POLITIKE

Blushi: SHBA rrëzoi akuzën ndaj Metës për lobim të paligjshëm, manipulimi i Ramës dhe McGonigal për 1 milionë dollarët mori një goditje asgjësuese

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Maj 2026, 13:10

Blushi: SHBA rrëzoi akuzën ndaj Metës për lobim të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi theksoi se autoritetet amerikane kanë rrëzuar zyrtarisht akuzën për lobimin e paligjshëëm prej 1 milionë dollarësh nga Ilir Meta, duke akuzuar SPAK se ka fshehur përgjigjen.

Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Charles McGonigal në lidhje me këtë akuzë, duke theksuar se historia nisi me një artikull të publikuar në vitin 2018 nga revista Mother Jones, ku pretendohej se Meta kishte paguar 1 milion dollarë për lobim në SHBA për një takim me presidentin Donald Trump.

“Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani.”, tha Blushi.

Blushi shtoi se Prokuroria e Posaçme iu drejtua autoriteteve amerikane me letër porosi në vitin 2022, ndërsa përgjigjja zyrtare e mbërritur më 15 nëntor 2024 konfirmonte se nuk ishte provuar asnjë lidhje mes pagesave të kompanisë “Taliadoros” dhe Ilir Metës apo LSI-së. Sipas tij, i vetmi pagesë e ligjshme e provuar ishte 15 mijë dollarë për kompaninë “McKeon Group”.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal për manipulim të fakteve dhe ndikim në ngritjen e akuzës ndaj ish presidentit, duke e cilësuar arrestimin e tij në tetor 2024 si “rrëmbim politik”.

Blushi shtoi se përgjigjja amerikane është mbajtur e fshehtë deri në qershor 2025 dhe se kjo, sipas tij, provon se çështja e lobimit kishte rënë shumë kohë më parë. Ai deklaroi se të gjitha akuzat ndaj Metës do të rrëzohen si të pabazuara dhe kërkoi transparencë të plotë për procesin gjyqësor.

“Por ky manipulim i miqve të Charles McGonigal ka marrë një goditje asgjesuese dhe finale nga Autoritetet Gjyqësore Amerikane, që në përgjigjen e tyre zyrtare, me e-mail e datës 15 nëntor 2024, kanë  informuar se pagesat për shërbimet e kontratës së lidhur midis Dorelita Limitet dhe Mckeon Group, janë paguar nga një tjetër kompani, Taliadoros, dhe nuk është vërtetuar ndonjë lidhje midis pagesave të kryera nga kjo kompani dhe LSI dhe Ilir Metës si Kryetar i saj.

Pra manipulimi i Charles Mckonigalit dhe Edi Ramës mer një goditje asgjesuese dhe provohet fakti i vetëm që LSI kishte paguar vetëm 15 mijë dollarë për kompaninë McKeon Group dhe jo 1 milionë dollarë, siç u paguan për të shpifur me kryeartikuj gazetat nga SHBA, në Austri, në Greqi e sigurisht në Shqipëri për llogari të Edi Ramës e  Charles McGonigalit.”, shtoi ai.

Akuza kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD të tij për një foto të pabërë me Presidentin Trump tashmë, që shërbeu si justifikim për rrëmbimin e tij mafioz në 21 Tetor të vitit 2024, tanimë është rrëzuar zyrtarisht edhe nga SPAK.

Por mbështetur si përherë vetëm mbi prova dhe fakte ligjore, sot do t’u provojmë  të gjithë shqiptarëve rrugën kriminale që ndoqi Edi Rama dhe Charles McGonigal, jo vetëm për mbarsjen e kësaj akuze, por edhe për helmimin e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ndaj Z. Meta.

Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani.

Kujtojmë se ky shkrim u riprodhua në atë kohë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet e kapura nga Edi Rama dhe të financuara prej tij me paratë e ndyra të inceneratorëve.

Por 4 vite pas këtij shkrimi, pothuajse i njëjti shkrim riciklohet, por kësaj here në gazetën spekulative austriake “Kronen Zeitung”, e cila në faqe të parë, në 16 maj 2022, me titullin “Krimi i një Presidenti”, pra theksoj  2 muaj para se Z. Meta të mbaronte mandatin si President i Republikës dhe ti rikthehej politikës aktive, kjo gazetë spekulative, rikthen të njëjtën akuzë të sponsorizuar të lobimit prej tij të 1 milion dollarëve për gjoja  foton e pabërë me Presidentin Trump, shkrim i cili në atë kohë gjeti jehonë edhe në disa media greke.

