POLITIKE

Bushati: Qeveria Rama pengon integrimin e vendit në BE, ka arritur shkallën më të lartë të korrupsionit

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Maj 2026, 20:53
Bushati: Qeveria Rama pengon integrimin e vendit në BE, ka arritur

Pas propagandës së suksesit dhe entuziazmit diplomatik, raporti "Ibar" ka nxjerrë në pah një tablo shqetësuese të problemeve strukturore që mbajnë peng rrugëtimin europian të vendit. Shqipëria, një shtet me zgjedhje të pabarabarta, të manipuluara nga sistemi i patronazhistëve dhe me një nivel alarmant të abuzimit me pushtetin.

Për herë të parë në historinë e raporteve 30-vjeçare të BE-së, korrupsioni në vend nuk trajtohet thjesht si "shqetësim serioz", por është etiketuar si një "shqetësim thelbësor". Kjo dëshmon se situata është rënduar më tej nga çështjet si imuniteti i Belinda Ballukut dhe sulmet ndaj pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, analizon Andi Bushati në një intervistë mbrëmjen e sotme për Syri TV, me gazetare Armela Ferko.

“Në fakt është pak sport i vështirë të pretendosh të thuash të vërtetën sepse këtu situata ka qenë shumë e polarizuar.

Nga njëra anë, Rama i ka rënë burive: vështirësitë kaluan, Shqipëria u zhbllokua, ne tani fillojmë me mbylljen e kapitujve të negociatave. Pra, një festë e madhe. Nga ana tjetër, gjithë kritikët dhe kundërshtarët e kryeministrit janë ndalur vetëm tek ajo që the ti, te vërejtjet e mëdha të raportit Ibar. Situata është pak më në mes, në kuptimin që, po, Shqipëria i ka kaluar të gjitha barrierat e kësaj etape dhe në këtë kuptim Rama ka arritur një lloj suksesi, ndoshta gjënë më të rëndësishme që ka arritur dy-tre vitet e fundit. Nga ana tjetër, gjithçka që mund të quhet sukses, prishet po të lexosh pastaj detajet e raportit Ibar që nxjerrin situatën e vërtetë të Shqipërisë. Pra aty Shqipëria del si një vend që nuk bën zgjedhje të lira sepse nuk ofron kushte të barabarta loje.

Shqipëria del si një vend që i manipulon zgjedhjet përmes patronazhistëve. Shqipëria del si një vend ku korrupsioni quhet si shqetësim thelbësor. Shqipërisë nuk i është ndarë problemi i korrupsionit në 30 vjet. Por në qoftë se ne shohim raportet e Bashkimit Europian në këto tre dekada, gjithmonë thuhet jemi të shqetësuar për korrupsionin, korrupsioni është shqetësim serioz e të tjerë e të tjerë. Po ta shikosh është hera e parë që togfjalëshi është 'shqetësim thelbësor' vihet në një raport të Bashkimit Europian. Pra çfarë tregon kjo? Kjo tregon që sot qeveria e Rama ka arritur shkallën më të lartë të mundshme të korrupsionit. Shto këtu çështjen Balluku, shto këtu sulmet ndaj drejtësisë së pavarur, raporti e bën blozë.

Dhe prandaj unë kur them kjo mund të ishte dita më e lumtur e Ramës i cili ka pak suksese këto vitet e fundit, por edhe këtë ia prishën ata dy ambasadorë që kujtuan një për një të gjitha këto defekte që unë sapo përmenda.
Fakti që procesi i miratimit të raportit për Shqipërinë zgjati rreth tre muaj, ndërkohë që për Malin e Zi u përmbyll brenda dy javësh, tregon qartë rezervat e mëdha të vendeve perëndimore. Në këtë analizë Bushati vë në dukje se problemi që pengon integrimin nuk gjendet në BE e nuk gjendet brenda popullit shqiptar por tek qeveria Rama.

Këtu problemi që pengon integrimin nuk gjendet në BE e nuk gjendet brenda popullit shqiptar. Gjendet vetëm te një pakicë që na drejton dhe na udhëheq, që është qeveria dhe Rama”

Krahasojmë raportin Ibar për Malin e Zi dhe raportin Ibar për Shqipërinë. Mali i Zi e ka provuar, e ka miratuar raportin Ibar në qershor të vitit 2024. Dhe e dini sa kohë i ka dashur? Dy javë. Ne na u deshën tre muaj. Po po të lexosh raportin, raporti nuk ka kurrë gjuhën e ashpër që përdoret ndaj Shqipërisë. Atëherë pyetja është: ore mos janë të çmendur këta europianët që edhe na mundësuan të bëjmë një hap përpara, por edhe na numëruan gjithë këto zezona? Unë mendoj që është gjetur një zgjidhje, kompromisi i një zgjidhjeje të ndërmjetme për arsye gjeopolitike, për mos e trajtuar rastin e Shqipërisë si një dele të zezë, për t'i thënë të gjithë vendeve nga Moldavia, te Ukraina, te Serbia, te Maqedonia që s'ka më zgjerim.

Pra për këtë arsye gjeopolitike ata në një farë mënyre na kanë falur. Nuk i kanë fshirë, nuk i kanë anuluar kushtet, por thjesht i kanë eksportuar. Nga koha kur bllokohej raporti Ibar, në kohën kur do negociohet në grup-kapitujt dhe sidomos në grup-kapitujt 23-24 janë ato më duket, ku flitet për shtetin e së drejtës, për demokracinë, për mediat, për drejtësinë e të tjerë e të tjerë. Pra pavarësisht se këtu qeveria po bërtet fitore, një hap i madh drejt integrimit e të tjerë e të tjerë, qeveria nuk i ka përmbushur kushtet. Thjesht i është dhënë mundësia t'i transferojë ato si një njeri që ngelet në vjeshtë, por e ka mundësinë ta marrë provimin në ngushtë dhe i është dhënë kjo mundësi."
Për Bushatin filtri i vërtetë mbeten vendet anëtare, të cilat nuk hezitojnë të theksojnë problematikat e thella të pronave, drejtësisë.

“Për mua personalisht nuk ka asnjë problem që kryeministri i vendit tim puthet me një ish-agjente të UDB-së të çertifikuar me letra që ka punuar për UDB-në. Ky nuk është problem as i kryeministrit tonë, as i shqiptarëve sepse kjo është një çështje e Bashkimit Europian, e Sllovenisë prej nga ka Marta Kos atë prejardhjen.   Por, fakti i atij përqafimi që në mënyrë paradoksale mua më kujton një tjetër përqafim të shëmtuar që është i ngulitur në mendjet e shqiptarëve, atë mes Donald Lu-së dhe Vlahutinit kur bënë këtë paçavuren e reformës në drejtësi që kemi sot. Por, thënë të gjitha këto që përdoren për propagandë, në fund të fundit ne duhet të kuptojmë një gjë: që Komisioni Europian dhe komisionerja e ka për detyrë, paguhet që Shqipëria të ketë sukses.

Pra, nuk mund të jesh një komisioner zgjerimi dhe mos bësh asnjë punë për zgjerimin se ndryshe të suprimohet vendi i punës. Por nga ana tjetër, dhe këtu ka qenë dhe kontradikta që ne pamë me procesin e Ibarit, pra, ajo që thotë komisioni, që thotë Shqipëria jemi okej i ka përmbushur detyrat, kalon nëpër filtrin e vendeve anëtare. Pra Gjermania thotë drejtësinë, Holanda thotë Ballukun, Greqia thotë minoritetet, Polonia thotë shtet të drejtën e pronës. Pra fakti që herë pas here Marta Kos lëshon një puthje dhe një fjalë të mirë nuk duhet marrë seriozisht sepse kjo është detyra e saj. Por që ti të plotësosh në 360 gradë përparimin në rrugën e integrimit, duhet që ajo që thotë Marta Kos, ajo që thotë Komisioni Europian, të çertifikohet dhe nga vendet anëtare. Dhe prandaj u duk një paradoks dhe po e patë juve dhe ministri i jashtëm dhe kryeministri e luanin: a, ne i kemi plotësuar detyrat se ne komisioni na ka thënë jeni okej. Po komisioni ka atë detyrë, dhe kur komisioni e tejkalonte kompetencën e tij, ishin vendet anëtare që e ftohnin dhe e vononin Shqipërinë. Dhe prandaj Mali i Zi e kaloi tak-fak raportin e Ibarit dhe ne na zgjati që nga shkurti e deri pothuajse në qershor" tha Bushati. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan