Tragjike/ Fundoset anija në Indonezi, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima
Ekipet e shpëtimit në Indonezi po vazhdojnë kërkimin e tyre pasi të dielën një anije pasagjerësh u mbyt n&eu...
Ekipet e shpëtimit në Indonezi po vazhdojnë kërkimin e tyre pasi të dielën një anije pasagjerësh u mbyt n&eu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për procesin në Hagë, tha se Serbia ka kryer një gjenocid ndaj shqiptarëve. ...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar këtë të diele n&eu...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme të shumta në qytetin e Elbasanit. Brenda vetëm 30 minutash, rr...
Zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe një zëdhënës i ish-zëvendëspresidentes Kamala Harris njoftuan se një ...
Prej afro dy javësh, Shqipëria po konsumon një nga përplasjet më të forta institucionale të viteve të fundit. Filloi si ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka “nxjerrë zbuluar” ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi. Në një...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me takimi e kryeministrit Rama me qytetarët në Berat u shoqërua me tensione dhe përpl...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk i intereson nëse vendet e Gjirit do të takohen me Iranin të hënën për t&eu...
Një përleshje e dhunshme ku përfshiheshin afërsisht 15 persona u regjistrua të shtunën në Athinë, Raportohet se pas ngja...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, njëherësh deputet i kësaj force politike, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me funksionimin e shoqërisë shtetërore të armatimeve KAYO. Në një deklaratë për mediat, Blushi e cilësoi këtë model si një arkitekturë të mirëfilltë kriminale të ndërtuar për të transferuar dhjetëra miliona euro të taksapaguesve te biznesmenë privatë, duke u shmangur rregullave ligjore të prokurimit publik dhe auditimit shtetëror.
Sipas deputetit të opozitës, ndonëse KAYO është krijuar me 100% kapital shtetëror nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, përmes saj janë ngritur katër kompani bijë me partnerë privatë: Timak Defence, Advanced Arms Technology, MKD dhe Guna Tactical. “Modeli KAYO është një mekanizëm i strukturuar mafioz i ndërtuar nga Edi Rama për zhvatjen e fondeve publike përmes Ron Yeffet dhe ‘Ronëve’ të tjerë, një puç kushtetues që jo vetëm ka suprimuar kontrollin kushtetues mbi paranë publike, por që nëpërmjet përjashtimit të fondeve publike nga të gjitha rregullat e prokurimit publik, ka krijuar hapësirën për zhvatjen e tyre,” deklaroi Blushi.
Blushi: Modeli KAYO është një mekanizëm i strukturuar mafioz i ndërtuar nga Edi Rama për zhvatjen e fondeve publike përmes Ron Yeffet dhe “Ronëve” të tjerë, një puç kushtetues, që jo vetëm ka suprimuar kontrollin kushtetues mbi paranë publike, por dhe që nëpërmjet përjashtimit të fondeve publike nga të gjitha rregullat e prokurimit publik, ka krijuar të hapësirën për zhvatjen e tyre. KAYO është shoqëri me 100% kapital shtetëror, nën Ministrinë e Mbrojtjes, por përmes saj janë krijuar katër kompani të përbashkëta me privatët: Timak Defence, Advanced Arms Technology, MKD dhe Guna Tactical.
Në tre prej tyre KAYO zotëron vetëm 20% të aksioneve, ndërsa në njërën 49%, duke e lënë shtetin në pakicë në të katër kompanitë, megjithëse aktiviteti i tyre lidhet drejtpërdrejt me furnizimin e shtetit me mjete ushtarake, dronë, armë, municione, veshje dhe pajisje strategjike.
Këtu qëndron thelbi i skemës mafioze dhe puçit kushtetues. Këto katër kompani, që zotërohen dhe kontrollohen në shumicë nga privati, janë të përjashtuara nga rregullat e prokurimit publik, ashtu si edhe nga auditimi i Kontrollit të Lartë Shtetëror, për shkak se ligji për prokurimin publik, ashtu si edhe ligjin për KLSH, përcaktojnë se i nënshtrohen rregullave të prokurimit publik dhe auditimit financiar vetëm kompanitë në të cilat shteti zotëron më shumë se gjysmën e kuotave/aksioneve.
