Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka hedhur akuza duke e cilësuar qeverinë si tolerante ndaj spekulimit dhe ka pohuar se rritja e çmimeve po përdoret për të shpërqendruar vëmendjen nga krizat e tjera që kanë përfshirë mazhorancën. Ndërkohë që çmimi i naftës në vendet fqinje dhe në Bashkimin Europian lëviz rreth vlerës 1.8 euro për litër, në Shqipëri ai ka arritur në 2.4 euro.
Boçi theksoi se kjo rritje “galopante” nuk është një fenomen i izoluar. Ajo shkakton një reaksion zinxhir, duke rritur koston e transportit dhe rrjedhimisht të të gjitha produkteve të tjera thelbësore, nga ushqimet te shërbimet. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të çdo qytetari, përfshirë edhe ata që nuk zotërojnë një automjet. Opozita kritikon ashpër mosveprimin e qeverisë, duke e krahasuar me masat e menjëhershme të marra nga vende si Greqia, Italia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kanë zbatuar paketa mbështetëse për të lehtësuar barrën mbi qytetarët e tyre.
Boçi: Mos harrojmë këtu atë deklaratën e famshme të ministrit të infrastrukturës, i cili në vigjilje të rritjes së çmimeve për shkak të luftës, deklaroi që Shqipëria nuk impaktohet nga nafta iraniane, nga pengesa në ngushticën e Hormuzit, por ndërkohë çmimi i naftës rritet në mënyrë galopante, madje diferenca e këtij çmimi në raport me vendet e rajonit është shumë e madhe, por jo vetëm me vendet e rajonit, edhe me vendet e tjera të BE-së. Në qoftë se në ato vende shkon deri në 1.8 euro, tani në Shqipëri është 2.4 euro, në qoftë se e marrim me kursin e këmbimit që ka leku me euron.
Dhe patjetër që duke qenë se nafta është produkti bazë i transportit dhe i shumë elementëve të tjerë, impakton dhe rritjen e çmimeve në të gjitha produktet. Dhe këtu ndërhyrja qeveritare është e domosdoshme sepse ajo i ka të gjitha mekanizmat që të lehtësojë një barrë të caktuar fiskale ndaj këtij produkti, me qëllim që jo vetëm çmimi i naftës, por edhe produktet e tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të çdo shqiptari, dhe të atij që nuk ka makinë, të jenë në ato nivele që të jenë të përballueshme. Pasi sot një pjesë e madhe duket që duhet të dizbursojnë shumë para për t'u ushqyer, për të siguruar transportin apo për të kryer ato shërbime dhe domosdoshmëri që qytetari i ka përgjatë ditës së tij. A ka gatishmëri?
Rama është mësuar të bëjë propagandën, ndërton një bord, pretendon ulje akcize, pretendon kontroll tregu dhe në fakt nuk bën asgjë nga këto. Vëmendja e tij, normal, është tek pozicioni i tij, është tek vështirësia që ai ka në raport me drejtësinë dhe patjetër që kërkon njëkohësisht edhe me iniciativa gjoja ligjore të largojë vëmendjen, qoftë nga kriza ekonomike që ka trokitur tashmë në Shqipëri, shfaqur në shumë dimensione, qoftë edhe nga kriza korruptive, ta themi si një term i ri, në të cilin gjendet ai vetë dhe nga e cila qartazi duket që nuk do ketë shpëtim, thjesht zgjat kohën e tij derisa dhe ai të paraqitet vetë sikurse Balluku dhe të tjerët para dyerve të SPAK-ut për të gjitha ato afera korruptive ku dora e tij është dora kryesore dhe ku ai është i zhytur kokë e këmbë.
Konsideroj këtu sidomos AKSHI-n, plus aferat e inceneratorëve apo të koncesioneve apo të rrugëve që tashmë kanë plasur dhe opinioni publik është shumë i qartë për këtë, por jo vetëm opinioni publik, por edhe faktori ndërkombëtar, i cili në një lloj ngërçi, por sido që të jetë, ka shprehur qartazi qëndrimet e tij me dritë-hije në disa raste, por ka një zhvillim shumë të madh në raport me mënyrën si e shohin sot Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare. Dihet që Shqipëria tashmë ka ngecur në negociatat e saj, faji nuk është i shqiptarëve dhe faji kryesor është i Edi Ramës, sjelljes së tij me drejtësinë, por edhe me korrupsionin tek anëtarët e qeverisë, por dhe tek vetja e tij.
Unë besoj këtu që ka një pranueshmëri të spekulimit në tregun e karburanteve. Përderisa dhe vetë kryeministri e shpreh që evazioni qenka i jashtëzakonshëm, u desh kjo ditë që ky ta deklarojë, që nuk e paska ditur deri më tani. Ndërsa masat e tij janë fare të thjeshta, fare të zakonshme, ndërkohë që do duhej një ndërhyrje e jashtëzakonshme. Ne shpesh e kemi tërhequr këtë vëmendje sepse sasia e deklaruar e naftës në Shqipëri mbetet pothuajse e njëjtë ndër vite, ndërkohë që numri i makinave dihet shumë mirë, shtohet vit pas viti me një ritëm të lartë.
Dhe shqiptarët disponojnë jo më nga një makinë, por nga dy makina, por sasia e naftës dhe e karburanteve për çudi mbetet e njëjta.
Kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos lidhu...
Përmes një kërkese Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i ka kërkuar Grupeve Parlamentare që që brenda datës 3 prill 20...
“Merret Balla me mungesat”, tha Rama kur u pyet në konferencë nga gazetarët për arsyen e mungesës së ...
Pas shpalljes me votë të Belinda Ballukut si e paprekshme në Kuvend, në skenë del një tjetër zhvillim që pritet të ...
Kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi se shumë shpejt do të bëhet e ditur data dhe ora e protestës së radhës. Berisha theksoi...
Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s. Në një konferencë për mediat nga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi rritjen e çmimit të karburantit në vend. Në një dalje për mediat Be...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh falënderimi për ndjekësit në rrjete sociale me r...
Nga mediat janë mësuar detaje të reja nga takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat. Mësohet se në mbledhje u diskutua mbi proces...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçvi, në një postim në rrjetet sociale, deklaroi se Shqipëria nuk është...