Pa kaluar as dy javë nga ky shkrim, më 10 qershor 2022, ish-deputeti i Edi Ramës apo siç e quan ai sot “ballisti im më i mirë”, Halit Valteri, bën kallëzimin në SPAK kundër Z. Meta duke pretenduar, sipas tij, se midis kompanisë “McKeon Group” dhe Kryetarit të LSI-së ishte lidhur një kontratë lobimi e financuar, sipas tij, me para që burimin kryesor e kishin nga korrupsioni.

Tre muaj më vonë, më 9 shtator 2022, SPAK i dërgon një letërporosi autoriteteve amerikane dhe u kërkon sqarime lidhur me kontratën e lobimit LSI – McKeon Group.

9 muaj pas kësaj kërkesë, më 16 qershor 2023, miqtë e Charles McGonigalit në Uashington, kthejnë një përgjigje, e cila do të asgjësohet më vonë nga përgjigja zyrtare e Autoriteteve Gjyqësore Amerikane, por në këtë përgjigje të miqve të Charles McGonigalit, ata pretendojnë se nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se kallëzimi i ballistit të Edi Ramës, pra i Halit Valterit, i mbështetur mbi shkrimet e “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung”, kishte të njëjtat të dhëna me kqyrjen që miqtë e Charles i kishin bërë faqes online të FARA.

Pra një mashtrim dhe manipulim i qëllimshëm.

Por shokët e McGonigalit nuk u mjaftuan me kaq.

Ata vijuan të përcjellin informacione të gënjeshtra dhe manipulime për llogari të SPAK-ut dhe një prej tyre është edhe letërporosia me regji e datës 16 shtator 2023.

Ku manipulimi i shokëve të McGonigalit kalon në një tjetër nivel dhe një nga perlat e mashtimeve dhe manipulimeve, ku sipas tyre  kompania guackë “Dorelita” gjoja kishte angazhuar kompaninë McKeon për të kryer aktivitete lobimi për llogari të Z. Meta, madje dhe takime në Senatin Amerikan, ndër to njëra edhe në datën 28 prill 2017, kur Z. Meta u zgjodh President i Republikës.

Por këto manipulime ordinere i duheshin Edi Ramës, sepse i nevojiteshin   për të dhënë urdhrin e rrëmbimit të Z. Meta në 21 tetor 2024, e theksoj me një nga akuzat kryesore, pikërisht lobimin e supozuar prej 1 milion dollarësh.

Por ky manipulim i miqve të Charles McGonigal ka marrë një goditje asgjesuese dhe finale nga Autoritetet Gjyqësore Amerikane, që në përgjigjen e tyre zyrtare, me e-mail e datës 15 nëntor 2024, kanë  informuar se pagesat për shërbimet e kontratës së lidhur midis Dorelita Limitet dhe Mckeon Group, janë paguar nga një tjetër kompani, Taliadoros, dhe nuk është vërtetuar ndonjë lidhje midis pagesave të kryera nga kjo kompani dhe LSI dhe Ilir Metës si Kryetar i saj.

Pra manipulimi i Charles Mckonigalit dhe Edi Ramës mer një goditje asgjesuese dhe provohet fakti i vetëm që LSI kishte paguar vetëm 15 mijë dollarë për kompaninë McKeon Group

dhe jo 1 milionë dollarë, siç u paguan për të shpifur me kryeartikuj gazetat nga SHBA, në Austri, në Greqi e sigurisht në Shqipëri për llogari të Edi Ramës e  Charles McGonigalit.

Pra fiksojeni mirë, nuk ka ekzistuar kurrë asnjë lobim i paligjshëm i Z. Meta, për më tepër me këtë shifër të çmendur që pretendonte Edi Rama dhe Charles McGonigal prej 1 milion dollarësh.

Pra ajo që duhet të mbetet në mendjen e çdo shqiptari është se kurrë Z. Meta nuk ka shkelur ligjet shqiptare dhe ligjet amerikane dhe kurrë në jetën e tij nuk ka bërë një lobim të paligjshëm.

Po pse Prokuroria nuk priti këtë përgjigje zyrtare të SHBA, të mbërritur në 15 nëntor, por u nxitua, mbështetur mbi manipulime, të rrëmbente Z. Meta 3 javë më herët?

Përgjigjja është e thjeshtë.