Në kushtet kur të katër shoqëritë kanë ortakë privatë në shumicë, atëherë si ligji për prokurimin publik, ashtu edhe ligji për KLSH-në, ashtu edhe auditi i brendshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, nuk janë të zbatueshëm ndaj tyre.
Ky mekanizëm mafioz përjashton qëllimisht jo vetëm auditorët dhe publikun nga kontrolli, llogaridhënia dhe transparenca por edhe vet Kuvendin.
Rasti i TIMAK-ut e bën këtë mekanizëm edhe më të qartë: më 17 qershor 2025, 49% e aksioneve janë shitur për vetëm 490 euro shtetasit izraelit Ron Yeffet dhe vetëm pak javë më pas është krijuar Timak Defence, ku KAYO zotëron vetëm 20%. Ndërkohë, sipas të dhënave të bëra publike në media, kjo kompani ka përfituar rreth 26 milionë euro nga Buxheti i Shtetit deri në qershor 2026.
Në Guna Tactical, KAYO fillimisht zotëronte 51%, por në maj 2026 zbret në 49%, duke humbur shumicën dhe kontrollin, ndërsa kompania ka përfituar rreth 8 milionë euro nga Buxheti i Shtetit deri në maj 2026.
Pra, modeli mafioz është i qartë.
Shteti paguan, privati menaxhon paranë publike, ndërsa kontrolli kushtetues mbi të neutralizohet.
Prandaj, modeli mafioz KAYO nuk është një partneritet normal publiko-privat.
Është një arkitekturë kriminale për zhvatjen e parasë publike e ndërtuar për të çuar fondet publike në struktura me shumicë private, për të shmangur mekanizmat e zakonshëm të prokurimit dhe kontrollit shtetëror dhe për të neutralizuar de facto kontrollin e KLSH-së, ndërkohë që shteti vazhdon të jetë klienti dhe financuesi kryesor.
Pra shteti përmes KAYO-s në këto kompani ka pakicën e aksioneve. Që do të thotë se Ligji i Prokurimit Publik, që zbatohet vetëm në entet shtetërore dhe në kompanitë në të cilat shteti ka shumicën e administrimit, nuk ka efekt te Ron Yeffet dhe “Ronët e tjerë”.
Ligji i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk zbatohet sepse kompanitë private, ku shteti është aksioner në pakicë, nuk prokurojnë me tendera, dhe se këto katër kompani nuk kontrollohen as nga auditi i brendshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, sepse edhe ai kontrollon kompanitë ku shumica është e shtetit.
Vetëm me këtë mekanizëm mafioz, nga KAYO, që presupozohej të kryente vetë shërbimet për furnizimin e shtetit me mjete ushtarake, dronë, armë, municione, veshje dhe pajisje strategjike, kalohet te katër kompani private ku shteti ka pakicën, pikërisht për t’i përjashtuar totalisht nga të gjitha rregullat e prokurimit publik, rregullat e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rregullat e auditimit financiar që bën çdo institucion, në mënyrë që Edi Rama nëpërmjet Ron Yeffet dhe “Ronëve” të tjerë të vjedhë i qetë, pa u kontrolluar nga askush.
Një nga kushtet bazë të organizimit dhe funksionimit të një shtetit demokratik është se nëse po përdoren paratë publike çdo transaksion duhet t’i nënshtrohet rregullave të prokurimit.
Sot ky kusht themeltar është shkelur.
Për shembull, “Timak Defence” një kompani e cila është 80 % private edhe 20 % shtetërore, ka përfituar deri tani 30 milion euro të cilat i janë shmangur prokurimit, edhe jo vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit, si dhe auditi i brendshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, por as Kuvendi nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli mbi përdorimin e tyre në garantim të interesit publik.
Që do të thotë, se këto katër kompani veprojnë njësoj si çdo kompani private. Por, me një ndryshim, klienti i tyre kryesor dhe monopol është shteti.
