POLITIKE

‘Brenda mazhorancës ka një çarje’, deputeti i PD: Jo të gjithë socialistët janë dakord me linjën e konfrontimit me SPAK!

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 09:00

‘Brenda mazhorancës ka një çarje’, deputeti i PD:

Protestat e opozitës tanimë kanë kaluar në një fazë të re, duke u shndërruar nga një lëvizje kundër keqqeverisjes dhe mbrojtjes së drejtpërdrejtë të institucioneve të reja të drejtësisë, veçanërisht SPAK.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri Tv, ‘Kafe Shqeto’,  deputeti demokrat Arian Ndoja, tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj po protestojnë kundër një qeverie që jo vetëm ka dalë nga zgjedhje të kontestuara, por që tashmë ka nisur një "sulm" të hapur ndaj sistemit të drejtësisë.

Ai theksoi se reforma në drejtësi, një proces i mbështetur fuqimisht nga partnerët ndërkombëtarë si SHBA dhe BE, kishte arritur të thyente "mitin e pandëshkueshmërisë". Kjo u bë e mundur përmes veprimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka vënë para përgjegjësisë ligjore një sërë zyrtarësh të lartë. Megjithatë, ky sukses duket se është vënë në rrezik.

Pika e kthesës, sipas Ndojës, ishte vendimi i mazhorancës socialiste në Kuvend për të mos miratuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku, duke bllokuar në këtë mënyrë hetimet ndaj saj, akt i cili interpretohet si një ndërhyrje e drejtpërdrejtë politike për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur individë të pushtetshëm.

Për mospjesëmarrjen në votim të deputetëve si Elisa Spiropali, Eduard Shalsi dhe Fatmir Xhafaj, shihet si një distancim nga vendimi i shumicës, për të cilin ligjvënësi demokrat tha se lexohet si një "çarje" e parë brenda mazhorancës dhe një sinjal se jo të gjithë deputetët e saj janë dakord me linjën e konfrontimit me SPAK.

"Në një farë mënyre duhen falënderuar sepse kanë vënë kontributin e tyre për kauzën tonë. Dhe në finale tregojnë që dhe vetë brenda mazhorancës, sado e fortë të jetë ajo, prapëseprapë ka njerëz të cilët kanë gjetur kurajën për të thënë që kjo gjë është e gabuar", deklaroi Ndoja, duke e konsideruar këtë një zhvillim pozitiv për demokracinë.

Reagimi i plotë:

Tani protestat, protestat e Partisë Demokratike kanë qenë të programuara më përpara, janë të shpallur publikisht, është pjesë e aksionit opozitar për largimin e kësaj qeverie, e cila vjen nga zgjedhje të pandershme dhe të paligjshme. Gjatë kësaj kohe që ju keni parë, keni qenë vetë prezent, i keni ndjekur zhvillimet, rezulton që përveç atyre shkaqeve të mëparshme për zgjedhjet që ne kemi ngritur dhe problemeve me keqqeverisjen, kanë ardhur dhe disa aksione të tjera kundrejt disa reformave të cilat janë konsideruar si të suksesshme për sa i përket kësaj mazhorance qeverisëse dhe aksionit politik të paktën 15 ditët e fundit në Shqipëri. Është tentuar që të ndërhyhet tek drejtësia, mbasi drejtësia ishte sektori i cili sipas politikës nuk funksiononte dhe u bë reforma e famshme në drejtësi. Nëpërmjet reformës në drejtësi, i vetmi impakt pozitiv, në këndvështrimin tim edhe si ish-prokuror, ish-magjistrat, ka qenë momenti i cenimit përpara publikut, në sytë e publikut, është thyer miti i pandëshkueshmërisë.

Domethënë, SPAK-u, Prokuroria e Posaçme, arriti që të çojë përpara drejtësisë shumë prej zyrtarëve të lartë të këtij vendi, në sajë të arritjeve të kësaj reforme po themi, por i ndihmuar substancialisht, i mbështetur shumë fort nga aktorët ndërkombëtarë, siç janë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada angleze e të tjera e të tjera, ambasadat e Bashkimit Europian. Pasi dy faktorët më të rëndësishëm që kanë sponsorizuar për këtë reformë në drejtësi kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Në këto kushte, përveç problemeve që kemi me keqqeverisjen, që ne i kemi denoncuar në mënyrë të vazhdueshme, siç janë ligjet e të tjera e të tjera me radhë, për shembull, ligji për sistemin e menaxhuar të mbetjeve, ligji për barazinë gjinore, që prek familjen, pra shtylla kryesore e të tjera e të tjera, shumë ligje të tjera që i kemi denoncuar në mënyrë të vazhdueshme... Për paqen fiskale që është pastrimi i parave, na rezulton që u kalua në sulm tashmë ndaj drejtësisë. Të gjithë efektin e kësaj reforme, sepse për sa i përket shërbimit afër qytetarëve, ju e gjithë jemi tashmë koshientë se ky shërbim i është larguar qytetarët, gjykatat...

Rreth 98% e popullsisë së këtij vendi nuk e merr shërbimin siç duhet. Ndërkohë që gati 2% e ka SPAK-u dhe te SPAK-u është fokusuar gjithë vëmendja e opinionit publik për shkak të ndjeshmërisë që kanë abuzimet e qeverisë. Atëherë dhe ky mit u thye. Dhe si u thye ky? Ju e keni parë vetë me votat e mazhorancës, të cilat nuk pranuan heqjen e imunitetit për zonjën Balluku dhe dorëzimin e saj autoritetit përkatës siç është SPAK-u ose Prokuroria e Posaçme. Me këtë rast gjej rastin t'i falenderoj dy nga kolegët e parlamentit pjesërisht legjitim, të cilët janë pjesë e mazhorancës, dikush nuk mori pjesë. Më duket se ka qenë Shalsi me Elisa Spiropalin, ndërkohë që Xhafa s'ka marrë pjesë fare, mos gabofsha. Pra, në një farë mënyre duhen falenderuar sepse kanë vënë kontributin e tyre për sa i përket kauzës tonë. Dhe në finale tregojnë që dhe vetë brenda mazhorancës, sado e fortë të jetë ajo, sado e fortë të jetë me klonimin që i bëjnë ato njëri-tjetrit, që i thotë kryeministri, prapëseprapë ka njerëz të cilët kanë gjetur kurajën për të thënë që kjo gjë është e gabuar. E kanë thënë dhe në heshtje, nuk e kanë thënë me vullnet të shprehur, janë dhe dy persona të tjerë të cilët mund t'i falenderojmë në sensin e kontributit që ata japin për zhvillimin e demokracisë në vend. Njëri ka qenë ish-ministër dhe tjetri ish-ministër. Po njëri i përket një periudhe që nga koha e zotit Nano, dhe tjetri ka qenë pjesë e qeverisjes së kësaj mazhorance, është më i ri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?