Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë ankesë të premten ndaj vendimit të rregullatorit të energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset e mëdha në vend, duke thënë se do të ngrejë padi në gjykatë, nëse nuk shfuqizohet vendimi brenda 15 ditëve.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha në një konferencë për media në Prishtinë se partia ka dorëzuar kundërshtim administrativ në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Ai tha se ZRRE-ja duhet ta pezullojë “menjëherë zbatimin e këtij vendimi, në të kundërtën pas 15 ditësh PDK-ja do të procedojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku do të kërkohet që sa më parë t’i vihet masë e përkohshme zbatimit të tij”.
Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor, dhe ai nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë.
Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.
Tahiri argumentoi se vendimi i ZRRE-së përbën “një goditje të rëndë ndaj ekonomisë së vendit, duke rrezikuar falimentime masive, rritje të papërballueshme të çmimeve dhe një valë të re inflacioni që godet qytetarët dhe konsumatorët”.
Ky vendim vlen për kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.
“ZRRE ka vepruar pa marrë parasysh reagimet e shoqërisë civile, odave ekonomike dhe organizatave profesionale, dhe pa përmbushur as parakushtet që vetë i kishte përcaktuar për një proces të sigurt dhe të drejtë të liberalizimit të tregut”, tha Tahiri.
Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.
Kjo çështje i nxori në rrugë qindra përfaqësues të bizneseve të enjten, të cilët i bllokuan përkohësisht hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, për çka kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e kritikoi Odën Ekonomike të vendit duke thënë se ajo "nuk ka bërë asgjë" për t’i përgatitur ato për këtë proces.
ZRRE-ja qëndron pas vendimit të saj, duke thënë se ai mund të kundërshtohet vetëm përmes rrugëve ligjore.
Tahiri theksoi se “nuk ka kushte” për një treg të hapur, të drejtë dhe konkurrues.
“Situata bëhet edhe më alarmante për shkak të pozitës dominuese të KESCO-s në treg, ndërkohë që shumica e operatorëve të tjerë të licencuar nuk janë prodhues, por vetëm tregtarë të energjisë, që ofrojnë çmime deri në 280% më të larta”, shtoi Tahiri.
Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni.
Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.
Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja.
Nga ZRRE-ja thonë se nga 1 qershori bizneset që nuk e kanë zgjedhur kompaninë tregtare- automatikisht dalin në këtë furnizues./REL
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se Lulzim Basha nuk vrapoi pas denonci...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se Lulzim Basha nuk vrapoi pas denonci...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat theksoi se PD nuk pengon asnjë kandidat t&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp deklaroi se raporti përfundimtar mbi f...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit u shpreh se votimet në Tiranë u d...
TIRANA-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku paraqiti disa imazhe ...
TIRANA- Kandidatja në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 11 majit në...
SHIJAK- Një situatë e pazakontë ka ndodhur me shtrimin e vijave të bardha për këmbësorët në në bashkinë...
TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 11 majit në ...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i të miturve në një kopsht në Gramsh. Top Channel shkruan se burime pran&...