Në këtë model mafioz, shteti paguan, privati kontrollon, prokurimi anashkalohet, auditimi publik dobësohet dhe qytetari shqiptar mbetet pa garancinë e transparencës dhe llogaridhënies mbi paratë e tij.
Modeli mafioz KAYO provon qartë korporatizimin e shtetit me anë të krijimit të kompanive shtetërore, të cilat krijojnë të tjera kompani bija me aktor privat të lidhur drejtpërdrejt me Edi Ramën, të zgjedhura pa garë, të cilët marrin akses në burimet ose asetet publike, ndërsa anashkalojnë rregullat e prokurimit, kontrollit edhe llogaridhënies.
Ndryshe kjo quhet kapje e shtetit përmes një puçi kushtetues që suprimon kontrollin mbi paranë publike.
Sepse ky mekanizëm mafioz përjashton qëllimisht jo vetëm auditorët dhe publikun nga kontrolli, llogaridhënia dhe transparenca, por edhe vet Kuvendin.
Pra një vjedhje në dritë të diellit, që nuk ka nevojë për ndonjë hetim të thelluar dhe që në kushtet kur drejtëisa nuk do të ishte e kapur nga Edi Rama do të duhej të reagonte menjëherë, veçanërisht kur audio-përgjimi i Ron Yeffet i vuri vulën mënyrës mafioze të zhvatjes së parasë publike nga Edi Rama.
Por në kushtet kur SPAK as nuk ka guximin t’i afrohet celularit të Edi Ramës dhe as ta thërrasë atë të pandehur çdo iluzion se drejtësia do të reagojë edhe në këtë rast është një iluzion.
Megjithatë kjo gjakderdhje financiare përmes modelit mafioz KAYO, që pritet të zgjerohet edhe në sistemin e shëndetësisë duhet ndalur urgjentisht.
Ne do t’i zhbëjmë këto skema mafioze të grabitjes së parasë publike.
Tanimë opozita e ka depozituar nismën e saj për ngritjen pa vonesë të komisionit hetimor parlamentar që do të duhet të përqendrojë punën e tij në verifikimin në thellësi të ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga Edi Rama gjatë funksionimit të shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., në drejtim të marrëveshjeve të bashkëpunimit, marrëdhëniet kontraktuale, prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake, duke mbajtur në konsideratë edhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar me të drejtë të plota në NATO, veçanërisht në kushtet kur siç faktoi edhe audio-përgjimi i Ron Yeffet jemi në kushtet e cënimit flagrant të sigurisë kombëtare përmes përfshirjes së Shqipërisë në trafikun ndërkombëtar të armëve.
Partia e Lirisë është e vendosur t’i çmontojë një për një modelet mafioze KAYO, të rikthejë kontrollin e shtetit mbi pasurinë publike dhe t’u kërkojë llogari të gjithë atyre që e kanë trajtuar paranë e shqiptarëve si plaçkë personale.
KAYO-organizata do të çmontohet dhe Edi Rama do të japë shumë shpejt llogari para shqiptarëve për zhvatjen barbare që u ka bërë taksave të tyre.
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është drejt një marrëveshjeje me një rrjet universitar në Londër. Duke folur n&eu...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish kundërshtinë e tij në ‘X’, në lidhje me pagat e reja që magjistratët mir...
Protestat qytetarë në Tiranë të cilat kanë nisur që në fund të muajit maj kundër klasës politike vijojnë...
Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiran&eu...
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Po mbahet protesta e 105 kundër qeverisë në Tiranë, ku këtë herë dhe diaspora është në shesh. Është...
Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë është mbushur përplot me qytetarë sot në ditën e 105, kur në kryeq...
Një emigrante, që ka ardhur nga Italia për të protestuar në shesh, theksoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet ta lejojnë m...
Një nga protestuesit në ditën e 105 deklaroi se diaspora nuk ia fal krimet Ramës që ka bërë kundër popullit shqiptar. A...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...