POLITIKE

Bozdo: Fjalimi i Ballukut në parlament, akt arrogance, një sfidë ndaj opinionit publik, që tejkalon çdo normë

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 11:09

Bozdo: Fjalimi i Ballukut në parlament, akt arrogance, një sfidë

Çështja e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, ka dominuar debatin publik, duke ngritur pyetje thelbësore mbi përgjegjësinë morale dhe politike në Shqipëri. Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo i ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri tv, e cilësoi praninë dhe fjalimin e saj në parlament si një akt arrogance dhe një sfidë ndaj opinionit publik, që tejkalon çdo normë.

Bozdo argumentoi se përtej prezumimit të pafajësisë, një zyrtar i lartë nën hetim për akuza të rënda korrupsioni ka një detyrim moral të tërhiqet nga posti për të mos ndikuar në procesin hetimor.

"Për sa kohë unë jam i pandehur për diçka dhe kam një pozicion kyç ku mund të ndikoj mbi ngjarjet, mbi dëshmitarët, mbi rrjedhën e hetimeve, sigurisht që jo vetëm nuk dal t'i imponohem shqiptarëve, por aq më pak të flas për projektbuxhetin," u shpreh ai.

Kjo sjellje, sipas tij, induktohet nga vetë kryeministri, i cili ka krijuar një standard të ri ku përgjegjësia politike injorohet.

Enno Bozdo: Sigurisht që kjo ka ofruar zgjidhjen për tunelin e Llogarasë. Këtë nuk e di, këtë nuk e them dot. Por jam shumë i sigurtë që ajo që, ajo ka bërë për tunelin e Llogarasë, domethënë avullimi i 50 milionë eurove, vjedhja ëh? Nuk mund të ndodhë dot pa porosinë personale të kryeministrit.

Flavio Qarri: Mua më duket pak, ndoshta po bëjmë një lapsus monetar kur përmendim shifrën 50 milionë euro që në vetvete është e llahtarshme se është hera e parë që shohim një...

Enno Bozdo: Po, ka dhe më shumë se 50 milionë euro.

Flavio Qarri: Që shohim një shifër të iki, top ashtu.

Enno Bozdo: Edhe 25 milionë euro një urë e cila duhet të ishte atje dhe nuk është.

Flavio Qarri: Pse po hekurat e...

Enno Bozdo: Dhe është dhe 15 milionë euro, cilësia e tjera e tjera dhe mund të shkojë në 90 milionë euro. Por le ta themi të paktën për 50 milionë euro ne e dimë sepse nga 140 vajti 190 milionë euro brenda pesë muajve, katër muajve, nuk e di sa sa ka zgjatur anulimi dhe rishpallja e fituesit të tenderit. E pra, kjo është diçka që ne e dimë. Po ç'rëndësi ka? 5 milionë euro, 500.000 euro, 50 euro, a është, a është vepër?

Flavio Qarri: Po ka njerëz në burg për 50 euro.

Enno Bozdo: Si njerëz për 50 euro në burg ka? Për 13, për 13.000 lekë të vjetra që nuk paguhej, se i kemi harruar këto gjëra. Në 2014-ën dhe 15-ën një zotëri, një i ndjerë, nuk ja mbaj mend emrin, por e di që kishte 13.000 lekë të vjetra, janë ndërprenë, e kapën e futën në qeli. 13.000 lekë të vjetra. Ishte me ndihmë ekonomike, s'kishte mundësi. Janë ndërprenë. E futën në qeli dhe vari veten. Tani çfarë jemi duke folur këtu? Për çfarë jemi duke folur? 5 euro, ka rëndësi, ajo është hajdutëri, është hajdutëri e pastër. Dhe është arrogancë. Me idenë që ne mund të bëjmë gjithçka dhe askush nuk na kap.

Flavio Qarri: Ju keni çfarë i bëni arrogancës?

Enno Bozdo: Unë nuk mund të edukoj njerëzit dhe nuk nuk jam unë këtu përgjegjës për t'i bërë ata nga arrogant, jo arrogant.

Flavio Qarri: Një lloj shpagimi për publikun.

Enno Bozdo: Ajo, ajo që mund të bëj është...

Flavio Qarri: Se këtë po e kërkojnë nga opozita njerëzit.

Enno Bozdo: Çfarë?

Flavio Qarri: Që të ketë një lloj shpagimi për këtë lloj arrogance brutale barbare.

Enno Bozdo: Kam përshtypjen që opozitës po i kërkojnë shumë gjëra dhe me të drejtë. Po i kërkojnë shumë gjëra. Pse i kërkojnë shumë gjëra? Sepse ngado që të rrotullohesh, sido që ta shohësh çështjen e Shqipërisë, se Partia Demokratike është instrumenti i vetëm shoqëror dhe politik për të ndryshuar Shqipërinë. Këtu nuk ka pikën e dyshimit. Dhe njerëzit kanë pritshmëri shumë të lartë. Por njerëzit kur kanë pritshmëri shumë të lartë duhet të jenë mjaftueshmërisht racional për të kuptuar çfarë ka ngjarë me Partinë Demokratike veçanërisht në vitet e fundit, në çfarë goditjesh ka qenë ajo dhe nuk është vetëm t'i kërkosh Partisë Demokratike. Po çështja është çfarë bën ti edhe për Partinë Demokratike dhe për rotacionin.

Flavio Qarri: Qasje Kenediane kjo.

Enno Bozdo: Po nuk është Kenediane, domethënë, ai e ka përmbledhur, Kennedy e ka përmbledhur shumë bukur, por ajo përsëri duket si një slogan. Tani të të them diçka, ëh, nëse unë bëj një protestë për problemet e tua, ti mund të mos jesh dakord me Partinë Demokratike, s'pëlqen Enno Bozdo. Domethënë, është në rregull. Por ti dil aty në protestë. Sepse problemi është Rama, nuk është Partia Demokratike. Dhe kur të vijnë zgjedhjet mund të votosh pastaj për kë të duash. Po mjafton mos të votosh për qeverinë. Dhe kjo është personale e njeriut. Unë kam parë njerëz, edhe në protestën e fundit. Ju thatë kishte pak njerëz. Si pak njerëz? Atje kishte të paktën 2000 veta në shesh. Pa asnjë lloj sforcimi të mbledhjes së strukturave dhe ku di unë se çfarë. Dhe u tha që është foltore, as protestë kjo dhe nuk u angazhuan strukturat edhe e të tjerë. Por 2000 veta, 2000 veta nuk janë pak? Dhe të mendosh që ajo ka për të qenë një protestë deri në dorëheqjen e Belinda Ballukut. Ne nuk ndalemi në atë pikë.

Flavio Qarri: Ju mjafton dorëheqja e Belinda Ballukut?

Enno Bozdo: Shiko, për të kapur mbretin duhet të hash mbretëreshën./Syri

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 19 Nëntor19:40

Mjerimi i suksesit të Belindës!

Nga Irena Beqiraj Teksa dëgjova disa sekuenca nga recitimi i zv/Kryeministres në Kuvend , dallova tragjedinë e veçantë edhe të ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan