Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Maliq, dhe plagosja e tjetrit. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se buxheti i vitit 2026 që pritet të miratohet në parlament nuk është buxhet për qytetarët, por instrument i pushtetit për të mbajtur fasadën e një vendi.
Ai i bëri thirrje SPAK dhe institucioneve të drejtësisë që të hetohet çdo tender dhe çdo projekt i buxhetit, që sipas tij ka varfëruar qytetarët dhe i ka detyruar atë të emigrojnë.
Fjala e plotë
Të dashur qytetarë të Lezhës, të Mirditës dhe të Kurbinit
Sot nuk po flas vetëm për një projekt-buxhet. Po flas për pasojat e tij. Po flas për realitetin që ndodh sa herë kjo qeveri miraton një buxhet që nuk sheh qytetarin, por sheh propagandën; nuk sheh nevojat, por klientelën; nuk sheh zhvillimin, por fasadën.
Buxheti nuk është letër. Buxheti është drita ose errësira e qytetarëve. Është mirëqenie ose mjerim. Është shpresë ose braktisje. Dhe ne, qytetarët e Veriut, po e paguajmë përditë koston e një buxheti të padrejtë, të pabarabartë dhe të keqmenaxhuar.
Dje, vetëm një shi i fortë mjaftoi që Mamurrasi, Zejmeni dhe Pllana të përmbyteshin. Familje të tëra pësuan dëme kolosale, dyqane e shtëpi u mbushën me ujë, makina u dëmtuan, bizneset u shkatërruan brenda pak minutave. A është normale që në vitin 2025 një qytet si Mamurrasi të përmbytet me një rrebesh mesatar? A është normale që Zejmeni dhe Pllana të kthehen në liqen sa herë bie shi?
Jo. Kjo nuk është natyrë. Kjo është keqmenaxhim, është mungesë investimesh, është dështim buxhetor. Kjo është prova e gjallë se qeveria nuk ka menduar asnjë ditë për sistemin e drenazhit, për hidrovoret, për kanalet vaditëse, për mirëmbajtjen e tyre. Paratë janë derdhur në tendera të fryrë dhe në projekte që nuk i ka parë njeri, ndërsa qytetarët mbyten në ujë sa herë bie shi.
Në Zejmen, ku pak vite më parë u shpenzuan qindra mijëra euro për investime në rrjet, sot përsëri errësirë, përsëri përmbytje, përsëri dëme. Ku shkuan ato para? Kush i mori? Kush mban përgjegjësi? Kjo qeveri nuk jep as përgjigje, as zgjidhje.
Dhe pikërisht prandaj jemi sot këtu: sepse buxheti i vitit 2026 është edhe një herë deklaratë braktisjeje për Veriun.
Asnjë investim në infrastrukturën që lidh Veriun me Tiranën, me Kosovën, me Malin e Zi.
Asnjë investim serioz në rrjetin energjetik.
Asnjë strategji për turizmin.
Edhe këtë vit, Lezha, Mirdita dhe Kurbini marrin thërrime. Marrin premtime për vitin tjetër, ndërkohë që jetojnë me përmbytje sot. Marrin fjalë, ndërsa rrugët mbeten të amortizuara. Marrin statistika, ndërsa bizneset e tyre shkatërrohen nga dëmet e shkaktuara nga mungesa e investimeve në hidrovore e kanale.
Në Lezhë, vetëm ditët e fundit, mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike për orë të tëra. Në Shënkoll u dogjën pajisje elektrike, në Shëngjin, Balldre, Torovicë e Zadrimë situata është e njëjtë: errësirë, dëme, zero përgjegjësi. Ky është niveli i qeverisjes që po miraton buxhetin sot.
Në bujqësi, fondet e IPARD-it kanë përfunduar tek miqtë e pushtetit. Fermeri i ndershëm nuk ka parë asnjë ndihmë. Në Zadrimë, Balldre, Torovicë, në Bregun e Matës, prodhimet po kalben në fushë. Për këtë buxhet, fermeri nuk ekziston. Ekzistojnë vetëm oligarkët e tenderave.
Në turizëm, Shëngjini dhe Tale përballen me mungesë fuqie punëtore për shkak të emigrimit masiv. Qeveria nuk ka asnjë plan, asnjë politikë, asnjë mbështetje. Sepse buxheti nuk e parashikon atë që është reale — ai financon vetëm propagandën.
Në arsim, shkolla që mbyllen, klasa që bashkohen, fshatra që zbrazën në Mirditë. Por në buxhet nuk ka fonde për të ndalur largimin. Ka fonde vetëm për spote televizive.
Në pensione e ndihmë sociale, sidomos në Mirditë e Kurbin, qindra familje jetojnë në varfëri ekstreme. Buxheti nuk parashikon rritje reale. Prapë thërrime. Prapë braktisje.
Këto ditë ju keni pritur të dëgjoni diçka tjetër nga kjo qeveri. Keni pritur të dëgjoni për rritjen e pagave, për rritjen e pensioneve, për shtimin e ndihmës ekonomike. Keni pritur të dëgjoni për subvencionet, grantet, për mbështetjen reale të bujqësisë, për minimumin jetik që është premtuar prej vitesh e nuk miratohet kurrë. Keni pritur të dëgjoni një fjalë të vetme që lidhet me jetën tuaj të përditshme, me hallin tuaj, me të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Keni dëgjuar vetëm për qindra milionë euro që do të derdhen në tendera, koncesione dhe kontrata klienteliste. Jo për qytetarin, por për klientët. Jo për njerëzit, por për oligarkët. Jo për zhvillim, por për pasurim.
Ju keni pritur të dëgjoni se si do të ulen çmimet e ushqimeve, të energjisë, të karburantit — që me të njëjtat para të mund të blini më shumë, të jetoni më mirë, të mos sakrifikoni çdo muaj. Keni pritur të dëgjoni një plan se si do të rritet fuqia juaj blerëse.
Vetëm për fasada, për mobilje e makina luksi për zyrtarët; për ulje taksash dhe privilegje për një grusht biznesmenësh të pushtetit. Për luks në zyrat e ministrave, ndërsa fermerët falimentojnë. Për kolltuqe të reja, ndërsa shkollat tona boshatisen. Për privilegje të pushtetit, ndërsa Mirdita, Kurbin e Lezha lihen në harresë.
E gjitha kjo ndodh sepse buxheti i këtij vendi nuk është hartuar për qytetarët.
Dhe këtu nis e vërteta që duhet thënë troç:
Ky buxhet nuk është i juaji. Ky buxhet nuk është për ju. Ky buxhet nuk zgjidh asnjë nga problemet që ju prekin përditë. Ky buxhet është instrument i pushtetit për të mbajtur fasadën e një vendi që, sipas tyre, “po ecën përpara”, ndërsa në realitet përmbytet nga një shi, fiket nga një erë dhe braktiset nga qytetarët e tij.
Ndaj unë sot dua të them qartë: nuk ka zhvillim me korrupsion; nuk ka dritë me errësirë; nuk ka të ardhme me padrejtësi.
U bëj thirrje SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë të hetojnë çdo tender, çdo fond, çdo projekt të këtij buxheti që ka prodhuar varfëri, përmbytje, shkatërrim e emigrim.
Veriu meriton buxhet të drejtë, investime reale, rrugë, energji, hidrovore që funksionojnë, shkolla që nuk mbyllen, bujqësi që prodhon e fiton, turizëm që punëson, pensione të ndershme, dhe një qeveri që punon, jo që mashtron.
Dhe dritën që sot qeveria nuk na e jep, do ta sjellim vetë.
Sepse ky vend nuk i përket errësirës.
“Po bëni prokurorinë popullore…”, u tha kryeministri deputetëve të opozitës, të cilët e nisën seanc...
Deputeti i PS, Ermal Elezi tha se ka dy muaj në parlament dhe ka parë se deputetët sillen si në Big Brother për të kapur ''Prime...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shfaq sot në Kuvend me një ton të matur dhe të distancuar nga retorika mbrojtëse apo ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra, dhe paksa të çuditshme, ndaj deklaratës së Sekretares së Brendshme të B...
Belinda Balluku u shfaq sot për herë të parë sot në Kuvend, që pas marrjes si e pandehur nga SPAK, për ''Tunelin e Llogaras...
Një pabarazi e theksuar në shpërndarjen e fondeve publike për vitin 2026 ka ndezur debate, duke sjellë akuza për diskriminim nda...
Në seancën plenare të Kuvendit janë ngritur akuza të rënda lidhur me vlerën reale të amnistisë fiskale, duke sugj...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili nisi punën ditën e djeshme i është adresuar me dy k&e...
Kryeministri Edi Rama dhe zv. kryemistrja Belinda Balluku morën pjesë sot për herë të parë në Kuvend, pas skandalit të...
Kreu i PD Sali Berisha u shpreh para SPAK se; “Thirrja ime për dëshmi është procedurë normale, por u përdor për propaga...