke vendimin me firmë të Edi Ramës që i dha bonus 8% kompanisë së inceneratorëve kur kompania nuk ekzistonte.

Ja ku e ke firmën e Engjell Agaçit. Ja ku e ke firmën e Veliajt. Pse nuk i heton? Doje prova ti, ja ku i ke. Ti paguhesh 10 fish të pagës minimale dhe nuk lufton korrupsionin, por bën luftë politike. Jep llogari para Kuvendit dhe mos u fshih.’, u shpreh Tedi Blushi.

Pyetjet e Tedi Blushit për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani:

1. Arben Rakipi, Drejtori aktual i Shkollës së Magjistraturës, ish-Prokurori i Përgjithshëm i shkarkuar nga Kuvendi, ka deklaruar se ai është ‘mentori juaj’, që në periudhën kur ju caktoi prokuror në Tropojë në vitet 2000. Cilat janë raportet tuaja me Z. Rakipin dhe sa ndikon ai në punën tuaj?

2. Kryeministri, Edi Rama ju ka urdhëruar publikisht nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste për të arrestuar Sali Berishën dhe Ilir Metën. Bindja juaj ndaj urdhrit të Edi Ramës ju bën ju të pavarur apo vegël politike në duart e tij?

3. Gjetjet shumë të rënda të Avokatit të Popullit lidhur me rrëmbimin kriminal të ish-Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta në 21 tetor të vitit të kaluar janë një akt-akuzë e drejtpërdrejtë për SPAK-un. Sipas Avokatit të Popullit, ju e keni bazuar ligjshmërinë e urdhrit për rrëmbimin e Ilir Metës në ligjin Nr.8331, datë 21.04.1998 ‘Për ekzekutimin e vendimeve penale’, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar në datën 25 qershor 2020, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 ‘Për ekzekutimin e vendimeve penale’. Si ka mundësi që tre prokurorë, që paguhen sa 10-fishi i pagës minimale dhe që prepuzohet të jenë ‘elita’ e hetimit’ firmosin një urdhër arresti mbi një ligj të shfuqizuar?

4. Gjykata urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për ekzekutimin e vendimit për ndalimin e Z. Meta dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë si Forca Operacionale. Përse SPAK e shmangi qëllimisht BKH-në, pra veten, nga operacioni kriminal, dhe i la dorë të lirë policisë për atë shoë politik që ndodhi?

5. Prokurori i SPAK, Arben Kraja, në seancën e datës 23 tetor 2024 e ka cilësuar si të rregullt mënyrën e arrestimit të Z. Meta, kur ndërkohë dhe shkeljet e ligjit janë në dritë të diellit. Ju personalisht si e cilësoni mënyrën e rrëmbimit dhe a ndiheni përgjegjës për shkeljen e ligjit?

6. A mund të na e sqaroni deklaratën tuaj ‘Afërmendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne (SPAK)’?

7. A mendoni se fakti që ju keni të drejtë t’i përgjoni gjyqtarët kjo humb pavarësinë e tyre sepse ata ndihen të shantazhuar prej SPAK?

8. SPAK ka pohuar se 251 drejtues dhe anëtarë organizatash kriminale janë në arrati. A përbën kjo deklaratë një dorëzim të SPAK dhe cilat janë arsyet që sipas jush ata ende nuk janë arrestuar?

9. A është hetuar Edi Rama nga SPAK, kur në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë ‘Integrated Energy BV sh.p.k’ për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që në fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte në procedurën konkurruese? (shkresa)

10. A është hetuar nga SPAK, Edi Rama kur ka firmosur në kundërshtim me ligjin ‘Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat’, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme? (shkresa)

11. A është hetuar nga SPAK, Erion Veliaj kur është njohur botërisht prej kohësh firma e paligjshme e tij për miratimin e koncensionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit? (shkresa)

12. A është hetuar nga SPAK, Edi Rama kur është përfshirë kokë e këmbë në aferën McGonigal, ku përgjegjësitë e tij janë shumë të rënda dhe totalisht të certifikuara në procesin penal në SHBA?

13. A keni çuar letërporosi për Edi Ramën dhe McGonigal dhe nëse po, a ju ka mbërritur letërporosia nga SHBA?

14. Kur do nisin hetimet reale për aferën McGonigal? Dje Av. Adriana Kalaja ju ka bërë një kallëzim penal dhe për shkak të mosdhënies së informacionit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, lidhur me dosjen McGonigal. Ku ndodhet kallëzimi i saj datë 21.3.2025 për McGonigal?

15. A jeni takuar ju me ish-kryeagjentin e FBI, Charles McGonigal?

16. A është hetuar Edi Rama, nga SPAK si përgjegjësi kryesor i çertifikuar në çështjen Beccheti ku për shkak të tij humbëm 150 milion euro dhe ku deklaratat e tij ishin përcaktuese në humbjen e Arbitrazhit?

17. A është hetuar Edi Rama si përgjegjësi kryesor për aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar, për të cilin ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku ai miratoi ligj të personalizuar për një kompani, në shkelje të hapur të interesit publik dhe duke e prishur në kulmin e pandemisë dhe të gjendjes së jashtëzakonshme duke rrezikuar në mënyrë kriminale shëndetin e njerëzve?

18. A është hetuar Edi Rama si përgjegjësi kryesor i certifikuar për aferën e Portit të Durrësit, ku u shkel çdo ligj, ku u shkel Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehën qartë dhe ndërprenë edhe kreditë?

19. A është hetuar Edi Rama si përgjegjës për miratimin e paligjshëm dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen koncesionit të sterilizimit, përkundrazi me ndërgjegje vazhdoi të mashtronte opinionin publik jo vetëm përpara, por edhe më pas kur SPAK kishte filluar arrestimet për këtë aferë?

20. A është hetuar Edi Rama si përgjegjës personal për ‘Dosjen 184’ të zgjedhjeve në Dibër ku vetë me zërin e tij vërtetohet si pjesë aktive e krimit zgjedhor?

21. A është hetuar Edi Rama për deklaratat që Policia e Shtetit të hiqte uniformat dhe të bënte vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet politike të vitit 2021?

22. A është hetuar Edi Rama si përgjegjës direkt për takimet e tij në zyrën e Kryeministrit me personazhe të narkotrafikut ndërkombëtar dhe të klanit të Sinaloas?

23. A është hetuar Edi Rama si përgjegjësi i vetëm për shkeljen e Kodit Zgjedhor kur deklaroi më 17 prill 2025 faljen e gjobave ndërkohë që zgjedhjet u mbajten më 11 maj 2025?

24. Prej dy vitesh BE ka bllokuar fondet IPARD për fermerët shqiptarët. A është hetuar kjo aferë dhe kush i ka vjedhur fondet europiane? A mendoni se zvarritja e hetimeve po penalizon edhe për fajin tuaj fermerët? Çdo vit fermerët humbasin 112 milion euro. Ku është hetimi dhe roli parandalues pasi situate është alarmante për fermerët.

25. A i keni administruar dëshmitë publike të dhëna nga ish-Zv/Kryeministri, Arben Ahmetaj lidhur me aferat e Kryeministrit Rama dhe Zv/Kryeministres Balluku? A ka nisur ndonjë hetim për Tunelin e Llogarasë?

26. Sa ministra dhe deputetë janë sot nën hetim nga SPAK?

27. Përse prej 2-3 vjetësh nuk është kapur asnjë kg drogë në Portin e Durrësit?

28. A ka nisur ndonjë hetim ndaj vëllait të Kryeministrit Rama në lidhje me akuzat publike ndaj tij për përfshije në trafikun e drogës?

29. Përse kallëzimin e Av. Adriana Kalaja për Edi Ramën dhe bashkëshorten e tij në lidhje në lidhje me grabitjen e pronave në Surrel e kalove fillimisht për kompetencën në Prokurorinë e Tiranës dhe megjithëse kishin kaluar afatet për të vendosur me mosfillim, me ndihmën e gjyqtares Irena Gjoka, Maneku, Shpata e bëtë, më 31 korrik 2025, pra gati pas 1 viti?

30. Si ka mundësi që edhe pasi e bën më mosfillim, prokurore Anita Jella, sërish ankimimi i Av. Adriana Kalaja shqyrtohet nga gjyqtarja Irena me tre mbiemra?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan