POLITIKE

Blushi: Regjimet bien kur populli ngrihet. Gati të paguajmë çdo çmim për lirinë e Shqipërisë!

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 17:09
Blushi: Regjimet bien kur populli ngrihet. Gati të paguajmë çdo

Partia e Lirisë mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar, ku Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi deklaroi se brenda pak orësh do të nis një aksion protestues të cilin e cilësoi si të pandalshëm për rrëzimin e asaj që e quajti “Narkoshtet”.

Sipas Blushit, qeveria aktuale është e ndërtuar mbi korrupsion, krim dhe padrejtësi dhe nuk përfaqëson më interesin e qytetarëve. Në fjalën e tij u denoncuan afera të shumta, përfshirë inceneratorët, AKSHI-n, Tunelin e Llogarasë dhe shpenzimet luksoze të kryeministrit, ndërsa u theksua varfërimi i pensionistëve dhe shtresave në nevojë.

Blushi u shpreh se të rinjtë po detyrohen të largohen nga vendi për shkak të rritjes së çmimeve, mungesës së perspektivës dhe pabarazisë ekonomike.
Ai akuzoi qeverinë për braktisje të shëndetësisë, arsimit dhe bujqësisë, duke i cilësuar këto sektorë në krizë të thellë.

Në fjalën e tij Blushi përmendi edhe Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta , ndërsa theksoi se kauza e tij për liri nuk mund të burgoset. Në përfundim, Blushi u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë, duke deklaruar se “regjimet bien kur populli ngrihet” dhe se fitorja, sipas tij, është më pranë se kurrë.

 

Blushi: 

Të dashur anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, 
Të dashur shqiptarë, 

Në më pak se 2 orë, ne do të dalim në shesh për të nisur bashkë me shqiptarët aksionin e pandalshëm të rrëzimit dhe largimit përgjithmonë të Narkoshtetit.
Pushteti i kalbur i krimit dhe korrupsionit ka rënë sepse nuk ka asnjë lidhje me interesin e qytetarëve të thjeshtë dhe nuk përfaqëson vullnetin e popullit.

Asnjë regjim i ndërtuar mbi frikën, korrupsionin, krimin dhe padrejtësinë nuk mund të qëndrojë përgjithmonë sado represiv dhe i egër të jetë.
Shqiptarët janë zgjuar dhe sot me zemëratën e tyre të ligjshme, kundër një regjimi që u ka ngulur thikën në palcë, do të thonë fuqishëm fjalën e tyre.

Sovrani është ngritur në këmbë për t’a shporrur Edi Ramën që e shndërroi shtetin në vegël të krimit dhe ndërtoi një sistem grabitjeje kombëtare, ku paratë publike nuk shkojnë për paga, pensione dhe shërbime dinjitoze, por përfundojnë në xhepat e tij.

Barrën e kësaj babëzie skizofrenike që na rendit vendin e parë në Europë për korrupsion e mbajnë pensionistët, fermerët, mësuesit, mjekët, infermierët, minatorët dhe punëtori i thjeshtë.

Aferat e Belinda Ballukut na treguan se si paracaktohen tenderat për të grabitur me një dorë qindra milion euro.
Afera e AKSHI-t hodhi dritë se si bëhen bashkë grupet kriminale dhe Policia e Shtetit për të rrëmbyer dhe frikësuar ata që nuk i pranojnë garat fiktive dhe vjedhjen ditën për diell.

Edi Rama sot nuk po mbron as Belinda Ballukun dhe as Ergys Agasin, por veten dhe hajdutëritë e përbindshme të tij.

Çdo sekondë që Edi Rama qëndron në pushtet ndihmon vjedhjen në çdo sektor dhe varfërimin e pandalshëm të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. 

Sot të rinjtë nuk ia dalin të krijojnë një familje sepse lekët e krimit dhe korrupsionit kanë rritur në qiell çmimet dhe qeratë e apartamenteve.
Belinda Balluku ka sot 300 shtëpi, ndërsa 90% e të rinjve nuk blenë dot as një garsioniere në periferi të Tiranës, sepse u duhen 70-80 vite punë.

