Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se buxheti nuk ofron asnjë zgjidhje për krizën e ekonomisë, rënien e prodhimit dhe emigrimin masiv.
“Ky nuk është buxheti i pensionistëve, as i sipërmarrjes, as i familjeve shqiptare. Është thjesht një buxhet pa model, pa drejtim, që nuk sjell asnjë shtysë për ekonominë shqiptare,” – deklaroi Tabaku.
Sipas saj, buxheti i vitit 2026 tregon më shumë për dështimet e modelit aktual sesa për ndonjë plan zhvillimi. Deputetja nënvizoi se pavarësisht rritjes së taksave vit pas viti, ekonomia shqiptare vijon të mbetet e brishtë, me të ardhura që nuk kalojnë 28% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe me një nivel të lartë informaliteti.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Tabaku është pesha e koncesioneve, të cilat, sipas saj, marrin një shumë rekord prej 130 milionë euro, “nëntë herë më shumë sesa fondet për indeksimin e pensioneve”. Ajo theksoi se rreth 550 milionë euro nga këto koncesione janë tashmë nën hetim për afera korruptive.
Në analizën e saj, Tabaku vuri në dukje mungesën e mbështetjes për sektorët jetikë si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia:
“Shëndetësia mbetet e lidhur pas koncesioneve me vetëm 2.9% të PBB-së, ndërsa arsimi me 2.3% nuk ka asnjë injektim për kërkim apo zhvillim. Ndërkohë bujqësia, që ka qenë dikur 20% e PBB-së, sot është katandisur në më pak se 6%.”
Në përfundim, Tabaku u shpreh se ky buxhet nuk është për shumicën e qytetarëve, por “një tjetër buxhet i pakicës që pasurohet përmes koncesioneve, ndërsa shumica e shqiptarëve përballen me rritje çmimesh, taksash dhe emigracion.”
Fjala e plotë
Nis sot diskutimi i buxhetit.
Çfarë ofron ky buxhet për qytetarët?
Së pari, ky nuk është as buxheti i pensionistëve, as buxheti i sipërmarrjes, as buxheti i qytetarëve, as buxheti i familjeve shqiptare.
Ky është thjesht një buxhet rutinë, që nuk sjell asnjë model të ri ekonomik dhe asnjë shtysë për një ekonomi shqiptare që është bërë gjithnjë e më e brishtë.
Dua të theksoj disa gjëra kryesore.
Modeli ekonomik shqiptar nuk prodhon më. Shqipëria nuk mund të ketë një ekonomi betoni.
Eksportet janë në rënie, bujqësia është në krizë, ndërkohë që sektorë si ai i fasonëve, që dikur mbanin peshën e eksporteve dhe të punësimit, janë në rënie.
A i jep zgjidhje ky buxhet këtyre dilemave? A sjell ky buxhet shpresë në ekonomi?
A sjell një model të ri ekonomik që Shqipëria e ka kaq shumë të nevojshëm?
Përgjigjja është e qartë: absolutisht jo.
Çfarë ndodh me këtë buxhet?
Së pari, megjithëse taksat janë rritur vit pas viti, buxheti reflekton dy probleme kryesore: ekonominë informale dhe emigrimin e lartë.
Të ardhurat mbeten vetëm 28% e Produktit të Brendshëm Bruto – një nivel që tregon qartë dështimin e modelit aktual.
Së dyti, pjesën më të madhe të buxhetit e marrin përsëri koncesionet – 130 milionë euro, plot nëntë herë më shumë sesa fatura e indeksimit të pensioneve.
E mos harrojmë, rreth 550 milionë euro nga këto koncesione janë aktualisht në hetim për afera korruptive.
Cilët janë sektorët që duhej të ishin prioritetet e këtij buxheti?
Bujqësia, arsimi dhe shëndetësia.
Por në vend të tyre, prioritetet kanë mbetur të njëjtat: klientelizmi, koncesionet dhe shpenzimet pa transparencë.
Sa i përket shëndetësisë dhe arsimit:
Shëndetësia merr vetëm 2.9% të PBB-së dhe mbetet e fokusuar në koncesione, ndërkohë që arsimi merr 2.3% – pa asnjë fond të ri për kërkim, zhvillim apo modernizim.
Flasim për një sistem që nuk nxit arsimin cilësor dhe nuk injekton asnjë mbështetje për shkencën apo inovacionin.
Ndërkohë bujqësia – sektori që më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmë – vijon të penalizohet.
Nga 20% e PBB-së që kishte dikur, sot ka rënë në më pak se 6%.
Asnjë inkurajim, asnjë stimulim, asnjë shtysë për fermerët shqiptarë.
E njëjta skemë, e njëjta mënyrë, të njëjtat metoda, që e mbajnë bujqësinë si një nga sektorët më të lënë pas dore në vend.
Në përfundim:
Ky nuk është buxheti i shqiptarëve.
Nuk është as buxheti i sipërmarrjeve, as i familjeve shqiptare.
Është vazhdim i një politike të njëjtë, që për 20 vite ka prodhuar vetëm pabarazi dhe ka pasuruar pakicën në kurriz të shumicës.
Është një buxhet që nuk sjell zhvillim, por vetëm vazhdim të një cikli të dështuar ekonomik.
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku po mban një konferencë për shtyp me kreun e qeverisë Edi Rama. Ndërkohë që...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke përgëzuar kandidatët fitues të Part...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi reagoi këtë të hënë ndaj sulmeve të vazhdueshme të tv Top Channel ndaj a...
Përfundon procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë, ku ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lo...
Procesi i numërimit në Bashkinë e Matit është drejt përfundimit, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore ...
Gramos Sako do të jetë zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Tepelenës, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 n...
Numërohen 231 kutitë në Bashkinë e Vlorës ku nga rezultatet fiton kandidatja e PS, Brunilda Mersini me 78.4 të votave. Brunilda...
Ervin Llazar Ceca është zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Beratit, pas përfundimit të numërimit të të gjitha...
Juristi Kres hnik Spahiu e quajti një shuplakë ndaj establishmentit pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në votimet e...
Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Int...