Sepse Edi Ramës i duhej Ilir Meta i izoluar dhe i rrëmbyer, në mënyrë që ai të rrëmbente më pas zgjedhjet, siç bëri në zgjedhjet e 11 Majit.

Skandali thellohet edhe për  faktin se kjo letërporosi e 15 Nëntorit 2024 u mbajt e fshehtë deri në qershor 2025 kur Z. Meta iu komunikua zyrtarisht marrja e tij  si i pandehur dhe madje kjo letërporosi nuk u vendos për muaj e muaj me rradhë jo vetëm atij në dispozicion, por as mbrojtësve të tij ligjor.

Sepse kjo përgjigje asgjesonte investimin miliona e miliona euro të Edi Ramës dhe Charles McGonigalit për të njollosur  emrin e Ilir Metës.

Sepse që me ardhjen e letërporosisë, në 15 Nëntor të vitit 2024, çështja e lobimit ishte e vdekur dhe bashkë me të edhe akuza.

Por ndërkohë duhej të justifikohej mbajtja e Ilir Metës në paraburgim politik dhe për këtë arsye u fsheh edhe kjo përgjigje e Autoriteteve Gjyqësore Amerikane.

Pra çfarë ka ardhur nga SHBA me atë cfarë ka deklaruar publikisht Z. Meta,  por jo vetëm kaq, por edhe 3 vite më parë para SPAK-ut, pra vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë dollarësh për McKeon Group, këto dy përgjigje ngjasojnë si dy pika uji, janë kopje të njëra-tjetrës, sepse Ilir Meta nuk e njeh mashtrimin, nuk e njeh gënjeshtrën dhe sepse ai ka zbatuar me përpikëri gjatë gjithë jetës së tij ligjet shqiptare, por siç fakton edhe kjo përgjigje finale e Autoriteteve Amerikane, ka zbatuar me përpikëri edhe ligjet amerikane.

Edhe SPAK sigurisht e ka ditur shumë mirë të vërtetën, sepse këtë ja tha vetë Z. Meta 3 vite më parë kur u pyet për këtë çështje, por dua gjithashtu t’ju rikujtoj edhe faktin se për McKeon Group, në një letër zyrtare drejtuar Departamentit të Drejtësisë,  bën publik faktin e pohuar botërisht edhe nga Z. Meta se ka qenë pikërisht Z. Meta ai i cili i ka denoncuar faktin se personi greko-amerikan kishte nënshkruar një marrëveshje fillestare, nuk ka qenë kurrë i autorizuar as nga Z. Meta dhe as nga LSI.

Pra siç ju faktuam, Edi Rama dhe Charles McGonigali, me manipulimet e fakteve,  me mashtrimet, me sajesat që u përdorën si alibi për rrëmbimin e Ilir Metës, nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë kompromentuar shumë rëndë bashkëpunimin shumë të rëndësishëm midis SHBA dhe Shqipërisë, veçanërisht sa i takon ndihmës juridike dhe asistencës në fushën e Drejtësisë.

Ata e dinin të vërtetën por u duhej të rrëmbehej Ilir Meta para zgjedhjev, ndaj dhe kanë harxhuar miliona euro për të manipuluar opinionin publik vendas e ndërkombëtar.

Ndaj edhe nuk duan që seancat gjyqësore të jenë live, por të bunkerizuara sepse Transparenca është tmerri i Edi Ramës dhe i gjithtë atyre që kanë shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane.

Sepse transparenca do t’u tregonte të gjithë shqiptarëve jo vetëm standardin e hetimeve por edhe faktin se këto prova janë vetëm maja e majës së ajsbergut të skandaleve dhe manipulimeve dhe të përfshirjeje korruptive e kriminale të Edi Ramës dhe zyrtarëve të caktuar amerikanë, shokë të McGonigalit.

Sikundër u çmontua dhe tanimë u rrëzua edhe zyrtarisht akuza e montuar për gjoja lobimin 1 milion dollarë të Z. Meta, ashtu do të çmontohen dhe rrëzohen të gjitha akuzat e tjera të ndërtuara mbi manipulime, mashtrime dhe pretendime të paqënda.

Triumfi i Z. Meta në këtë përballje me bandën që e rrëmbeu dhe vijon ta mbajë në izolim gjeopolitik është e padiskuteshme.

Blushi: SHBA rrëzoi akuzën ndaj Metës për lobim të

Blushi: SHBA rrëzoi akuzën ndaj Metës për lobim të

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan