Banka Botërore: Projekti për bujqësinë me ecuri jo të kënaqshme, vetëm 9% e fondeve të përdorura
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...

Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është përfshirë nga debate, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të procedurave dhe zbatim të standardeve të dyfishta. Gjatë fjalës së tij, ndeputet i PD Luçiano Boçi ka sfiduar interpretimin e mazhorancës për termin “konsensus”, duke theksuar se ai nënkupton një marrëveshje politike ku kandidati për Avokatin e Popullit propozohet nga opozita.
Sipas Boçit, mazhoranca po vazhdon në mënyrë të paligjshme një proces me kandidatë që nuk kanë më mbështetjen e nevojshme me firma. Në fjalën e tij, Boçi i është referuar nenit 72 të rregullores së Kuvendit, i cili u jep të drejtë deputetëve të tërheqin firmat e tyre për çdo çështje për sa kohë ajo nuk ka kaluar për diskutim në seancë plenare.
Deputeti i PD ka sjellë në vëmendje një precedent të ndodhur vetëm pak ditë më parë, me protagoniste ministren e Arsimit, Evis Kushi.
Sipas tij, zonja Kushi, në cilësinë e deputetes, ka tërhequr një propozim ligjor për të drejtat e autorit nga diskutimi në Komisionin e Arsimit. Kërkesa e saj për tërheqje u pranua pa asnjë kundërshtim, edhe pse çështja ishte tashmë e përfshirë në rendin e ditës së komisionit.
Duke u bazuar në këtë rast, opozita ka ngritur pyetjen nëse në Kuvendin e Shqipërisë ka dy kategori deputetësh: ata të mazhorancës, të drejtat e të cilëve respektohen, dhe ata të opozitës, të cilëve u mohohen të njëjtat të drejta.
Rasti i ministres Kushi u cilësua si një “precedent i qartë dhe i lexueshëm” që dëshmon për standardin e dyfishtë të mazhorancës.
Luçiano Boçi:
"Ju përmendët fjalën konsensus, zoti kryetar. Dhe shumë veta këtu që kanë përvojë politike e dinë shumë mirë ç'është konsensusi. Nuk është unë ta hodha dhe ti ma hodhe. Ti ma solle dhe unë s'ta solla.
Është marrëveshje politike. Dhe në bazë të kësaj marrëveshje, konsensus politik, avokatin e popullit e propozon opozita, e propozon Partia Demokratike. Kështu ka ndodhur dhe kështu është fjala konsensus.
Pse e shtrembëroni? Por, meqënëse ju kapeni pas atij propozimi nga deputetët e Partisë Demokratike. Ju, jua paraqiti saktë zoti Bylykbashi, neni 72, ku të gjithë deputetët kanë të drejtë të tërheqin firmat e tyre derisa nuk ka kaluar në seancë plenare.
E doni precedentin? Po. Para dy ditësh, në mbledhjen e Komisionit të Arsimit, ishte depozituar në rendin e ditës, në dokumentat parlamentare, kërkesa e zonjës Kushi për ndryshime në ligjin mbi të drejtat e autorit.
Me të drejtën e saj si deputete, zonja Kushi e ka tërhequr nga diskutimi në komision, sepse nuk ka ardhur në seancë. Dhe tërheqja është pranuar.
Megjithëse e miratuar në rendin e ditës, është miratuar nga mua si kryetar i komisionit.
Po pse mo? Ne kemi dy palë deputetë? Deputetë që kanë të drejta sipas rregullores dhe janë në krahun këtu, dhe deputetë që nuk kanë të drejta sipas rregullores që janë në krahun këtu? Doni precedent ju?
Ja ky është precedenti. I qartë dhe i lexueshëm. Kështu që mos bëni lojra, mos u paraqitni sikur këtu na e hodhët, paske dalë ju të mençur.
Qartazi ju po shqyrtoni një proces me kandidatë që nuk kanë firma, sepse deputetët e Partisë Demokratike ta kanë depozituar dhe është, jo vetëm e drejta jote, është detyra jote të interpretosh rregulloren. Se sa herë do të dalësh nga situata të vështira thua, jam unë që e interpretoj rregulloren. Interpretoje pra! Janë tërhequr."
Gjatë ceremonisë së 30-vjetorit të Prokurimeve Publike, mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se rezultatet e arritura...
Seanca plenare e Kuvendit është përfshirë nga debate. Në fjalën e saj, deputetja e PD Jozefina Topalli, e ka nisur debati...
Partia Demokratika ka kërkuar sot në seancën plenare, që mazhoraanca të njohë tërheqjen e mbështetjeve të PD p&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot në seancën plenare arsyen e pse demokratët u tërhoqën nga zgjedhja e Avokat...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar tërheqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për zgjedhjen e Avokatit ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ngre alarmin për projektligjin e “paqes fiskale”, të cilin e konsideron një rrezik serioz për tr...
Partia Demokratike e Shqipërisë shënon sot 35-vjetorin e themelimit, një ngjarje që kreu i partisë, Sali Berisha, e cilëson...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar sot me një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar rolin historik dhe aktual të ...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion” foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë...
Tentativë baltosje të sponsorizuar i ka cilësuar nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Belind Këlliçi, mesazhet ...