Shqiptarët janë sot populli më i varfër i Europës se ky regjim u taton bukën e gojës 20%, ndërkohë që kazinotë e kartelit të Sinaloas i taton 6% ndërsa oligarkët e maskuar si “partnerë strategjikë” që plaçkisin pronat publike dhe private të shqiptarëve nga Veriu në Jug i taton 0%.

Sot jemi të vjedhur sepse me pagat, pensionet dhe të ardhurat mizerabël i paguajmë ushqimet e shportës 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian.

Në vendin tonë ku pagat dhe pensionet janë sa gjysma e atyre në Kosovë, një kilometër rrugë e ndërtojmë 6-7 fish më shtrenjtë se kudo në kontinent.

Kjo ndodh sepse Kreu i Organizatës nuk ngopet së vjedhuri taksat e shqiptarëve dhe në vend t’ua shpërndajë atyre për rritje pagash e pensionesh, alokon 70% të buxhetit të shtetit për ndërtimin e gjoja projekteve publike që shkërmoqen si rrugët e florinjta në të katër anët e vendit.

Vetëm kostoja e një shishe verë që Edi Rama pi në ditë (33 mijë euro/shishja) është baraz me pensionin mesatar të 15 viteve.
4 milion euro koston vetëm kantina personale e verërave të Edi Ramës, aq sa duhet dhe tepron për ndërtimin e një shkolle në Astir që nuk u ndërtua kurrë.   
Ndërkohë që harxhon 10 mijë euro në javë për detoksin në spitalet më të shtrenjta të Italisë, Edi Rama shpërndan 8 mijë lekë të vjetra ndihmë për personat me aftësi të kufizuar dhe 1.500 lekë ndihmë ekonomike në muaj për familjet në nevojë me 4 anëtarë.

Fyerje dhe poshtërim irritues, që nga sot dhe në ditët në vijim do të marrë përgjigjen e merituar. 
90 mijë euro në ditë paguan Qeveria për një incenerator që nuk ekziston por nuk jep 75 mijë euro për të blerë pajisjet në Onkologjik që do shpëtonin mijëra të sëmurë me tumor dhe do t’i jepnin fund tragjedive në këtë spital në kufijtë e krimit kundër njerëzimit.

Vetëm në aferën e Tunelit të Llogarasë, Rama dhe Balluku shtuan pasurinë e paligjshme me 75 milion euro deri duke zhdukur edhe 2 ura, ndërsa për vitin e ardhshëm vendosën që pensionet të rriten vetëm 60 lekë në qytet dhe 20 lekë në fshat.

Këto çikërrima, që herë i quan indeksim dhe herë rritje pensioni, janë tallje, fyerje dhe poshtërim për mbi 700 mijë pensionistë, që detyrohen të zgjedhin mes ilaçeve dhe ushqimit, sepse 60% të pensionit të tyre nuk del as për të blerë bukë, e jo më për të paguar edhe faturat e kripura të energjisë elektrike.
Në vend të dedikonte fonde shtesë për rimbursimin e energjisë elektrike për të gjithë pensionistët e vetmuar, Edi Rama vjedh 95 mijë euro në ditë për dy tigrat lundrues nga

Bangladeshi që kurrë nuk prodhuan 1 kilovat energji dhe të vetmen emergjencë që zgjidhën ishte se ku do punësohej Yuri Kim pasi flama SOROS të shpallej “Non Grata” në administratën amerikane.
Sot jo vetëm nuk kemi një sistem shëndetësor të mirëorganizuar, por kemi një rrjet plaçkitës të mafias së ilaçeve që funksionon sipas parimit “paguaj ose vdis”.

Tragjeditë në Spitalin Onkologjik janë kthyer në simbolin e korrupsionit që vret pa mëshirë, të një qeverie të pashpirt që shpërdoron dhe vjedh miliarda dhe i lë qytetarët në mëshirë të fatit duke mos u rimbursuar dhe garantuar barnat e domosdoshme.
Bujqësia, ky sektor jetik i ekonomisë së vendit, ku është e punësuar 40% e fuqisë punëtore aktive, është në koma.

Fermerët po falimentojmë masivisht sepse edhe fondet IPARD, para të Bashkimit Europian, u zhdukën, u grabitën dhe përfunduan te inceneratorët, ndërsa fshati shqiptar u la pa mbështetje, pa investime dhe pa shpresë.
Arsimi është braktisur dhe rinia po largohet masivisht sepse kurrë nuk kanë qenë prioritet i Qeverisë.

Edi Rama ka zgjedhur t’i dëbojë sepse kërkon një shtet të dobët, nën kontroll, që t’i shërbejë vetëm atij dhe jo qytetarëve.
Ndaj e ka nxitur shpopullimin dhe vijon ta bëjë çdo ditë, deri duke goditur në AND familjen shqiptare, siç veproi me ligjin e zi dhe antikombëtar të diktuar nga George Soros për shpërbërjen me ligj të saj, me qëllim shndërrimin e Atdheut tonë në një fermë të surogacisë dhe perversitetit moral.

Provat e korrupsionit të përbindshëm janë të dritë të diellit, nga rruga Qukës-Qafë Plloçë, te Onlogjiku, e deri te kantina e verërave të Edi Ramës, sa do që ai të përpiqet t’i mbulojë gjurmët e krimeve të tij.

I zhdukuri i aferës së AKSHI-t, Ergys Agasi ia doli ta zhdukë kantinën-provë kundër Edi Ramës, imagjionin se çfarë po u bën sot Belinda Balluku, që është ende në zyrat e shtetit, provave të korrupsionit të saj dhe “palloshit të gjatë”.
Ndaj të gjithë sot të thonë fjalën e tyre për ndarjen përfundimtare nga ky regjim kriminal që funksionon si organizatë e strukturuar mafioze, që ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë.

T’u tregojmë me vendosmëri se frika vritet vetëm duke u përballur me të, se regjimet bien kur qytetarët ngrihen, se asnjë pushtet nuk është më i fortë se një popull patriot, i bashkuar dhe i vendosur.
Sot shqiptarët janë në këmbë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre themelore, përballë një regjimi armik të tyre që e ka shndërruar Shqipërinë, në të vetmin vend anëtar të NATO-s me të burgosur politik.

Ilir Meta mund të jetë sot pas hekurave, i burgosur politik i Narkoregjimit që e rrëmbeu dhe e izoloi nga tmerri që ka nga të vërtetat e tij, por kauza e lirisë që ai përfaqëson nuk mund të burgoset kurrë, ajo do të jetë sot në shesh, në zërin tuaj, në guximin tuaj, në fuqinë dhe vendosmërinë tuaj për t’u përballur me këtë regjim armiqësor.

Me Ilir Metën në krye ne do ta fitojmë këtë betejë sepse mezi presim të vemë në jetë 5 Prioritetet tona për 4 milion shqiptar plus, që do hapin një kapitull të ri për Shqipërinë e dekadave që do të vijnë, fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon, ku shpopullimi do të ndalet sepse do të dyfishohen pagat dhe pensionet, do të mbështeten familjet e reja, do të financohet siç e meriton arsimi dhe bujqësia dhe mirëqenia e shqiptarëve do të rritet, duke u garantuar jo vetëm shpresë por edhe mundësi të reja për të ndërtuar të sigurt të ardhmen në Atdheun e tyre. 

Regjimet bien kur populli ngrihet. Ne e dimë se kjo përballje kërkon sakrifica. 

Por ne jemi gati të paguajmë çdo çmim për lirinë e Shqipërisë! 
Koha është e guximtarëve! 

Fitorja jonë është më pranë se kurrë! 

O sot o kurrë!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan